• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
në BOTA

Bashkimi Europian po përgatitet të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me një sistem të ri digjital për menaxhimin e kufijve, i cili pritet të hyjë në fuqi gradualisht duke nisur nga e diela, 12 tetor.

Qytetarët australianë dhe të vendeve të tjera jashtë BE-së që udhëtojnë drejt Europës mund të përballen me sistemin e ri të hyrje-daljeve biometrike (Entry/Exit System – EES). Edhe pse në fillim mund të krijohen vonesa, sistemi synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurat në kufi.

Si do të ndryshojë kontrolli kufitar në BE?

Të gjithë qytetarët joevropianë që udhëtojnë drejt zonës Shengen, e cila përfshin 29 shtete, nga të cilat 25 janë pjesë e BE-së dhe katër të tjera si Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Islanda do të regjistrohen përmes sistemit të ri digjital.

Irlanda dhe Qiproja do të vazhdojnë me procedurat manuale të kontrollit të pasaportave. Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e zonës Shengen.

Lexo edhe:

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Në vend të vulave në pasaportë, sistemi EES do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve si fytyrën dhe gjurmët e gishtërinjve si dhe datat e hyrjes dhe daljes.

“Sistemi EES do të zëvendësojë gradualisht vulosjen e pasaportave me një sistem digjital që regjistron automatikisht hyrjen dhe daljen e udhëtarëve, duke përshpejtuar kontrollin kufitar dhe duke ndihmuar punonjësit të jenë më efikasë”, thuhet në faqen zyrtare të BE-së.

Sistemi gjithashtu synon të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt dhe të forcojë sigurinë duke i ofruar autoriteteve kufitare më shumë akses në informacionet e udhëtarëve.

Kur do të nisë zbatimi?

Zbatimi i sistemit nis këtë fundjavë, por do të jetë një proces i përshkallëzuar. Pritet që EES të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.

Kush do të preket nga ndryshimi?

Të gjithë udhëtarët që nuk kanë pasaportë të një vendi të BE-së dhe që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në zonën Shengen do të regjistrohen në sistemin EES. Shërbimi do të jetë falas. Qëndrim afatshkurtër konsiderohet deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, dhe kjo periudhë llogaritet për të gjitha vendet pjesëmarrëse në EES si një e tërë.

Nëse udhëtarët përdorin sistemet elektronike të vetëshërbimit në pikat kufitare ose aplikacionin celular (nëse ofrohet nga vendi pritës), kalimi i kufirit do të jetë më i shpejtë.

Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët?

Pas mbërritjes, udhëtarët duhet të përgjigjen ndaj pyetjeve standarde të kodit kufitar Shengen, çka do të krijojë një profil digjital që ruhet për tre vjet. Brenda kësaj periudhe, për hyrje të mëvonshme, do të përdoren vetëm gjurmët e gishtave ose fotografia.

Faqja zyrtare e qeverisë australiane për udhëtime, Smartraveller, paralajmëron se në fillim mund të ketë radhë më të gjata në kufi: “Procesi i regjistrimit zgjat vetëm disa minuta, por në fillim të zbatimit mund të ketë vonesa.”

Qëndrim më shumë se 90 ditë?

Australia ka marrëveshje për përjashtim nga viza me disa vende të zonës Shengen, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Gjermaninë, Islandën, Luksemburgun, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë. Secili nga këto shtete ka rregulla të veçanta për qëndrime të zgjatura. Prandaj, udhëtarët që planifikojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë duhet të informohen për kushtet specifike të vendit përkatës.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEkufipasaportavulosja

Lajme të lidhura

BOTA

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026
RAJONI

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
BOTA

Britania e Madhe dhe BE-ja njoftojnë sanksione të reja kundër Rusisë!

14:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Sistemi i ri kufitar i BE shkakton probleme në aeroporte” / DW: Vonesa dhe radhë të gjata në kontrolle!

08:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

Ministri i jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve s’është përfundim i negociatave për Shqipërinë!

11:06 : 11/07/2026
Para

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

TË GJITHA

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş