• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erdhi për “mish të njomë” në Durrës, italiani 58-vjeçar, pre e tentativës për grabitje

16:24 : 18/08/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një italian 58-vjeçar, Saverio G., mbërriti në Durrës, në 7 Gusht 2024. Menjëherë ai u vendos në kontakt me një vajzë 17-vjeçare nga qyteti bregdetar, të cilën e kishte njohur në Fierenze. Të dy shoqërohen në lokal dhe duket se gjithçka po shkonte mirë.

Por, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur mjeti i drejtuar nga italiani, në bordin e së cilës ishte edhe e mitura, ndalon diku në zonën e Plazhit, përpara u del një djalë i ri. Ai e kërcënon Saverion me një thikë në dorë dhe tenton t’i marrë çantën.

Në moment ndërhyn edhe vajza, e cila del nga automjeti, ndërsa italiani i jep makinës mbrapsht dhe largohet me shpejtësi.

Ai shkon në Komisariatin e Policisë së Durrësit dhe denoncon dhunën e ushtruar ndaj një djalë i ri, i cili, sipas tij, duhet të jetë Amarildo D., i dashuri apo i fejuari i vajzës së mitur që ai kishte në mjet. Ai pranon se të dy të rinjtë i ka njohur më parë në qytetin e tij, në Firenze.

Lexo edhe:

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

Deklarimet e 58-vjeçarit italian, Saverio G., para Policisë Gjyqësore

Policia e Durrësit e telefon 20-vjeçarin dhe, pasi ai paraqitet në Komisariat, e arreston. Ndërkohë, Gjykata i cakton masë “arresti në shtëpi”, nën dyshimet e vjedhjes me dhunë.

Incidenti, që në momentin e parë u duk rastësor, pra një akt i thjeshtë vjedhjeje, për prokurorinë e Durrësit duket se ka qenë një skemë e organizuar nga 20-vjeçari dhe e dashura e tij. Të paktën kjo lihet të kuptohet në dosjen hetimore dhe në vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Boldnews.al”.

Dy të rinjtë duket se kanë shfrytëzuar dëshirën e 58-vjeçarit italian për “mish të njomë” dhe dyshohet se e kanë futur në kurth për t’i marrë paratë.

Ngjarja

Në 7 Gusht 2024, 58-vjeçari Saverio G., mbërrin në Durrës, me qëllimin e qartë për të takuar 17-vjeçaren B.H. nga Durrësi. Ai merr një automjet me qera, takohet me të miturën dhe të dy shëtisin në lokale të ndryshme.

Mbrëmjen e 8 gushtit, duke udhëtuar me mjet, vajza i sugjeron italianit që të ndalojnë diku në zonën e Plazhit. Sapo mjeti ka ndaluar, para tyre ka dalë një djalë.

Saverio pretendon se ai ka qenë i maskuar dhe ka tentuar t’i grabisë çantën. Gjatë tentativës, djaloshi e ka qëlluar me thikë, duke e gërvishtur në krah. Saverio është larguar me shpejtësi, duke lënë vajzën, e cila kishte zbritur nga mjeti.

Ai paraqitet në komisariatin e Durrësit dhe pretendon se ka qenë pre e një tentative grabitjeje e personi i dyshuar ishte i dashuri i vajzës, me të cilin gjithashtu ishte njohur në Firenze.

Por, një qëndrim tërësisht të ndryshëm kanë dy të rinjtë.

Amarildo D., i cili është paraqitur vetë në Komisariat pasi u njoftua me telefon se ndaj tij kishte një kallëzim.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore ai pranoi se ka dalë para mjetit të drejtuar nga italiani Saverio, ku ndodhej edhe e fejuara e tij, B.H.

I riu deklaron se i ka kërkuar vajzës të zbriste nga mjeti, si edhe i ka kërkuar llogari shtetasit italian se përse shoqërohej me një vajzë të mitur, e cila ishte rreth 40 vitë më e vogël se ai, si edhe për faktin që ajo ishte e fejuara e tij.

Amarildo mohon që të ketë tentuar ta grabisë italianin. Ai thotë se nuk kishte as maskë dhe as thikë dhe se gërvishtja e italianit mund të ketë ndodhur gjatë përplasjes fizike.

Deklarimet e 20-vjeçarit, Amarildo D., sipas dosjes gjyqësore

Ndërsa vajza 17-vjeçare, e pyetur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, deklaron se ishte takuar me Saverion në Durrës, me qëllim për të diskutuar mbi punësimin e saj të mundshëm në bizneset e italianit në Firenze.

Deklarimet e vajzës së mitur, sipas dosjes gjyqësore

Pas këtyre deklarimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Amarildo D., nën dyshimet e kryerjes së veprës penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Durrësit, pasi mori materialet nga Prokuroria, konstatoi se “arresti në flagrancë” i Policisë ishte i paligjshëm, pasi nuk plotësoheshin kushtet dhe kriteret ligjore.

Megjithatë, bazuar në aktet e dorëzuara, gjykata vendosi të caktonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 20-vjeçarin

Etiketa: denoncimidosja hetimoreDurresGrabitjeitalianitalianikurthmish të njomëngjarjapoliciaSeksiVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
Para

“Drejtësi! Stop kriminelëve!"/ Motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com