• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censi/ Berisha: Sot u faktua manipulimi nga Rama, do e ribëj kur të vijë PD në pushtet

20:47 : 28/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për të dhënat e Censit të vitit 2023, të cilat u publikuan ditëln e sotme nga INSTAT dhe popullsia rezultonte në 2.4 milionë banor.

Berisha deklaroi se sot u faktua, ajo që ai kishte paralajmëruar më herët, se të dhënat do të manipuloheshin nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se popullsia është më pak.

Këtë pretendim Berisha e argumentoi përmes citimit të shifrave të të larguarve në zonën Shengen, atyre që kanë fituar azil, ata që kanë fituar “kartën jeshile” në SHBA, apo edhe numrin e maturantëve.

Berisha deklaroi se që në vitin e parë kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do e ribëjë censin, regjistrimin e përgjithshëm të popullatës dhe sipas tij, do të dënojë kryeministrin Rama dhe të gjithë ata që futën duart e zeza për të manipuluar shifrat e gjenocidit.

Sali Berisha: Ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë. Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë. Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Edhe njëherë do të ndalem sepse përveç natyrisht fatkeqësive familjare, gjeneratave që jetojnë në këtë kohë u takon të mësojnë lajmin më të hidhur që gjeneratat paraardhëse nuk e kanë mësuar në shekuj dhe mijëvjeçarë. U takoi atyre, na takoi ne të përjetojmë shpopullimin e tmerrshëm më masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, nga Edi Rama, armiku më i egër i qenies, identitetit, ekzistencës së kombit shqiptar. Edhe njëherë do rikujtoj për çdo shqiptar, shifrat që jep institucioni evropian i statistikave për shqiptarët që janë larguar nga vitit 2014 gjer në vitin 2022, pra në një hark kohor 8-vjeçar nga Shqipëria. EUROSTAT ka gjetur se në hapësirën e Shengenit janë larguar nga Shqipëria, shtetas shqiptar, 981.565 qytetarë, nga të cilët sipas EUROSTAT, 191.670 kanë kërkuar azil politik. 311.650 qëndrojnë si ilegalë në hapësirën e Shengenit, kurse 478.245 kanë fituar dokumente të rregullta. Por këto shifra nuk përfshijnë emigracionin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, vend në të cilin vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 46.000 qytetarë. Dhe së bashku këto bëjnë 1.121.565 shtetas shqiptarë, 36.3 përqind të popullsisë. Por përsëri këtu nuk janë përfshirë 42.650 qytatarë shqiptarë që sipas statistikave të SHBA janë larguar me Kartën Jeshile për në këtë vend, duke e rritur kështu në 37.8 përqind e popullsisë nga Shqipëria. Në 8 vite. Por këtu përsëri nuk përfshihen mijëra qytetarë shqiptarë që emigruan nga SHBA nga kufiri i Meksikës. Nuk përfshihen të tjerë që emigruan në Kanada, Norvegji, Australi, vendet e Gjirit Persik. Pra miq, largimi i shqiptarëve, boshatisja e shqiptarëve nga viti 2014-2022 arrin përafërsisht në 40 përqind të shqiptarëve në Shqipëri. Kjo shifër përputhet me shifrën që jep Ministria e Arsimit, e cila thotë se nga viti 2013 gjer në vitin 2023, numri i maturantëve u ul gjithsej në 28 mijë maturantë, apo 34 përqind më pak se sa 10 vite më parë.

Kjo është drama demografike e tmerrshme e shqiptarëve që nuk e kanë njohur në këto përmasa kurrë në ekzistencën e tyre. Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje, të lajë duart duke falsifikuar muaj të tërë, duke transfuzuar në të dhënat e regjistrimit, regjistrua të gjendjes civile e vetëm e vetëm për dy arsye. Së pari, ai e di se me veprimet e tij, me dhunën e tij, me arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për padi civile, për drita e ujë në vit, me rrënimin e dhjetëra mijëra banesave dhe bizneseve, me mohimin e drejtësisë, me mohimin e kafshatës së gojës për fëmijët shqiptare, ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Ka kryer në përputhje me konventën e OKB për gjenocidin, gjenocid mbi popullin e tij. Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se do të dënohet me gjenocid përjetë për këtë krim makabër. Dhe i them sonte këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij Çubrilloviçi shqipfolës, se gjenocidi nuk parashkruhet kurrë dhe se të garantoj se vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullatës. Do dënohesh ti dhe të gjithë ata që futën duart e zeza për të manipuluar shifrat e gjenocidit, për të mbuluar krimin tënd të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë pushtues, asnjë diktator tjetër në histori. Edi Rama manipuloi për 9 muaj rresht të dhënat që dëshmonin në mënyrë absolute se në Shqipëri kishte më pak qytetarë se zgjedhës në vitin 2021. Pra, se kishte mbushur kutitë me fletë votimi false. Se kishte manipuluar të gjithë procesin e votimit. Edi Rama, për të gjitha këto, ky popull do të rezervojë ty ndëshkimin më të rreptë që meriton.

Etiketa: CensiEdi RamamanipulimPDpopullsiaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet

15:44 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
Para

Konflikti në Lindjen e Mesme? Demiri: Netanjahu po luan blofin me Hezbollahun

TË GJITHA

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com