• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjiknuri, Peleshi, Baftjari, “rilindasit” ia “fusin” njëri-tjetrit tek dosja e Zotos

12:37 : 23/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një dosje e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror të Arben Ahmetaj, e rrjedhur “me telekomandë” në media, hodhi në tregun publik të paktën tre elementë thelbësorë në raportet e eksponentëve të lartë të Rilindjes Socialiste me dyshen e biznesmenëve-abuzues, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

1. Shumë “rilindas” i kanë pasur miq, kanë udhëtuar ose kanë pasur raporte me Zoto-Mërtirin;
2. Të gjithë fajet i ka ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj, sipas SPAK-ut;
3. “Rilindasit” e kanë shumë të lehtë t’ia “fusin” njëri-tjetrit.

Të dhënat hetimore treguan se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për të arritur qëllimet e tyre financiare, kanë pasur raporte të forta me Ahmetajn, por nuk mbeten pas edhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Lexo edhe:

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

Sali Berisha paraqitet në SPAK, pritet nga mbështetësit

Në dosje përmenden emrat e Damian Gjiknurit, Niko Peleshit, Baftjar Zeqaj, Salarjon Totaj, Petrit Tare, Fadil Nasufi, Gilberto Jaçe, e të tjerë.

Në foto: Në dosjen hetimore për Zoton e Ahmetajn përmenden deklarimet e zyrtarëve socialistë

Të gjithë këta emra, në një formë ose tjetër, kanë dorëzuar miliarda lekë publike në llogaritë e rrjetit të kompanive që drejtoheshin drejtëpërdrejtë ose në hije nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Megjithatë, hetimet e SPAK-ut u fokusuan tek “armiku më i madh publik” i kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësi i tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj.

Edhe rrjedhja “e paqëllimtë” e dosjes hetimore duket se ka qenë pikërisht një strategji PR (Marrëdhënie me Publikun) për të bindur opinionin se fajtorët e vetëm në historinë piramidale të inceneratorëve janë Lefter Koka (i dënuar tashmë), Arben Ahmetaj dhe dyshja Zoto-Mërtiri.

Megjithatë, krahas të dhënave mbi hetimin pasuror të Ahmetajt, të cilat i janë vënë në dispozicion të publikut edhe rreth një vit më parë, një element shumë i rëndësishëm në dosjen e SPAK-ut është raporti mes “rilindasve”, kur u duhet të japin llogari para prokurorëve.

Sjellja më e dukshme është: Secili mundohet t’ia “fusë” tjetrit. Detaje ka me shumicë në dosjen hetimore.

Gjiknuri “ia fut” Ahmetajt”

Ish-ministri i Energjitikës dhe ish-numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, rezulton se ka qenë në udhëtime të përbashkëta jashtë Shqipërisë me Arben Ahmetajn, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin. Në postin e ministrit, ai ka pasur shumë mundësi që të “favorizojë” dyshen e biznesmenëve.

I pyetur nga SPAK-u për raportet e tij me Zoto-Mërtirin, Gjiknuri mohon që të ketë udhëtuar me ta dhe gjithashtu që t’i ketë favorizuar.

Për udhëtimet ku Gjiknuri rezulton në të njëjtët vende me Zoton ose Mërtirin, ai shprehet se “nuk ka pasur dijeni për praninë e tyre” dhe se ata kanë qenë në shoqërinë e Arben Ahmetajt.

“Ahmetaj më tha që do të më lidhte me nja dy veta që i njoh dhe që merren me çështjet e ujësjellësave që si të bënin letrat këshilltarët e bashkisë. Këshilltarët e bashkisë emëronin këshillin mbikqyrës të ndërmarrjes së ujësjellësit. Arbeni më dha numrin e Klodjan Zotos, dhe më tha është filani, unë i thash e njoh, më tha edhe për Mërtirin, por që më përpara nuk e kisha njohur”, thotë Damian Gjiknuri për njohjen fillestare me dyshen e biznesmenëve, tashmë në kërkim.

Në foto: Shpjegimet e Damian Gjiknurit për njohjen me Zoton e Mërtirin

Ndërsa për një nga udhëtimet, ku Gjiknuri rezulton të ketë qenë në shoqërinë e Mirel Mërtirit, ai jep këtë shpjegim:

“Kemi qenë në një delegacion për negociatat e CEZ, ishin në Arbitrazh, për zgjidhje me pajtim. Unë në Vjenë kam qëndruar në hotel Ambasador, një natë bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegaconit, kurse Arben Ahmetaj ndjenjti në një hotel tjetër.

Në foto: Deklarimet e Gjiknurit për udhëtimin në Vjenë

Arben Ahmetaj më ka thënë nëse desha dhe unë të vija te hoteli ku qëndronte ai, konkertisht të hotel Radisson, pasi ishte më një shok. Unë nuk pranova pasi ndërkohë e kisha dhomën të prenotuar tek hoteli që thashë më lart. Në darkë jemi takuar, kemi dalë dhe kemi pirë ndonjë gotë. Kemi qenë unë, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri dhe një i huaj.

Më vonë kam mësuar nga të dhënat që janë bërë publike se qenka bërë booking në emrin tim nga Klodian Zoto në hotel Radisson Blue, por ju sqaroj dhe njëherë se Klodian Zoto nuk ka folur me mua ndonjëherë për këtë udhëtim dhe besoj se do ta ketë marrë vesh nga Arben Ahmetaj, i cili ka thënë që të më rezervonte një dhomë mua”.

Pra, Damian Gjiknuri, në dosjen hetimore, prezantohet si një “viktimë e padijenisë”.

Petrit Tare “ia fut” Niko Peleshit

Ministri aktual i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është pyetur në SPAK për një udhëtim që ia ka kryer me Klodian Zoton në Itali në vitin 2013, kur mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Korçës.

Peleshi ka deklaruar për atë udhëtim se nuk e dinte kush i kishte paguar shpenzimet, por “besoj se Ujësjellësi i Korçës, meq​ë ata ma bënë ftesën”.

Gjithashtu, Peleshi mohoi që të kishte udhëtuar me Klodian Zoton dhe Klodian (Mirel) Mërtirin në atë udhëtim, për të cilët kishte dëgjuar se shërbenin si një lloj konsulenti për një projekt në letër të Ujësjellësit të Korçës, për ndërtimin e një impjanti fotovoltaik.

Në foto: Pjesë nga deklarimi i Niko Peleshit

Pra, Peleshi mohonte që të kishte udhëtuar me Zoton dhe Mërtirin.

Por, një tjetër version jep Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës dhe organizatori i atij udhëtimi.

“Në këtë vizitë kam udhëtuar me Klodian Zoto dhe Niko Peleshi, nga Tirana nëpërmjet Rinasit në drejtim të Barit. Më pas atje kemi udhëtuar me makinë me qera për në Romë… Makinën e ka paguar Klodiani, i cili kur zbritën në aeroportin e Barit, ka shkuar ka marë makinën dhe më pas është kthyer duke i marë të gjithë e më pas janë nisur drejt Romës….Biletën time të avionit e ka paguar Klodian Zoto, ndërsa për Niko Peleshin, nuk më kujtohet”.

Në foto: Deklarimi i ish-drejtorit të Ujësjellësit Korçë, Petrit Tare

Në kohën e udhëtimit, kompanitë e lidhura me Zoto dhe Mërtirin fituan një tender disa-milionë euro në Ujësjellësin e Korçës për vendosjen e matësave të rinj të ujit.

Baftjar Zeqaj “ia fut” Sajarlon Totaj

Kompanitë e lidhura me Zoto-Mërtirin, në periudhën 2012-2013, fituan një tender me vlerë rreth 3 milionë euro tek Ujësjellësi i Fierit, për vendosjen e matësave të rinj të ujit.

Në atë kohë, Ujësjellësi i Fierit drejtohej nga Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres aktuale të Shtetit, Elisa Spiropali.

Ish-kryebashkiaku i Fierit, sot deputet i “Rilindjes” socialiste, Baftjar Zeqaj, ka deklaruar në SPAK se ka qenë tërësisht kundër këtij projekti të iniciuar dhe zbatuar nga Salarjon Totaj.

Sipas Zeqaj, Bordi drejtues i Ujësjellësit mori një kredi 5 milionë euro për projektin “emergjent” të Zoto-Mërtirit, ndërkohë që Bashkia e Fierit kishte të tjera projekte në zhvillim për rrjetin e ujësjellësit të qytetit.

Në foto: Pjesë nga deklarimi i Baftjar Zeqaj

“Unë kam qenë shumë i tronditur në periudhën 2012-2013, kur mësova që Bordi i Ujësjellësit do të merrte një kredi (5 milionë euro) për sahatet…”, deklaroi ligjvënësi Zeqaj para prokurorëve të SPAK-ut, në deklarimet e tij të dhëna në 13 nëntor 2023.

Më tej, ai vijon: “Në atë kohë nuk kishte përfunduar rrjeti i ri dhe nuk nevojiteshin sahatet në atë moment. Këtë kredi, Bordi i Ujësjellësit e ka marrë me emergjencë dhe është marrë sapo është ndërtuar Bordi me drejtorin e ri, Salarjonin…”.

Në kuadër të hetimeve për inceneratorët, sidomos për atë të Tiranës, janë pyetur edhe një seri zyrtarësh të tjerë të lartë të “Rilindjes”. Deri më tani, nuk janë shfaqur për publikuan deklarimet e tyre.

Por, nisur nga këto “mostra deklarimesh”, të dhëna nga Gjiknuri, Peleshi, duket se edhe “rilindasit” e tjerë do të kenë shitur njëri-tjetrin pa asnjë lloj skrupulli.

LEXO EDHE:

Dosja e inceneratorëve/ Gjiknuri “spiunon” Ahmetajn në SPAK për të shpëtuar veten

Lidhja e Peleshit me Zoton, si u zbërthye në SPAK burri i ish-gjyqtares Entela Prifti

Etiketa: arben ahmetajBaftjar ZeqajDamian Gjiknuriklodian zotomirel mertiriNiko PeleshiPetrit TareSalarjon Totajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

10:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Sali Berisha paraqitet në SPAK, pritet nga mbështetësit

10:14 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

“PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride

10:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
Para

Vlorë - Arrestohet i riu grek, u kap duke shitur kanabis me doza

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona (EMRAT)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com