• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për mashtrim/ Prokuroria kërkon “arrest me burg”, reagon ish-banori i Big Brother: Ja e vërteta!

15:46 : 27/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, SHOW BIZ

Elton Tozaj, ish banori i Big Brother 6 ka reaguar pas lajmit se Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e “arrestit me burg” ndaj tij me pretendimin se ka mashtruar disa qytetarë.

Në një reagim për Panorama, Elton Tozaj thekson se pretendimet e prokurorisë ndaj nuk janë të vërteta, duke i cilësuar si hakmarrje.

Tozaj thekson se ndaj prokurorit që ka ngritur çështjen ndaj tij ka bërë kallëzim, ndërkohë që ka bërë edhe ankesë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

“Pas marrjes së njoftimit nga ana e portalit Panorama për një proces gjyqësor do te doja të deklaroja, pa vërtetësinë e këtij lajmi!

Prokurori në fjale zoti Gjergji Ceka i cili ka 2 vite që ka shkelur çdo afat ligjor për të çuar marrëdhënien time të biznesit në seancë paraprake, i cili ka shkelur çdo mënyrë komunikimi, pas denoncimit tim në emision investigativ Stop ka vendosur të hakmerret duke bërë të tilla njoftime! Zoti Ceka është kallëzuar dhe pranë ILD për shkelje flagrante!

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, “arrest me burg” për francezin

Për të brezlëshuar ato që ka bërë, kërkon të shfajësohet me këto gjera! E ftoj publikisht zotin Ceka të vij të përballet në gjykate bashke me Mua dhe mos të beje letra anonime!

Dua të shtoj dhe që ftoj të gjithë qytetaret te denoncojnë rastet abuzive të prokuroreve të tilla që duan të bëjnë të tilla veprime në shkelje flagrante”, thekson Elton Tozaj.

PROKURORIA, AKUZAT NDAJ ELTON TOZAJT

Nga ana tjetër, Prokuroria e Korçës me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të Elton Tozajt. Këtë të fundit e cilëson si ‘mashtrues përsëritës’, ndërkohë që sjell dhe një denoncim në adresë të tij.

“Prokuroria Korçë kërkon ‘Arrest në burg’ për mashtruesin përsëritës, shtetasin Elton Tozaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal për shtetasin Elton Tozaj për veprën penale të ‘Mashtrimit’.

 Kërkesa vjen në kuadër të procedimit penal nr.496 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit penal të bërë ndaj shtetasit Elton Tozaj, se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një Iphone 13 pro max një Laptop i markës “I Mac” si dhe një shumë prej 700 euro.

Denoncuesi ka deklaruar se familja e tij ka një restorant në fshatin Boboshticë ku shtetasi Elton Tozaj ka qenë klient i zakonshëm i restorantit. Pas një njohje disa vjeçare, shtetasi Elton Tozaj shprehej se kishte njohje në ministri, bashki, etj dhe kishte shumë njohje që e mundësonin të kishte akses edhe në tendera. Pasi i thotë që të marrin pjesë në tender, shtetasi Elton Tozaj u ka thënë se i duhej një aparat celular i markës “Iphone 13 Pro Max” dhe nje laptop “I Mac” dhe këto dy pajisje do ishin si mostër për tenderin.

Që në momentin që mori pajisjet me këtë shtetas nuk ka pasur kontakt për rreth disa ditë pasi u zhduk dhe nuk përgjigjej. Më pas vazhdonin justifikime që po vonohet ajo e bankës, po vonohet thesari, etj. Për të siguruar lekët, shtetasi Elton Tozaj tha se duhej një numër NIPT, dhe për këtë duheshin 150 000 lekë të reja për të hapur NIPT-in dhe ai mund ta realizonte me gjysmën e shumës, 75 000 mijë lekë të reja.

Nga dëshmia e penalitetit e siguruar nga Prokuroria e Korçës, shtetasi Elton Tozaj rezulton i dënuar më datë 22.02.2008 nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor për veprën penale të “Mashtrimit” me 3 muaj burgim aktualisht i rehabilituar. Ky shtetas rezulton fajtor me vendim gjykate më 2016 për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Mashtrimi”, i dënuar me 4 vjet burgim. Po kështu, më 2017 nga Gjykata e Lezhës është deklaruar fajtor për veprën penale “Mashtrimi” dhe është dënuar me 200000 lekë gjobë, etj.

Aktualisht, ky shtetas ka një procedim penal në Prokurorinë Tiranë po për Veprën penale “Mashtrimi” dhe është në proces hetimi. Ndërkohë ka në ngarkim edhe procedime penale për raste të tjera mashtrimi.

Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë së Korçës.

Etiketa: arrest me burgElton Tozajish-banoriProkuroria e Korces“Big Brother”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

14:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, “arrest me burg” për francezin

10:53 : 27/05/2026
AKTUALITET

Fundi i formulës “arrest në burg”

21:17 : 26/05/2026
AKTUALITET

Beqaj nuk del nga qelia, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën

14:59 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimi pa leje në Sarandë, Gjykata lë në burg për 30 ditë ish-shefin e Komisariatit

18:18 : 19/05/2026
SHOW BIZ

Blerando i jep fund beqarisë, finalisti i BBVK2 kurorëzon dashurinë

20:01 : 18/05/2026
Para

Makina del nga rruga në aksin “Levan-Tepelenë”, 3 të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom