• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e 11 korrikut, Berisha: Bashkë për të mposhtur pushtuesin Edi Rama

21:22 : 30/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kombëtare të enjten e 11 korrikut, kundër skandaleve të qeverisë Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë mbrëmjes së sotme se Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat e skandaleve korruptive që kanë përfshirë vendin gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.

Gjatë protestës së mbajtur sot, kryedemokrati i bëri thirrje shqiptarëve që në 11 korrik të gjithë bashkë për të mposhtur pushtuesin e egër, Edi Rama.

“Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë.

Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne.

Lexo edhe:

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi.

Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken.

Se ata sot janë një komb me fëmijë të uritur më shumë se vendet që dolën nga lufta, Ruanda e të tjerë.

Shqipëria pra dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, po aq sa kanë nevojë për ajrin, dhe ushqimin për të mbajtur gjallë jetën e tyre.

Ndaj dhe me 11 korrik shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, në Shqipëri, emigracion, diasporë, të bashkohemi në sheshin Skënderbej, të na frymëzojë heroi ynë i përjashtëm për të mposhtur pushtuesin e egër që e ka emrin Edi Rama.

Për të mposhtur narkoshtetin dhe nomenklaturën e tij, për të krijuar qeverinë teknike.

Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitore të opozitës.

Shtet ligjore, liri dhe të drejta të njeriut.

Drejtësi të vërtetë të pavarur.

Integrim europian.

Këta janë parimet e shpallura për të cilat ne do të bëjmë gjithçka ti kthejmë në realitet, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në Shqipëri.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

Kujtojmë që sot, Partia Demokratike publikoi edhe sloganin e protestës. “Të bashkuar në betejë” kjo është motoja e kësaj proteste, por me gjasë edhe e gjithë aksionit opozitar në muajt në vazhdim deri në nisjen e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së 2025.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, protesta do të nisë në orët e vona të pasdites, në mënyrë që vapa e nxehtë e korrikut të mos bëhet pengesë si për protestuesit që do të vijnë nga rrethet por edhe ata që do të dalin në shesh nga Tirana.

Fillimisht kjo protestë kur u diskutua në kryesinë e PD u propozua që të zhvillohej më datë 12 korrik, që përkonte në ditë të premte, por më pas Këshilli Kombëtar vendosi për 11 korrikun, si datë më të përshtatshme, për shkak se jemi në sezon pushimesh dhe protesta në ditë të premte mund të ndikonte në një numër të ultë qytetarësh në shesh.

Ndërsa kjo është protesta e dytë kombëtare që opozita organizon, pas asaj të 20 shkurtit të këtij viti.

Etiketa: BerishaEdi RamaPDprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
Para

Kishte ardhur për pushime, turistja italiane operohet me urgjencë në Gjirokastër

TË GJITHA

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com