• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana s’ka vende as për varre, vazhdon saga e prenotimit të “vdekjes”

22:49 : 20/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi vjehrri i tij 82-vjeçar, që jeton jashtë ka kërkuar, të rezervojë banesën e fundit.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

“Unë kam një shqetësim disi të veçantë. Vjehrri im jeton jashtë shtetit dhe ka shprehur dëshirën që të prehet në varrezat e qytetit pasi të ndërrojë jetë. Vjehrri im është 82 vjeç, për këtë kemi hapur ligjet dhe kemi parë që kjo është e mundur me anë të një kontrate me Agjenci të Shërbimeve Funerale. Për këtë erdhëm, jemi interesuar dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje, iu drejtuam ju që të na jepni një zgjidhje,” ka treguar denoncuesi.

I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë. Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia.

Qytetari – Doja të blija një varr me kontratë për nënën!

Lexo edhe:

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Punonjësja – Po mirë atë ditë, që do të ndodhi vakia!

Qytetari – Po e dua më përpara!

Punonjësja – Po nuk bëhet më përpara. Agjencia vjen në mëngjes në 7:30 këtu, bën regjistrimin e emrit dhe e cakton shefi dhe bashkia vendin. E kupton? Nuk ke, ça kontrate të bësh ti, që ta blesh!

Qytetari – Bën kontratë me ju moj, nuk e ble!

Punonjësja – Po pra, s’bëhet kontratë me ne fare.

Qytetari – Dua të marrë një varr dhe më thanë, që mund ta marrë me kontratë!

Përgjegjësi – Si të marrësh varr?

Qytetari – Një vend!

Përgjegjësi – Kush…? Si u marka vendi? Kush të tha ty..? Ai, që të tha ty…

Qytetari – Një jurist më tha.

Përgjegjësi – Kush jurist?

Qytetari – Ma dërgoi dhe ligjin.

Përgjegjësi – Cili jurist? Hajde mor burrë, se oficer kam qenë vetë unë 20-vjet. Nuk ka ligj. Këto janë varreza publike!

Qytetari – Me kontratë thoshte.

Përgjegjësi – Si me kontratë?! Ku e kishte? Kishte babën e vet ai drejtor këtu, që e do me kontratë?

Edhe në Tufinë e njëjta situatë. Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Funerale pranojnë, se ligji ekziston, por nuk zbatohet.

Qytetari – Si kalove? Si je?

Përgjegjësi – Hajde! Si je?

Qytetari – Ju jeni përgjegjësi këtu?

Përgjegjësi – Po!

Qytetari – Interesohem për të blerë një varr.

Përgjegjësi – Si me e ble?

Qytetari – Me rregulla shteti, si i ka, si funksionon, për një njeriun tim…

Përgjegjësi – Ah, s’ka!

Qytetari – Si s’ka? S’ka ligj, që mund ta blesh?

Qytetari – Po mor, duhet të ketë!

Përgjegjësi – S’ka ligj shteti për këtë punë, se po të ketë, pse jo.

Qytetari – Në mënyrë të rregullt po vij, nuk po kërkoj kështu…

Përgjegjësi – Ku ta gjej të ishte ashtu, se bija rehat  edhe nga sekserat, nga mashtruesit nga legenat.

“Stop” shkon në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Funerale, ku takuam drejtoreshën e cila thotë se ka vende për varre, ndaj dhe nuk bëhet rezervim.

Qytetari – Erdha të interesohem për të blerë një varr. 

Drejtoresha – Nuk blihet varr! S’lejohet!

Qytetari – Ta bëj me prenotim!

Drejtoresha – S’ka me prenotim. Vende ka, nuk është se ka mungesë për vende, por prenotim nuk lejohet. Shkelje e pastër ligjore.

Qytetari – Atij i kishe thënë ekziston ligji, por nuk e zbatojmë dot.

Drejtoresha – Më ka marrë mua në telefon. I kam thënë, që në ligj është e shkruar, por për efekt të vendeve, që kemi në dispozicion, nuk është luksi, që ne i kemi tokat pambarim, nuk është marrë një vendim nga Bashkia e Tiranës, që të jetë shit-blerja me kontratë e vendit të varrit./tvklan

Etiketa: SharreTiranevarreza

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Keni dhe Gonxhja që po “përmbyt” Ramën

19:03 : 11/07/2026
AKTUALITET

Shpërndante kokainë në kryeqytet, arrestohet 38-vjeçari

13:51 : 10/07/2026
Para

Horoskopi ditor, 21 Shtator 2024

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş