• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Roli i Sejkos tek mikrokreditë/ Prokurorët s’guxojnë të hetojnë guvernatorin (vendimi)

14:45 : 14/07/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Gjykata e Posaçme, pak ditë më parë, refuzoi të pranonte kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes dhe e riktheu për hetime të mëtejshme dosjen ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i dyshuar se ka rol të dorës së parë në skandalin e skemën mashtruese financiare të mikro-kredive.

Një vendim të ngjashëm kishte dhënë për të njëjtën dosje pak javë më parë gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, e cila kishte refuzuar kërkesën e prokurores së kryeqytetit, Ornela Rrumbullaku, për pushimin e hetimeve ndaj guvernatorit Sejko.

Në atë rast, gjyqtarja e kryeqytetit vendosi se kompetente për shqyrtimin e kërkesës ishte Gjykata e Posaçme, për shkak se guvernatori është në radhën e zyrtarëve që janë subjekt i asaj gjykate.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për kallëzimin kundër guvernatorit Gent Sejko

Deri më tani, ekziston një situatë e tillë-dy prukurorë, njëri në Tiranë dhe tjetri në SPAK, nuk duan të hetojnë numri një të Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, janë dy gjyqtarë, njëri në Tiranë dhe tjetri në Gjykatën e Posaçme, që këmbëngulin dhe urdhërojnë prokurorinë që të kryejë hetime ndaj Gent Sejkos.

Lexo edhe:

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Për të kuptuar këmbënguljen e gjyqtarëve për hetimin e Sejkos, është shumë interesant vendimi i Gjykatës së Tiranës, të cilin “Boldnews.al” e ka siguruar të plotë.

Në atë vendim konstatohet se prokurorja Rrumbullaku ka mbajtur dy vjet dosjen hetimore, të nisur nga një kallëzim i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit. Bazuar në disa veprime fare minimaliste, ajo e dërgoi çështjen për pushim.

E njëjta dosja, me veprimet shumë të kufizuara, duket se i ka shkuar edhe Gjykatës së Posaçme, e cila kërkoi nga SPAK-u që të thellohet në veprime hetimore.

Roli i Sejkos tek “mikrokreditë”

Në Shkurt të vitit 2022, Dhoma Kombëtare e Përmbarimit dorëzon në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për “shpërdorim detyre” kundër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në kallëzim pretendohej se ai, nëpërmjet veprimeve të pambështetura në ligj dhe në rregullore, i ka hapur rrugë veprimtarisë abuzive të kompanive të mikrokreditit, kryesisht “MCA” dhe “FINAL”.

Sipas kallëzuesve, skema mashtruese ka nisur me vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, i drejtuar nga Gent Sejko dhe që mban nr. 47, viti 2016 me objekt “Për disa ndryshime në rregulloren për licensimin dhe veprimtarisë nga subjektet financiare jo bankare”.

Gent Sejko është në mandatin e dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Në bazë të këtij ndryshimi, për të cilin pretendohej se nuk është bazuar as në Kod, në ligj apo në Kushtetutë, “u krijua fenomeni i shitjes së kredive konsumatore nga bankat tregtare të licensuara, tek subjektet financiare tregtare jo-bankare dhe mikrokrediti, edhe këto të licensuara nga Banka e Shqipërisë”.

Në vijim të kallëzimit thuhet se “subjektet financiare jo-banka, duke shfrytëzuar mungesën totale të mbikqyrjes dhe raportimit nga guvernatori Sejko në cilësinë e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës, krijuan një skemë mashtrimi financiar, që u kthye në fenomenin e mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”.

Në kallëzimin e vitit 2022, Dhoma e Përmbaruesve thotë se “ky fenomen preku më së paku 30 mijë shtetas”.

E gjendur përballë ankesave të qytetarëve të shumtë për rolin e përmbaruesve të caktuar në skemë e mikrokredive, Dhoma e Përmbarimit thotë se ka reaguar publikisht që në vitin 2021, si edhe në të njëjtën kohë ka kërkuar informacion nga Banka e Shqipërisë për rolin e saj monitorues përballë kësaj “zhvatjeje dhe mashtrimi të qytetarëve”, si edhe ka kërkuar marrjen e masave urgjente nga guvernatori Sejko për ndalimin e pasojave ndaj qytetarëve.

Disa nga pretendimet e Dhomës së Përmbaruesve në kallëzimin kundër guvernatorit Sejko

“Nga ana e të kallëzuarit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nuk pati asnjë reagim, të cilësdo formë, duke lejuar që personat/protagonistët që krijuan këtë fenomen anti-ligjor dhe publik të mashtrimit, të vijonin të pashqetësuar dhe të pakontrolluar veprimtarinë e tyre në dëm të shumë qytetarëve dhe të vetë sistemit bankar shqiptar”, thuhej ndër të tjera në kallëzimin e Dhomës së Përmbaruesve.

Hetimi i mangët

Pasi mori këtë kallëzim në fillim të vitit 2022, prokurorja e çështjes, Ornela Rrumbullaku, kreu disa verifikime paraprake.

Në prill 2022, ajo mori nga Banka e Shqipërisë praktikën për licensimin e institucioneve jo-bankare “MCA” dhe “FINAL”, rregulloret dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të këtyre subjekteve.

Pas administrimit të këtyre dokumentave, në maj 2022, prokurorja Rrumbullaku ka pyetur edhe Drejtorin e Departamentit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Denis Dërralla.

Nga ai moment, rezulton se për plot dy vjet, nga prokurorja nuk është kryer asnjë lloj veprimi tjetër hetimor.

Në aktet hetimore nuk rezulton të jenë pyetur, më së paku si deklarues, as guvernatori Sejko dhe asnjë prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, më së paku për të dhënë ata versionin e tyre të historisë.

Në Maj 2024, ajo dërgon në gjykatë kërkesën për pushimin e procedimit penal, me argumentin se nuk u gjet asnjë element i veprës penale të kryer nga guvernatori i Bankës, Gent Sejko.

Prokurorja, në kërkesën e saj për pushimin e hetimeve, konstaton se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë rolin e saj mbikqyrës mbi subjektet “MCA” dhe “FINAL”, duke konstatuar shkelje të natyrave të ndryshme dhe duke rekomanduar masat përkatëse.

Gjithnjë sipas verifikimeve të kryera nga Prokuroria, subjektet kanë reaguar, duke plotësuar mangësitë e tyre dhe, nën këtë argument, i kallëzuari Gent Sejko e ka kryer rolin e tij mbikqyrës dhe kontrollues.

Çdo gjë duket mirë e bukur në letra, por realiteti ishte shumë më ndryshe. Të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Tiranës në një tjetër procedim penal paralel treguan se veprimtaria e dyshuar si e kundërligjshme e subjekteve të mikrokreditit ka vijuar pa ndërprerje edhe pas vitit 2020, kur prokurorja Rrumbullaku dhe Banka e Shqipërisë pretendojnë se janë marrë masat për përmirësimin e situatës.

Vendimi i gjykatës së Tiranës citon veprimet e kryera nga prokurorja Rrumbullaku

Gjithësesi, në seancën për shqyrtimin e kërkesës për pushim, para gjyqtares Migena Laska mungonin si i kallëzuari, Gent Sejko, ashtu edhe vetë prokurorja e çështjes, Ornela Rrumbullaku.

Pas shqyrtimit të materialit të hetimit, gjyqtarja e Tiranës konstatoi se hetimi ndaj guvernatorit Gent Sejko është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, për shkak të pozicionit të tij të lartë në hierarkinë institucionale.

Vendimi i gjykatës së Tiranës për moskompetencën dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Posaçme

Ky vendim është marrë në 7 Qershor 2024. Vetëm dy javë më pas, SPAK-u, dukshëm pa kryer asnjë veprim hetimor shtesë, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, pushimin e procedimit penal që kishte marrë për kompetencë nga Gjykata e Tiranës, për guvernatorin Sejko.

Por, gjyqtarja e posaçme, Flora Hajredinaj, me një vendim të dhënë në fillim të Korrikut, ia ka kthyer dosjes Prokurorisë Speciale, ku i kërkon që të kryejë hetime të plota për rastin.

“Pavarësia e prokurorëve” bën lëmsh mikrokreditë

Një nga rregullat kryesore që parashikoi Reforma në Drejtësi në fushën penale ishte pavarësia e prokurorëve në veprimet e tyre. Ishte një risi, që duhet të sillte më shumë rezultate.

Por, të paktën çështje e “mikrokredive” dëshmon që “pavarësia” është një element më shumë për të bërë lëmsh hetimet.

Prej vitit 2020, në Prokurorinë e Tiranës janë regjistruar më së paku tre procedime penale për aferën e mikrokredive.

Në funksion të njërit prej këtyre hetimeve, prokurorët Ndini Tavani dhe Arben Agovi, nën drejtimin e shefit të Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, lëshuan në mesin e majit 2024 urdhër-arreste për disa prej drejtuesve të zyrave të mikrokreditit dhe përmbarues, të përfshirë në atë që konsiderohet si “skemë masive mashtruese”.

Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër arreste për disa persona të përfshirë në skemën e mikrokredive

Në një hetim të dytë, prokurori Leonard Filopati, pasi kreu një seri veprimesh hetimore, arriti në konkluzionin se përgjegjësia penale për mikrokreditë mund të shkojë deri tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe për këtë arsye ia kaloi për kompetencë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ndërsa në hetimin e tretë, të ndjekur nga prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku, kjo e fundit konkludoi se guvernatori Sejko nuk kishte përgjegjësi dhe e dërgoi rastin për pushim.

Prokurori i SPAK-ut që mori këtë çështje të tretë, mbajti të njëjtin qëndrim, duke kërkuar nga Gjykata e Posaçme pushimin e hetimeve ndaj Sejkos, pasi nuk u gjetën elementë penalë. Kjo kërkesë, siç u citua më lart, u refuzua nga Gjykata.

Ndërkohë, një tjetër prokuror i SPAK-ut po shqyrton ende materialin që i erdhi për kompetencë nga prokurori i Tiranës, Filopati dhe ende nuk ka dalë në një përfundim, nëse ekzistojnë ose jo elementë të veprës penale në veprimtarinë e guvernatorit Sejko në çështjen e mikrokredive.

Etiketa: gent sejkoguvernatorihetimimikro krediprokuroretRoli i Sejkosshkeljeskandalispakvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
Para

Historia e atentateve/ Katër presidentë amerikanë janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur

TË GJITHA

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com