• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE kritikon Serbinë për “listat e kontrollit”: Mos kufizoni lirinë e individëve!

21:38 : 28/08/2024
në RAJONI

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos kufizojë lirinë e individëve, përfshirë të shtetasve të huaj, teksa ka përsëritur se në bllok nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i BE-së teksa u përgjigj në pyetje lidhur me pranimin e Serbisë se ka lista të shtetasve të huaj, të cilët mund të ndalen dhe të merren në pyetje nga shërbimi sekret për shkak të qëndrimeve të tyre.

Disa ditë më parë, shërbimi sekret i Serbisë (BIA), ndaloi dhe mori në pyetje për disa orë këngëtaren nga Kroacia, Severina Vuçkoviç, të cilën mes të tjerash, sipas deklaratave të bëra nga këngëtarja, e kanë pyetur për qëndrimet rreth gjenocidit në Srebrenicë. Ajo disa herë kishte bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe për këto deklarata ajo ishte kritikuar nga mediat proqeveritare në Serbi.

“Në kontekstin e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE, Komisioni Evropian ndjek nga afër zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të cilat janë elemente kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë. Përderisa është legjitime që Serbia të bëjë kontrolle të sigurisë në kufijtë e saj, është e rëndësishme që kjo të bëhet në përputhje me kornizën ligjore të Serbisë dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se kontrollet në kufi “nuk duhet të rezultojnë me kufizimin e lirive të individëve, përfshirë edhe të shtetasve të huaj”.

Lexo edhe:

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

Për BE-në është posaçërisht problematike kur masat ndaj individëve të caktuar merren duke pasur për bazë qëndrimet e shprehura politike.

“Çfarëdo mase e tillë e përdorur në bazë të qëndrimeve të shprehura politike është problematike dhe është çështje që kufizohet në mënyrë strikte nga neni 10 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thanë nga BE-ja.

Më 27 gusht, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.

Nga BE-ja po ashtu përsëritën se në Evropë nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Qëndrimi ynë për mohimin e gjenocidit është i njohur mirë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizëm apo madhërim të krimeve të luftës, që është në kundërshtim me vlerat kryesore evropiane” , tha zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se kjo çështje do të përfshihet edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian që do të publikohet në vjeshtë.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit, shkruan REL.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Etiketa: BEkontrollkritikaSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025
BOTA

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
BOTA

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

20:18 : 17/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
Para

Familja kërkon ndihmë për ta gjetur, humbet 70-vjeçari në Librazhd

TË GJITHA

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com