• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë

20:58 : 27/07/2026
në AKTUALITET

Emisioni investigativ Fiks Fare udhëtoi drejt Malësisë së Madhe, pas ankesave të banorëve për gjendjen e segmentit rrugor Tamarë–Vukël, ku, sipas tyre, investimi prej mbi 160 milionë lekësh me TVSH nuk ka garantuar sigurinë e qarkullimit.

Segmenti prej rreth 9 kilometrash, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kishte si synim përmirësimin e aksesit për banorët e zonës. Por vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve, banorët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se përballen çdo ditë me rrezikun e rënies së masiveve shkëmbore dhe rrëshqitjeve të dheut.

Gjatë vëzhgimit të Fiks Fare u konstatuan disa zona ku shkëmbinj të mëdhenj qëndronin të paqëndrueshëm mbi rrugë, ndërsa në të gjithë aksin mungonte sinjalistika paralajmëruese për rrezikun.

Banorët: “Kjo rrugë po na rrezikon jetën”

Banorët tregojnë se problemet nisën pas ndërhyrjeve në rrugë dhe se para rreth dy muajsh një masiv i madh shkëmbor u shemb mbi aks, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Lexo edhe:

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

Sipas tyre, rënia e gurëve është bërë një fenomen i përditshëm, sidomos gjatë dimrit, kur rruga shpesh bëhet e pakalueshme. Ata shprehen se kanë denoncuar vazhdimisht situatën, por përgjegjësia kalon nga një institucion te tjetri.

“Na thanë se do të na bënin një rrugë më të mirë, por sot kemi frikë të kalojmë. Po të kishte qenë një kolonë makinash kur ra ai masiv, pasojat do të ishin të rënda”, shprehet një prej banorëve.

Ata shtojnë se prej rreth një viti nuk kanë parë më punime në terren dhe se mungon çdo masë sigurie për drejtuesit e mjeteve.

Bashkia: Rruga nuk është marrë ende në dorëzim përfundimtar

Pas interesimit të Fiks Fare, Bashkia Malësi e Madhe sqaroi se investimi është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe se bëhet fjalë për një “rrugë të bardhë”, ku kontrata nuk parashikonte shtrim asfalti, por zgjerimin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit dhe sistemimin e skarpatave.

Sipas bashkisë, gjatë inspektimit të fundit janë evidentuar pikërisht problematikat me rënien e gurëve dhe stabilizimin e skarpatave, ndaj objekti nuk është marrë ende në dorëzim përfundimtar.

Zyrtarët theksojnë se kontraktori ka garanci trevjeçare dhe është i detyruar të ndërhyjë për çdo defekt që konstatohet gjatë kësaj periudhe.

FSHZH: Punimet kanë përfunduar dhe janë kolauduar

Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit konfirmoi për Fiks Fare se punimet janë përfunduar dhe janë kolauduar, ndërsa objekti ndodhet në proces dorëzimi të përkohshëm te Bashkia Malësi e Madhe.

Nga ana tjetër, kompania mbikëqyrëse “Infra Konsalting” deklaroi se punimet janë realizuar sipas projektit dhe kontratës, por nuk përjashtoi mundësinë që, pas reshjeve dhe ndryshimeve në terren, disa zona të kenë nevojë për masa shtesë mbrojtëse.

Ndërkohë, kompania zbatuese “Vëllezërit Hysa” u shpreh se ka realizuar të gjitha punimet e parashikuara në kontratë, madje, sipas saj, edhe më shumë nga sa ishte kërkuar.

Megjithatë, pavarësisht përgjigjeve institucionale, realiteti që evidentoi Fiks Fare në terren mbetet shqetësues. Në një aks që lidh disa fshatra të Malësisë së Madhe, banorët vazhdojnë të udhëtojnë çdo ditë nën rrezikun e rënies së gurëve, ndërsa presin që investimi publik të garantojë jo vetëm një rrugë të kalueshme, por mbi të gjitha një rrugë të sigurt./TCH

Etiketa: 160 milionë lekëbanorëinvestimrrugëTamarë–Vukël

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

“23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni

09:45 : 09/07/2026
AKTUALITET

Vrau me thikë vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata lë në burg Muhamet Rreshka

12:17 : 29/06/2026
AKTUALITET

Rrëshqitje dherash pas reshjeve, bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

19:35 : 23/06/2026
BOTA

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

09:40 : 14/06/2026
Para

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

TË GJITHA

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026

Rriten kreditë e këqija te mikrofinancat, raporti arrin mbi 14% në vitin 2025

21:50 : 27/07/2026

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

21:34 : 27/07/2026

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

21:14 : 27/07/2026

160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë

20:58 : 27/07/2026

Protestuesi për blindimin e Parlamentit: U trembën nga vezët tona, sollën mbi 1 mijë efektivë nga rrethet

20:43 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom giriş