• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Fluturojnë’ kostot e rrugëve/ Qeveria shton me 260 mln euro faturën për 3 akse

13:10 : 15/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Përmes një vendimi të beftë, qeveria ka miratuar tre ditë më parë një rritje të ndjeshme të kostove për akset kryesore të vendit, të cilat janë në proces ndërtimi apo do të tenderohen së shpejti.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 12 gusht ndryshon Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, e cila ishte miratuar vetëm 5 muaj më parë, në mars të këtij viti

Kapitali publikon dokumentat ekskluzivë që tregojnë se vetëm për tre akse kryesore, kostoja është shtuar me 260 milionë euro krahasuar me vlerën e 5 muajve më parë. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës së vjetër të Ndroqit si dhe bypassin e Elbasanit.

Rritja
Sipas dokumentave, në listën e miratuar në mars të këtij viti, kosto totale për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës ishte caktuar sipas projektit në 205 milionë euro. Por me listën e ndryshuar tre ditë më parë, fatura e kësaj rruge është rritur në 298.8 milionë euro ose 45.4 për qind më shumë.

Rritja është shumë më e rëndë në dy projektet e tjera. Për ndërtimin e rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa në listën e miratuar 5 muaj më parë kostoja totale ishte parashikuar 39.8 milionë euro. Por me listën e miratuar tre ditë më parë fatura që do të paguajnë qytetarët për ndërtimin e kësaj rruge është rritur në 87 milionë euro ose gati 2.2 herë.

Lexo edhe:

160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

Dyfishim ka edhe për faturën e Bypassit të Elbasanit. Ky projekt ishte përcaktuar të kushtonte 120 milionë euro. Por me vendimin e fundit qeveria e ka dyfishuar koston e kësaj vepre në 240 milionë euro.

Vetëm për këto tre projekte, qytetarët shqiptarë do të paguajnë 260 milionë euro më shumë nga sa ishte përcaktuar. Sipas qeverisë, arsyeja se pse është rritur kaq rëndë kostoja lidhet me rritjen e çmimeve të materialeve, pasi projektet e tyre janë bërë vite më parë.

Po kështu në listën e re është futur edhe një projekt i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e listës ekzistuese të projekteve me rëndësi kombëtare. Bëhet fjalë për aksin Elbasan-lekaj, i cili do të kushtojë 360 milionë euro.

Para kostove, fluturuan kokat
Ndryshimi i listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte arsyeja kryesore e ndryshimeve në qeveri pak ditë më parë. Kapitali ka mësuar se ministria e Financave kishte hezituar të pranonte rritjen arbitrare të kostove duke kërkuar që të ribëhej studimi i fizibilitetit për veprat. Kjo pasi rritja e kostove mund t’i nxirrte disa prej projekteve jo fizibël.

Por në vend të ribërjes së studimeve të fizibilitetit, Edi Rama e zgjidhi ndryshe duke ndryshuar ministrin e Financave. Ervin Mete u largua për t’i lënë vendin Petrit Malajt, një ndryshim ky që ka zhbllokuar menjëherë rritjen e kostove. Zoti Malaj nuk ka patur të njëjtat hezitime si paraardhësi i tij dhe e ka firmosur menjëherë listën e re me rritjen e ndjeshme të kostove për këto rrugë.

Por veç ministrit të Financave, një tjetër kokë që fluturoi për shkak të listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte dhe ajo e kreut të SASPAC. Edhe Jona Suli ish drejtoresha e institucionit që koordinon projektet me financim të huaj, ka patur rezerva për rritjen e kostove. Por edhe ky ngërç u zgjidh duke emëruar në vendin e saj Eridana Çanon, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë për Mirëqeverisjen./ Kapitali.al

Etiketa: aksekostoqeveriarrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë

20:58 : 27/07/2026
AKTUALITET

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026
AKTUALITET

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

12:32 : 27/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

11:57 : 27/07/2026
AKTUALITET

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
Para

Reforma e pagave në prag fushate rrit “frikshëm” kostot në buxhet me 26.7 mld lekë

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom