• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal të kanabisit në Shkodër, ekzekutohen 12 urdhër-arreste

11:37 : 17/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike kanabis sativa në disa fshatra të kryeqendrës së veriut.

Pas një hetimi 2 vjeçar, raportohet se SPAK ka firmosur 12 urdhër-arreste, 10 prej të cilave “Arrest në burg” dhe 2 të tjera “Arrest në shtëpi”, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “OBLIKA”.

Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit:

–Arben Uruçi, 50 vjeç, banues në Shkodër;
–Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;
–Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;
–Samet Dahati, 36 vjeç, banues në Shkodër;
–Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,
–Besar Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;
–Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;
–Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;
-Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;
–Danjela Hasani, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa masatet e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë caktuar për shtetasit Pjetër Gjoni, 50 vjeç dhe Roland Gjoni, 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Lexo edhe:

Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Autoritetet raportojnë se gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

“Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Ndërkohë, edhe SPAK ka dalë me një komunikatë për mediat, ku ka dhënë detajet nga aksioni dhe tregon se për cilat ngjarje kur është zbuluar kanabis bëhet fjalë.

“Faktet kriminale për të cilin janë kryer hetime në këtë procedim penal kanë të bëjne me ngjarjen e datës 17.06.2022, ku gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vallas të Njësisë Administrative Oblike, nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbim të kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa, e cila pas peshimit rezultoi në total 112.55 kilogram. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe të varuara bimë të prera në proces tharje të pa ndara nga kërcelli me peshë 130 kg. Pra, në total lënda e thatë e gjetur në vendin e ngjarjes është 246.50 kilogram.

Fakti i dyte penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, ku Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ushtruar kontroll në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, konkretisht në banesën e shtetasi P. Gj. dhe vëllait R. Gj., si dhe në banesën tjetër të babait të tyre. Në banesën e parë është konstatuar një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës po punonin disa gra, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike në proces tharje me peshë 5. 955 kilogram, si dhe një sasi tjetër në gjendje të thatë me peshë 80.095 kilogram. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ishte 86.05 kilogramë.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Afrim DahatiArben UruçiArdjan TahiriArian PopaBesar LejthizaDanjela HasanidrogeErmis SelaHekuran MyrtjaIzmir DahatikultivimPjetër GjoniRoland Gjoni.Samet DahatiShkoderspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë

20:51 : 02/07/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje

13:20 : 02/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

11:03 : 02/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

08:52 : 02/07/2025
Para

“Wow, nuk paska asnjë problem tek QSUT?”/ Vokshi ironizon Koçiun për Onkologjikun

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com