• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cilin drejtim po merr politika e BE për Lindjen e Mesme?

Në BE ka pak zgjidhje të praktikueshme dhe të reja në lidhje me gjendjen në Izrael apo në territoret palestineze. A ndihmon njohja e një shteti të Palestinës nga gjithnjë e më shumë anëtarë të BE?

08:59 : 28/05/2024
në BOTA

Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbetet besnike në plan afatgjatë zgjidhjes “me dy shtete”, pavarësisht luftës aktuale mes Hamasit dhe Izraelit. BE me këtë zgjidhje ka parasysh shtetin e Izraelit nga njëra anë dhe në anën tjetër shtetin palestinez në kufijtë, që u përcaktuan në vija të trasha para më shumë se 30 vjetësh në të ashtuquajturën ujditë e Oslos.

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën (27.05. 2024) kujtoi edhe njëherë, se BE vërtet zyrtarisht i qëndron “zgjidhjes me dy shtete”, por kjo zgjidhje nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ne duhet të flasim për këtë. “Kriza humanitare në Rripin e Gazës ka tani prioritet, tha kryediplomati i BE, por “nëse ne duam një zgjidhje afatgjatë politike, duhet që të angazhohemi më shumë.”

Rritet në 11 numri i njohjeve

Të gjitha vendet anëtare të BE e njohin shtetin e Izraelit. Territoret palestineze i njohin vetëm 9 vende. Nga e marta (28.05.) edhe Spanja dhe Irlanda e njohin një shtet palestinez, të përbërë nga Jordani Perëndimor, Jeruzalemi Lindor dhe Rripi i Gazës. Megjithatë nuk ka një qeveri të njësuar në këto rajone. Në Rripin e Gazës deri më tani ka sunduar Hamasi, që kategorizohet nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende si organizatë terroriste.

Lexo edhe:

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Malta dhe Sllovenia kanë bërë të ditur, se duan të njohin si shtet Palestinën, sapo të jetë momenti i duhur. Belgjika vendosi që eri në një moment tjetër të mos i njohë si shtet territoret palestineze, bëri të ditur ministrja e Jashtme, Lahbib. Shumica e vendeve të tjera anëtare të BE, po ashtu si Britania e Madhe dhe SHBA nuk e njohin shtetin palestinez. Vendet lindore, anëtare të BE, nga Polonia deri tek Bullgaria e kanë njohur Palestinën si shtet që në fund të viteve 80-të, kur ishin pjesë e bllokut lindor, që ndodhej në anën propalestineze. Edhe RDGJ e kishte njohur Palestinën si shtet me të drejta të plota. Me fundin e Republikës Demokratike Gjermane më 3 tetor 1990 dhe bashkimin me Republikën Federale kjo njohje u shua.

Außenministertreffen in Brüssel
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena BaerbockFotografi: Kira Hofmann/photothek/IMAGO

Gjermania, Franca, Italia presin

Shumica e vendeve të BE, mes tyre edhe Gjermania duan të njohin një shtet palestinez, kur të sundojë paqja dhe kur këtë hap ta bëjë edhe Izraeli. Një hap që duket gjithnjë e më shumë i pamundur. Qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanjahu, e refuzonte që para luftës aktuale kundër Hamasit një zgjidhje me dy shtete. Grupi terrorist i Hamasit nga ana e tij e refuzon plotësisht shtetin e Izraelit dhe ka shpallur si qëllim shfarosjen e shtetit hebre.

“Ne e mbështesim krijimin e një shteti palestinez, por shteti palestinez duhet të njohë Izraelin dhe të njihet nga Izraeli. Me siguri nuk mund të ketë shtet palestinez që drejtohet nga Hamasi, që është një organizatë terroriste”, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, që drejton aktualisht edhe grupin e shtatë vendeve më të industrializuara, G7.

Ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi në takimin e Brukselit, se para së të fillojë angazhimi serioz për zgjidhjen me dy shtete, duhet të marrë fund konflikti i përgjakshëm mes Hamasit dhe Izraelit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkoi sërish një ndërprerje humanitare të luftimeve në Gaza, “për t’i dhënë fund vuajtjes së pengjeve të marra, për t’i dhënë fund vuajtjes së njerëzve në Gaza.” Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1200 vetë, dhe mori 250 pengje, ushtria izraelite filloi një aksion shumë të zgjeruar ushtarak, për të shkatërruar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Injorim i udhëzimit të gjykatës – çfarë nënkupton kjo?

Por një ndërprerje e luftimeve është ende larg. Hamasi ka qëlluar sërish me raketa nga Rripi i Gazës në Tel Aviv. Ushtria izraelite bombardoi në Rafah ku u godit edhe një kamp refugjatësh, me pasojë vdekjen e 35 vetëve sipas të dhënave palestineze. “Të dyja palët nuk i respektojnë udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare”, tha i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Borrell. “Kjo është një dilemë e vërtetë. Çfarë mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare që vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të zbatohen?” Me këtë pyetje Borrell iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të premten me kërkesë të Afrikës së Jugut, kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë oparacionin ushtarak në Rafah dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare.

Goditet nga pala izraelite një kamp refugjatësh në Gaza, Izraeli e quajti këtë një "incident tragjik", njerëzit të mbledhur para rrënojave
Goditet nga pala izraelite një kamp refugjatësh në Gaza, Izraeli e quajti këtë një “incident tragjik”Fotografi: Ali Jadallah/AA/picture alliance

Ministrja e Jashtme e BE, Baerbock flet për shumë vende anëtare kur thotë. “Masat e përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme, dhe duhet natyrisht që të vihen në zbatim. Ne po shohim të kundërtën. Ka pasur goditje të tjera me raketa nga Hamasi. Në të njëjtën kohë shohim, se nuk sjell asnjë lloj përfitimi për sigurinë e Izraelit, kur asnjë nga pengjet nuk lirohet dhe kur njerëzit digjen në çadra.”

Baerbock iu referua me këtë sulmit të Izraelit në Rafah të dielën, ku u godit edhe një kamp refugjatësh. Rastin po e shqyrton tani edhe Prokuroria e Izraelit. “E drejta ndërkombëtare vlen për të gjithë. Kjo vlen edhe për luftimet izraelite”, tha Baerbock. Ministri i Jashtëm italian, Tajani kujtoi se edhe Hamasi e shkel të drejtën ndërkombëtare, duke i fshehur pozicionet e veta në mesin e popullsisë civile. Hamasi i instrumentalizon njerëzit në Rafah. “Izraeli duhet të tërhiqet në një grackë mediale.”

“Jo antisemitizëm i kryeprokurorit”

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell ushtroi kritikë të ashpër ndaj qeverisë izraelite. Njoftimi, se nuk do të respektohen aspak udhëzimet e Gjykatës Ndërkombëtare nuk pranohet, tha ai. Borrell kërkoi që të trajtohet me respekt jo vetëm Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, që është përgjegjëse për shtetet, por edhe Gjykata Ndërkombëtare që është përgjegjëse për persona të veçantë.

Edhe qytetarët izraelitë vuajnë, të afërm duke mbajtur fotot e pengjeve, gjysma e fytyrës e zënë nga një fotografi
Edhe qytetarët izraelitë vuajnë, të afërm duke mbajtur fotot e pengjeveFotografi: Marko Djurica/REUTERS

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë ndër të tjera ka aplikuar për urdhërarrest edhe kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për dyshimin për krime lufte. “Ne duhet të lemë gjykatën të vendosë, pa fyerje, se çfarë mendon për kërkesën e kryeprokurorit. Për fat të keq ky nuk është rasti. Kryeprokurori fajësohet për antisemitizëm, gjë ndodh gjithmonë, kur ka diçka që qeveria e Nentanjahut nuk e pëlqen. Akuza e antisemitizmit kundër prokurorit këtu nuk mund të pranohet aspak,” tha Borrell./DW

Etiketa: BElindja e mesme

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt BE-së, por a është gati ekonomia?

17:48 : 18/06/2026
AKTUALITET

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

08:33 : 18/06/2026
Para

Mjekja shqiptare në Gjermani: Kujdes mos pini shumë! Paracetamoli shkakton probleme me mëlçinë

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş