• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia “falas” e Rilindjes në kolaps, Vokshi: QSUT pa ilaçe dhe me kushte skandaloze

21:53 : 18/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas më shumë se 11 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por pacientët shqiptarë janë detyruar të vuajnë si pasojë e korrupsionit galopant që ka përfshirë të gjithë sistemin shëndetësor.

Skandali tek Onkologjiku ishte vetëm “maja e ajsbergut”, një sinjal alarmi që tregon se sistemi shëndetësor në vendin tonë është në kolaps total si pasojë e mungesës së medikamenteve kurse ministrja Koçiu njësoj si kryeministri Edi Rama vazhdojnë propagandën e ditës duke deklaruar se “shëndetësia po ec vetëm përpara”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar abuzimet në shëndetësi dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë të cilët vetëm firmosin për tendera korruptivë kurse pacientët shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit pa marrë shërbimin mjekësor.

Gjatë fjalës në Kuvend, Vokshi denoncoi “aktet kriminale” që vijnë nga mungesa e medikamenteve në spitalin Onkologjik me pacientët që janë të detyruar të marrin ilaçe jashtë protokollit duke rrezikuar dhe luajtur “bixhoz” me jetën e tyre.

“Është e trishtë që pjesa më e madhe e qytetarëve jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor fare në pjesën më të madhe. Le t’i kthehemi pak dëgjesës së djeshme me Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e sherbimit të onkologjisë, që jam e sigurt, pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur. Cfarë dëgjuan qytetarët nga deklaratat? Dëgjuan Ministren Kociu e cila tha: kemi arriur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Cfarë tha Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve (disa video janë bërë edhe virale në rrjetet sociale)?

Lexo edhe:

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

Kam marrë dje dhjetëra mesazhe nga pacientë, familjarë qytetarë të nervozuar, irrituar, të zemëruar nga deklaratat e djeshme që pa gjë të keqe, pa u skuqur, pa u zverdhur, pa pasur asnjë ndjesi thanë: po ka mungesa, e pranojmë që ka mungesa.

Cfarë thanë dje?

– Irinotecan – që trajton disa sëmundje tumorale solide – mungon – tha shefja e shërbimit.

– Erlotinib është në mungesë. Ka qenë donacion, por nuk ka më në gjendje! Duhet vetëm donacion. Nuk bëhet tenderi se duhet bërë pazari që të bëhet tenderi. A e dini që janë 4 mln lekë tendera që nga 1 janari e deri më sot, që nuk bëhen sepse duhet bërë pazari?? E nëse nuk bëhen tenderat ka mungesë… dhe askush nuk mban përgjegjësi!!!

Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve?? Për mungesën e kurave të pacientëve?

Cfarë tha tjetër shefja e shërbimit të onkologjisë?

– gencitabina është në mungesë, nuk ka zëvendësues. Ndryshohet protokolli, ndryshohet skema.

Cfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli????

Cfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin??

Cfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion??

Cfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat??

Për njërin prej medikamenteve shefja e shërbimit tha: ishte donacion, ishte ne mungesë, e në vend që tja jepnin ditë për ditë pacientëve, ja jepnin cdo 10 ditë se kështu edhe kënaqim pacientët e tjerë. Po si mundet? Një medicament që duhet cdo ditë ja jep një herë në 10 ditë?? Mjekët e dinë më mirë se ne që kjo nuk funksionon!! E nuk duhet të ndodhë.

Po kush mban përgjegjësi që pas raportit të KLSH që evidentonte që vonesa e tenderimit të medikamenteve në onkologjik disa ditë sillte efekt negativ të menjëhershëm në shëndetin dhe jetën e pacientëve??

Kush mban përgjegjësi që pas raportit të KLSH që thoshte: ka një numër të kufizuar shtretërish, ka një numër të kufizuar poltronash, ka numër të kufizuar stafi, edhe dje nuk I dëgjuam këto problematika nga Ministrja që të trajtohen. Po marrim masa – tha Ministrja – jemi në drejtimin e duhur, përpara vetëm përpara!”, tha Vokshi.

  • Denoncimet e pacientëve

Gjatë fjalë së saj nga seanca plenare në Kuvend, Vokshi denoncoi mënyrën se si pacientët janë braktisur nga qeveria e cila bën “pazar” dhe luan me jetën e qytetarëve.

Vokshi ka publikuar disa mesazhe të marra nga pacientët të ndryshëm të cilët tregojnë realitetin skandaloz dhe çnjerëzor të gjithë sistemit shëndetësor në QSUT i cili është futur në kolaps si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e qeveritarëve të cilët e kanë mendjen vetëm për të vjedhur.

“Ndërkohë që ne bënim dëgjesën, na vinin foto nga pacientët që bënin trajtimin ashtu si askund në botë nuk bëhet- në një dhomë ku janë dhjetëra pacientë të ulur si mos më keq, me vigona e tuba në duar, që rrinin ashtu me orë e me orë në kushte të tmerrshme??

Kush mban përgjegjësi për këtë trajtim cnjerëzor? Është skandaloze kjo që ndodh në onkologjik!!

Dhe onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut!!

Është skandaloze kjo që ndodh në QSUT!!.

Pa bëhet Pazar me shëndetin, dhe po bëhet Pazar nga Qeveria! Janë edhe disa mjekë, por nuk është ai fenomeni negative. Fenomeni më negativ është këtu, pas meje, një bandë hajdutësh që vjedhin edhe paratë e shëndetësisë.

Kam marrë shumë e shumë mesazhe këto ditë.

Të sëmuresh më kancer s do të thotë se janë të paaftë për punë le të shkojnë të punojnë…duhet’i bijen kazmës… Të punojnë në ndërtim…
Është tjetër gjë – vijoi shefja – nëse je duke vdekur atëherë mund ta konsiderojmë KEMP-in.

Po mirë, a kanë ndonjë ndjesi këta njerëz??

Paulin Mete nga Korca me shkruante ndëkrohë që vijonte dëgjesa: thuaji Ministres që ma ka hequr KEMP pa më njoftuar ndërkohë që ata që janë të shëndetshëm me marrin atë.

Cfarë shkruantë Alda që më lutej të mos ja lexoja emrin e plotë sepse mund të ndikonte të heqja e shërbimeve: Shintigrafinë nuk e bëj dot – një herë thonë nuk vihet në punë se është djegur urgjenca, një herë thonë mungon Jodi. Kam 5 vjet që endem korridoreve.

Cfarë ndodh me ata pacientë që nuk e bëjnë dot këtë ekzaminim??

Vijon Alda: as pet skanerin nuk e bëj dot se nuk ka në publik, nuk bëhet pet skaneri.

Atëherë ku shkon pacienti?? Të privati!! Qëllimshëm s’e vënë në punë në shtet, se I orientojnë të private. Sa kushton et skaneri ne privat?? 1400 Euro!! Po cilat janë familjet që përballojnë dot një pet skaner 1400 Euro? Shumë pak. Alda i hipte avioit, shkonte në Turqi ku pet skaneri kushton 680 Euro. Bashkë me hotelin, avionin, ushqimin shkon më lirë se priivati në Shqipëri!!!

Kjo është e qëllimshme!!

Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në public dhe atij privat që qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura apo të mos ketë medikamente e analiza në shtet, që pacientët të orientohen në privat.

Kjo është kriminale!! Nuk është vetëm korrupsion – është korrupsion criminal. Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë sa më parë.

Duhet patjetër që të ndryshojë menjëherë situate në shëndetësi në mënyrë që qytetarëve t’u respektohet e drejta kushtetuese për një shërbi shëndetësor të denjë”, tha Vokshi.

Etiketa: ilacekolapsRilindjeshendetesiasistemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

08:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

10:17 : 06/07/2026
AKTUALITET

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026
AKTUALITET

Himarë/ E reja konsumon ilaçe, përfundon në spital

21:18 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Farmacitë dhe depot ‘në lupë’, qindra milionë lekë penalitete për abuzime me barnat

08:23 : 30/05/2026
Para

Bylykbashi: Ja pse bashkuam votat me PD për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş