• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Departamenti për shqiptarët, Kalemaj: Anashkalon Maqedoninë e Veriut dhe shigjeton Kurtin

20:45 : 28/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj ka komentuar nismën e re të qeverisë për të hapur një Departament për shqiptarët në rajon, ku sipas tij nuk është asgjë serioze.

I ftuar në MCN TV, politologu theksoi nisma anashkalon Maqedoninë e Veriut dhe synon të shigjetojë Kurtin, përmes patronazhit për shqiptarët në Preshevë dhe Malin e Zi, ku vitet e fundit ka një rivalitet me Prishtinën.

I pyetur se sa serioz është angazhimi i ri i Shqipërisë në rajon, Kalemaj tha se nuk sheh asgjë serioze. Ndërsa më tej ai shtoi se i ka bërë përshtypje lërja në harresë e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Si mund t’i referohesh Preshevës, apo Malit të Zi, ku janë 2-3-4 për qind shqiptarë, dhe s’i referohesh Maqedonisë së Veriut ku ke një popullsi shtetformuese 33 për qind shqiptarë. Si mund t’i referohesh një shteti sovran, që është Kosova, e mëvetshme. Ku e ke marrë t’i këtë model?! Ky model që fut Kosovën duket më tepër një shigjetim ndaj qeverisë Kurti”, tha ai.

Kalemaj vë në dukje se Kosova është një shtet i mëvetësishëm dhe sovran, dhe nuk ekziston një model i tillë për diasporën.

Lexo edhe:

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

Zullumi këputet kur trashet

“Ne kemi pasur dikur një drejtori për diasporën, pastaj u bë ministri, kemi pasur samite për diasporën, por kjo është pjesë e fasadës, pjesa e përmbajtjes lë shumë vend për diskutim dhe pakënaqësi. Sot që flasim duket se ka një gjysmë drite jeshile për lejimin e votës së diasporës, megjithatë ishte shumë i vonuar dhe u desh rekomandimi i përsëritur  i OSBE/ODIHR, dhe vendimi i Kushtetueses për të shkuar drejt finalizimit të marrëveshjes politike. 1,6 milionë shqiptarë punojnë në diasporë. Largimi i trurit, çfarë politikash kanë ndërmarrë qeveritë, dhe qeveria aktuale për kthimin e tyre. Ka pasur strategji për punëtorë nga Bangladeshi, por ka dështuar. Një arsye ishte që e përdornin Shqipërinë si trampolinë për vendet e BE-së, dhe një arsye tjetër është që rroga mesatare në Bangladesh atje u rrit vendet e fundit. Në momentin që bëhesh i pakonkurrueshëm, nuk arrin dot të tërheqësh punëtorë apo të jesh atraktivë për punonjës nga Bangladeshi, imagjino sa të vështirë e ke për punonjës nga India apo Filipinet, meqë janë edhe vendet kryesore ku po kërkojmë të rekrutojmë punonjës, dhe për këtë arsye është përfolur për hapjen e ambasadave të reja në Indonezi apo gjetkë.  Ndërkohë që ti nuk po frenon ikjen e trurit nga Shqipëria, ndërkohë që s’po frenon rënien e kurbës së euros që penalizon eksportuesit, s’po tërheq investitorë të huaj. Skema e pasaportave të arta dështoi, për shkak se edhe vende të BE, si Malta dhe Bullgaria, u detyruan të hiqnin dorë prej saj si pasojë e presionit nga BE. Kjo është skemë për t’i shitur oligarkëve të vendeve të ndryshme, që synojnë parajsa fiskale, për të parkuar paratë e tyre, dhe mund të synonin edhe Shqipërinë.

Nuk e shoh aspak serioze. Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte që do krijojmë një departament për shqiptarët në rajon. Ajo që më bëri përshtypje është si ka mundësi që harrohet Maqedonia e Veriut, dhe përfshihet Kosova, që është shtet i mëvetshëm dhe sovran. Ka 2 ose 3 lloj diasporash, diaspora e vjetër që ka emigruar para çlirimit, diaspora e pas viteve 90’, dhe kemi një lloj të tretë që janë vendet rreth e rrotull që kanë popullsi shqiptarësh etnikë. Kjo drejtori s’është për diasporën sepse do ishte për shqiptarët kudo, por është për vendet e rajonit. Si mund t’i referohesh Preshevës, apo Malit të Zi, ku janë 2-3-4 për qind shqiptarë, dhe s’i referohesh Maqedonisë së Veriut ku ke një popullsi shtetformuese 33 për qind shqiptarë. Si mund t’i referohesh një shteti sovran, që është Kosova, e mëvetshme. Ku e ke marrë t’i këtë model?! Ky model që fut Kosovën duket më tepër një shigjetim ndaj qeverisë Kurti, apo vazhdim i problematikës që kanë pasur dy liderët në vitet e fundit, dhe nga ana tjetër duket një anahkalimi që i bëhet Maqedonisë së Veriut, dhe një lloj patronizimi që i bëhet Preshevës dhe Malit të Zi, ku ka një lloj rivaliteti me Prishtinën, sepse edhe Prishtina vitet e fundit ka tentuar të fitojë një lloj patronazhi për shqiptarët e rajonit”, tha ia.

Etiketa: ilir kalemajnismaPolitologu Ilir Kalemajshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
Para

Berisha citon raportin e OBE: 1.6 milionë shqiptarë u larguan falë keqqeverisjes së Ramës

TË GJITHA

Plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, dënohet me 21 vite burg autori

13:05 : 21/10/2025

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë

12:44 : 21/10/2025

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Fier

12:36 : 21/10/2025

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

12:33 : 21/10/2025

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com