• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do të të bëjmë derman…”/ Vajza ngacmohet seksualisht nga infermieri i urgjencës në Pogradec

21:43 : 17/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht.

E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.

Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

“Mendova që të bëj një denoncim për një infermier Metjan Muço. Nuk ndihesha mirë një ditë. Kisha vështirësi në frymëmarrje. Shkoj në spital me një të afërmen time. Doktori bëri ekzaminimin dhe tha ka nevojë për një elektrokardiogramë. Cakton mjeku një infermier. Unë e di që elektrokardiograma bëhet në krahun e djathtë. Filloi të vendoste elektrodat. Kur po i vendoste tek pjesa e toraksit filloi ngacmimet te pjesa e gjoksit, sa të bukura… shumë fjalë. Më falni se nuk ndihem mirë”, tha denoncuesja.

Lexo edhe:

Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

“Atje kam pësuar një traumë shumë të fortë që nga ajo ditë për Zotin. Unë nuk e denoncova. Thjesht e mbajta në shpirtin tim. As kushërirës nuk munda t’i tregoja të gjithë të vërtetën. Kam një baba e kam të sëmurë, kam një nënë, kam vëlla, kam dhe një të fejuar që po ta marrin vesh ata, jo vetëm këta të katërt, do e bëjnë copa-copa. Prandaj vendosa që të mos bëj zhurmë pasi kam vëlla, kam të fejuar. Nuk di çfarë të them, dridhem në të gjithë anët”, tregon denoncuesja.

Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, çon të infiltruarën e vet në spitalin e Pogradecit.

Infermier qëllon sërish Metjan Muço, i cili sapo merr vesh se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar seksualisht këtë të fundit.

Infermieri Metjan Muça: Tani, ne këtej lart, mbaruam… Tani do fillojmë këtej poshtë.

E infiltruara: Prapë do vej termometër?!

Infermieri Metjan Muça: Ce e vendose njëherë ti qëparë?

E infiltruara: Po ma vendosën njëherë…

Infermieri Metjan Muça: Na, vendose njëherë prej meje…!

E infiltruara: Prapë?!

Infermieri Metjan Muça: Varet, si e ke mbajtur.

E infiltruara: Mirë e vura unë.

Infermieri Metjan Muça: E, nuk e di unë…Do ta shikojmë gjendje tani mos ketë… Unë, kur e pashë atë të verdhin, mos e mbajte shumë kohë në dorë kushedi? Dhe mos i ra?

E infiltruara: Ndoshta!

Infermieri Metjan Muça: Se 36 e gjysmë ishte.

E infiltruara: S’e di! Ajo e solli, e mbajta 5-6 minuta…

Infermieri Metjan Muça: Vere këtë njëherë, ta shikojmë, pastaj, kështu nuk të lemë. Do të të bëjmë derman! Të të bëjmë fil edhe të ikësh, se s’ka kuptim ashtu, që të na vish gjende herë tjetër.

E infiltruara: Ca do bëj? Po të gjithë pacientët me kaq mirësjellje, me kaq dashuri?!

Infermieri Metjan Muça: Me mirësjellje! Ata, që vuajnë nga zemra, me mirësjellje e duan, dhembshuri, dashuri, se vjen tanshi njëçikë i mërzitur njëçikë ashtu…, ëëë e kam mirë, ç’ke? Ke emocione?

… Metjanin e kërkon doktoresha e Urgjencës, ai është duke ngacmuar pacienten…

Doktoresha e Urgjencës, Pogradec: Metjan!

Infermieri Metjan Muça: Erdha doktoresha!

E infiltruara: Aman mos më lër edhe 10 orë të tjera këtu…!

Infermieri Metjan Muça: Jo de, ce 10 orë…,më e shumta deri në 10:00 të darkës jam unë këtu.

E infiltruara: Deri kur?

Infermieri Metjan Muça: Deri në 10:00 të darkës… Eeee edhe ikim pastaj.

E infiltruara: Pastaj ku?

Infermieri Metjan Muça: Ikim bashkë pastaj…

E infiltruara: Ku të ikim pastaj?

Infermieri Metjan Muça: Ku të duash…!

E infiltruara: Unë me pushime jam.

Infermieri Metjan Muça: Edhe unë me pushime! Ku të duash ti!

E infiltruara: Po ti, je në punë?

Infermieri Metjan Muça: Po s’ka gjë, një ditë do e le unë punën…, kështu që rri urtë…!

E infiltruara: Ë..?

Infermieri Metjan Muça: E kam me vërte! Ja të shikoj një çikë andej dhe erdha…!

Infermieri Metjan Muça: Të marrim një analizë, se na i kërkon ai doktori, kardiologu. Ke temperaturë?

E infiltruara: Jo! Njëlloj si herën e kaluar.

Infermieri Metjan Muça: Do të marr një analizë.

E infiltruara: Jo, jo! Nuk bëj gjilpërë unë, absolutisht.

Infermieri Metjan Muça: Jo gjilpërë! Do të marr një analizë, më tha ai doktori i zemrës.

E infiltruara: Jo, jo! E kam tmerr! Nuk pranoj të jap gjak…,të lutem!

Infermieri Metjan Muça: Pe meje, pe meje…

E infiltruara: Tani shtyju një çikë! Unë erdha për t’u vizituar, jo për të gjetur diçka tjetër…

Infermieri Metjan Muça: Për t’u vizituar de, jo dedede gjë tjetër! Ulu tashi..!

E infiltruara: Po mirë, o burrë i dheut, ngele duke…

Infermieri Metjan Muça: Ulu tashi, ulu tashi…!

E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak…

Infermieri Metjan Muça: Do ta mbushim mendjen, me të mirë me të keq! Hajde shtrihu tani!

E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak, seriozisht nuk jap gjak…

E infiltruara e Stop, refuzoi të japë analizat dhe firmosi edhe tek libri i vizitave në prani të doktoreshës.

E infiltruara: Refuzoj të bëj analizat dhe…?

Doktoresha: Mjekimin spitalor!

E infiltruara: Ok!

Infermieri Metjan Muça: Kështu që, të shkuara ti…! Ishalla s’vjen më këtu!

E infiltruara: Ishalla jo…! Ju i trajtokeni shumë mirë pacientët!

Infermieri Metjan Muça: Ja…!/tvklan

Etiketa: duartinfermierngacmimpogradecseksualVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

11:45 : 04/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

13:33 : 03/07/2025
AKTUALITET

Shkaktoi kaos në Tiranë/ Sina kërkohej që nga Janari, bashkë me shokët mbajtën të mbyllur një vajzë

20:16 : 02/07/2025
AKTUALITET

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

12:46 : 01/07/2025
AKTUALITET

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec

12:58 : 29/06/2025
Para

Nato, gjenerali Cavioli në Tiranë për takimin e Kartës së Adriatikut

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com