• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ç’do bandë ka përfaqësues në polici”/ Deklaratat e Rrumbullakut, Tomorri: Krimi emëron shefat e komisariateve

08:51 : 15/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndaj mediave për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga dhe fshehjen e ngjarjes, gazetari i njohur Klodian Tomorri ka shpërthyer ndaj tij.

Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se Rrumbullaku do të nisë hetim ndaj gazetarëve, ndërkohë që krimi i organizuar po emëron shefat e komisariateve dhe se ç’do bandë në Shqipëri ka përfaqësues në Policinë e Shtetit.

Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama, gazetari shkruan se gjysma e deputeteve të tij, dalin në përgjimet e SKY ECC duke bërë plane si të vrasin njëri-tjetrin, ndërsa ai i bën thirrje mediave të përgjegjshme që të mos lejojnë dezinformimin.

Postimi i Tomorrit:

Drejtori i pergjithshem i policise, te cilit ja emeron krimi i organizuar te gjithe shefat e komisariateve, deklaroi se do te hape hetim ndaj gazetareve per perbaltje te policise.

Lexo edhe:

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

Kryeministri, gjysma e deputeteve te te cilit dalin ne pergjimet e SKY ECC duke bere plane si te vrasin njeri tjetrin, i beri thirrje mediave te pergjegjshme qe te mos lejojne dezinformimin e mediave te papergjegjshme.

Po jo mor zoterinj, si na e ben dora ne te themi ndonje llaf te keq per policine? Sot per sot policia e shtetit eshte institucioni me pluralist dhe demokratik ne vend.

Aq demokratik, saqe cdo bande ka perfaqesuesin e vet. Kur njera bande merr shefin e komisariatit, banda kundershtare merr zevendesdrejtorin.

Ne mund te bejme kritika ndaj qeverise, qe nuk eshte demokratike, por per Policine nuk themi dot as gjysme llafi.

Çfarë tha dje Rrumbullaku?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli dje në konferencë për mediat ku mori në mbrojtje shefin e komisariatit të Pogradecit, Elton Halili në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Për Rrumbullakun fajet i kanë mediat duke i konsideruar aludimet se Policia e Pogradecit ka tentuar të fshehë ngjarjen si skandaloze dhe të pa baza. Sipas tij, ngjarja është zbardhur në kohë rekord, falë “veprimeve profesionale”.

Ndër të tjera, Rrumbullaku paralajmëroi se do të nisë hetim ndaj mediave, në lidhje me qëlimin për keqinformimin dhe dezinformimin ndaj Policisë së Shtetit.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites, ndërkohë që autori është arrestuar rreth orës 01:00 pas mensate, duke i dhënë kështu kohë për të fshehur provat, ku dyshohet se janë fshirë filmimet e kamerave të sigurisë. Kanë qenë vetë familjarët e viktimës ata të cilët kanë hedhur akuza ndaj Policisë, e cila sipas tyre, fillimisht u kishte deklaruar se 42-vjeçari kishte humbur jetën, pasi ishte rrëzuar, ndërkohë që ai ishte i masakruar.

“Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se, aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Policisë në Pogradec është i pabazë dhe skandaloz. Në asnjë moment, në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës policie i Pogradecit nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet kjo ngjarje. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, është njoftuar spitali, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona të pranishëm në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve profesionale, që janë të gjitha të dokumentuara, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Është arrestuar autori dhe 3 shtetas të tjerë për mokallëzim krimi. Policia Korçë dha njoftimin e saj zyrtar që u anashkalua, u deformua dhe u mohua madje. Media ju referua vetëm burimeve jozyrtare dhe u ngritën akuza ndaj Policisë së Shtetit. Baltosja e policisë jo vetëm që është e pabazuar, por e dënueshme moralisht dhe ligjërisht. Policia do të ndërmarrë hapa ligjorë për të bërë transparencën mbi dezinformimin e qëllimtë mbi rolin e kësaj në këtë ngjarje. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit.” – tha Rrumbullaku.

Kreu i Policisë së Shtetit tha se ngjarja nuk ka lidhje me gjobëvenien, por është konflikt i çastit.

“S’ka lidhje me gjobvënien është konflikt i çastit.”– tha Rrumbullaku.

Lexo edhe:

Kërcënimi ndaj medias/ A po trimërohet kryepolici Rrumbullaku para shkarkimit?

Etiketa: deklarataKlodian TomorrikomisariateMuhamet Rrubullakupoliciashefat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zbulohet e shkuara e 15-vjeçares që dhunoi bashkëmoshataren: Denoncoi babanë, më pas sulmoi nënën

21:52 : 13/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë

21:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
Para

Qytetarë të pambrojtur përballë horrave të pushtetit!

TË GJITHA

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026

Penalltia ndëshkon Francën, Spanja kalon në avantazh

21:47 : 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş