• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi kërkoi seancë urgjente për Xhaçkën, Spiropali: Do të shqyrtohet vendimi i GJK

17:41 : 08/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhit, kërkoi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, ka reaguar edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se kërkesa është pranuar pjesërisht, pasi sipas rregullores, Kuvendi i ka përcjellë Këshillit për Legjislacionin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të shqyrtohet më 27 gusht.

Më pas, shprehet Spiropali, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin në nisje të sesionit parlamentar, do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme.

“Këshilli për Legjislacionin është organi i Kuvendit, i cili analizon dhe diskuton efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetues për çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kompetencës ku Kuvendi është palë dhe harton një raport të cilin ia paraqet Kryetarit të Kuvendit.

Për rrjedhojë, kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputetëve për thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit për Legjislacionin, (raport/projektvendim), i cili i duhet paraqitur Kryetarit të Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Lexo edhe:

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

Nisur nga sa më sipër, referuar dispozitave të rregullores së Kuvendit, përkatësisht neneve 14, pika 6, dhe 32, pika 1, me urdhrin nr. 54, datë 8.8.2024, kam thirrur mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit për Legjislacionin me rend dite shqyrtimin e vendimit nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, ju informoj se shqyrtimi në seancë do të bëhet menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin”, thuhet në përgjigje.

Postimi i plotë i Spiropalit:

I nderuar z. Bardhi,

Në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën me nr. 3155 prot, datë 7.8.2024 keni depozituar kërkesën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës kërkohet thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm me rend dite:

1- Zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.1.2023 dhe vendimit nr. 55, datë 10.7.2024 të Gjykatës Kushtetuese.

2- Dërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Gjithashtu, kërkohet caktimi i datës dhe orës së mbledhjes brenda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Për sa më sipër ju sqarojmë se:

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 55, datë 10.7.2024 ka vendosur:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.
  3. Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.4.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  4. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”

Për zbatimin e vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Kushtetuese, ashtu sikundër edhe për të gjitha vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese zbatohen dispozitat kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit.

Neni 132 i Kushtetutës parashikon:

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare”

Neni 75, pika 2, i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.”

Rregullorja e Kuvendit në nenin 87 parashikon:

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit i përcjell Këshillit për Legjislacionin vendimet e Gjykatës Kushtetuese për:

  1. a) vlerësimin e kushtetutshmërisë së legjislacionit që ka nismëtar deputetin/deputetët
  2. b) interpretimin përfundimtar të Kushtetutës;
  3. c) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencës kur Kuvendi është palë;

ç)shkarkimin e funksionarëve kushtetues, të cilët zgjidhen nga Kuvendi

di rastet kur kërkesa në Gjykatë Kushtetuese është paraqitur nga jo më pak se 1/5 e deputetëve

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë efekt në legjislacion, merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin brenda 30 ditëve pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare.

Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çështjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Këshilli harton një raport dhe ia paraqet atë Kryetarit të Kuvendit.”

Në zbatim të bazës ligjore të sipërcituar, vlerësohet se edhe vendimi nr. 55, datë 10.7.2024, i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare nr. 139, datë 7.08.2024, duhet të ndjekë procedurën e përcaktuar në nenin 87 të Rregullores së Kuvendit.

Këshilli për Legjislacionin është organi i Kuvendit, i cili analizon dhe diskuton efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetues për çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kompetencës ku Kuvendi është palë dhe harton një raport të cilin ia paraqet Kryetarit të Kuvendit.

Për rrjedhojë, kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputetëve për thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit për Legjislacionin, (raport/projektvendim), i cili i duhet paraqitur Kryetarit të Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Nisur nga sa më sipër, referuar dispozitave të rregullores së Kuvendit, përkatësisht neneve 14, pika 6, dhe 32, pika 1, me urdhrin nr. 54, datë 8.8.2024, kam thirrur mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit për Legjislacionin me rend dite shqyrtimin e vendimit nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, ju informoj se shqyrtimi në seancë do të bëhet menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin.

Ky trajtim nuk cenon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas përcaktimit në dispozitivin e tij, as parashikimin në nenin 66/a, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ku parashikohet se:

“Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë”.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

KRYETARE SHQIPERISE

Elisa SPOKAL

KUVENDI

Etiketa: bardhimandatispiropalixhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp!

12:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pazari i Roskovecit, Bardho dorëhiqet, Zegjineja futet në Kuvend

21:29 : 02/07/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025
AKTUALITET

Miku im…

19:44 : 20/06/2025
Para

Vrau të atin, pasi i masakroi të ëmën/ Lihet në burg Klement Islamaj

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com