• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Në Britani organizohen tubime kundër protestave të dhunshme: Dashuri dhe unitet

22:19 : 07/08/2024
në BOTA

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Britaninë e Madhe mbrëmjen e sotme. Teksa policia ishte mobilizuar si kurrë më parë, duke nxjerrë në rrugë mbi 6000 efektivë për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë në 100 tubimet e paralajmëruara nga ekstremistët e djathtë, mijëra britanikë kanë dalë në sheshe dhe rrugë në shenjë kundër proteste.

Autoritetet prisnin trazira të reja anti myslimane në mbrëmje, pasi grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, por thirrjet e këtyre të fundit duket se kanë nxitur mijëra britanikë dhe emigrantë që të dalin në protesta antifashiste.

Turma të mëdha njerëzish që brohorasin njëzëri “refugjatët të mirëpritur” po marshojnë në zonat e përcaktuara nga ekstremi i djathtë për të kryer trazira.

Kundër-protestuesit kanë dalë me mijëra në Bristol, Birmingham, Brighton , Liverpool, Newcastle, Sheffield dhe disa bashki të Londrës për të dërguar një mesazh të qartë se “Britania nuk e mirëpret urrejtjen”.

Jashtë qendrës së Asylum Link në Liverpool, mbështetësit mbushën rrugën duke mbajtur në duar pankarta që shkruanin: “Kundër nazistëve”, “Pensionistët e Merseyside luftojnë kundër” dhe “Kur të varfrit fajësojnë të varfrit, fitojnë vetëm të pasurit”, apo “Dashuri, jo urrejtje”.

Lexo edhe:

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

Në Brighton dy grupe të ndryshme u panë në protestë, teksa dominonin ata që mbështesnin refugjatët, ndërsa ekstremistët e djathtë u panë teksa mbanin në duar flamurin e Shën Gjergjit.

Në zonat Walthamstow dhe North Finchley të Londrës, ku ka prezencë të lartë të komuniteteve të emigrantëve, qindra protestues u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për refugjatët pranë qendrave të ndihmës.

Demonstruesit mbanin në duar pankarta që shkruajnë: “Refugjatët janë të mirëpritur”.

Kundër demonstratat ndodhën pasi dhjetëra arrestime dhe dhjetëra dënime u bënë pas më shumë se një javë trazirash, ngjarje që ishin derivate i një sulmi të ndodhur në Southport më 29 korrik ku tre vajza të reja mbetën viktima në një klasë kërcimi.

Etiketa: Britanidashuridhuneprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
RAJONI

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
Para

Vdekja tragjike e punëtorit në Patos, KSSH: Inspektoriati i Punës në drejtim të paditur!

TË GJITHA

“Masakër me VKM’/ Qytetarët durrsakë akuzojnë Ramën për projektin e shembjes së banesave

13:01 : 11/11/2025

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

12:54 : 11/11/2025

Rrugët e Bulqizës kthehen në përrenj, qarkullimi rrugor futet në kolaps (Video)

12:50 : 11/11/2025

Arrestimi i 27-vjeçarit në Bashkinë e Pogradecit/ Banorët në protestë: Lironi Kevin Muçollarin

12:37 : 11/11/2025

Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time

12:30 : 11/11/2025

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

12:23 : 11/11/2025

Avokati i Metës largohet nga seanca, akuzon prokurorët e SPAK për shkelje të procedurave ligjore

12:21 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com