• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Botërori 2026

Shqipëri-Spanjë/ Priten 3 ndryshime në formacion, Hoxha do e nisë sërish nga stoli

18:44 : 23/06/2024
në Botërori 2026, SPORT

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00 në Duseldorf kundër Spoanjës, ndeshjen e fundit në grupin B të kampionatit europian “Gjermani 2024”.

Ky duel është mjaft vendimtar për kuqezinjtë tanë në përcaktimin e fateve të këtij europiani, nëse do të arrijë të kalojë grupin apo jo.

Aktualisht kemi vetëm 1 pikë, pas barazimit me Kroacinë, teksa me fitoren kundër Spanjës kualifikimi do të ishte pothuajse i sigurt, ndërsa me barazim, matematika do na i lejonte ende kualifikimin, por shanset do të ishin shumë të pakta për të kaluar si një prej 4 ekipeve të vendeve të treta më të mira të grupeve. Humbja na eliminon direkt.

Në stadiumin “Merkur Spiel Arena” pritet të jenë rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, teksa interesimi nga tifozët spanjollë duket i ulët, pasi “La Roja” u kualifikuan më tej si kokë e Grupit B pas fitore ndaj Italisë.

Trajneri Silvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, nga ndeshja e fundit me Kroacinë.

Lexo edhe:

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

Ka balotazh në qendrën e mbrojtjes mes Ardjan Ismajlit dhe Arlind Ajetit, me lojtarin e Empolit që duket më në avantazh për ta nisur nga minuta e parë. Ismajli ende nuk është aktivizuar në këtë europian, duke qëndruar në dy ndeshjet e kaluara në stol, pavarësisht se në ndeshjet  kualifikuese ka qenë një titullar fiks.

Balotazhi tjetër është në krahun e djathtë të mbrojtjes mes Elseid Hysajt dhe Ivan Balliut. Me shumë mundësi, ky i fundit do ta nisë si titullar, nisur dhe nga fakti i eksperiencës, duke qenë se luan në kampionatin spanjoll me Rayo Vallecano. Hysaj do të ulet në stol pas dy ndeshjesh me disa gabime dhe duke qenë ndër lojtarët më të kritikuar nga tifozët.

Ndërkohë, ka balotazh edhe në sulm mes Rey Manajt dhe Armando Brojës. Sulmuesi i Chelsea luajti kundër Italisë, ndërsa me Kroacinë nuk u aktivizua për asnkë minutë. Këtë ndeshje, ai duket më i avantazhuar se Manaj për ta nisur si titullar. Vlen të theksohet fakti se pëpr këtë ndeshje mungon Mirlind Daku pas dënimit të marrë nga UEFA.

Sa i përket Arbër Hoxhës, sulmuesi i Dinamo Zagreb pritet ta nisë sërish nga stoli, edhe pse në dy ndeshjet e kaluara ka bërë mjaft mirë për aq minuta sa është aktivizuar. Ndoshta Silvinho e sheh si një “armë” shtesë për fraksionin e dytë të lojës anësorin e majtë.

Formacioni i mundshëm: Thomas Strakosha – Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj – Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami – Armando Broja.

Në krahun tjetër, trajneri i Spanjës Luis De La Fuente nuk do të rrezikojë 11-en e tij titullare duke zbritur në fushë me ekipin e stolit. Vetëm Aymeric Laporte do të luajë nga lojtarët që mposhtën Italinë, me Spanjën që zbret në fushë me 10 zëvendësues.

Zëvendësimi i liderit të mesfushës Rodri është automatik pas dy kartonëve të verdhë, të marrë prej tij në dy sfidat e para. Dy lojtarë që mund të startonin titullarë si qendërmbrojtësi Nacho dhe anësori Ayoze Perez janë gjithashtu të pasigurt për shkak të problemeve muskulare.

Martin Zubimendi është me siguri i pari në radhë për të zëvendësuar Rodrin, ndërsa lojtarë si Mikel Oyarzabal, Mikel Merino, Ferran Torres, Alejandro Grimaldo, por edhe 38-vjeçari Jesus Navas së bashku me portierin David Raya mund të jenë titullarë.

Formacioni i mundshëm: David Raya – Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo – Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena – Ferran Torres, Joselu, Mikel Oyarzabal.

Etiketa: Arbër HoxhaBalliubrojaformacioniIsmajlindryshimeShqiperiaSpanja

Lajme të lidhura

Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEA
AKTUALITET

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

09:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

08:33 : 21/06/2026
AKTUALITET

Valë e re lëvizjesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve

22:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

11:40 : 17/06/2026
Foto e gjeneruar me Chat GPT
AKTUALITET

Përballje në zemër të kryeqytetit/ Rama në festë, qytetarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e tij

21:17 : 12/06/2026
Para

Rritet bilanci, më shumë se 1100 persona humbën jetën nga pelegrinazhi në Mekë

TË GJITHA

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş