• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit!

16:30 : 25/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim mes luftës së korrupsionit në dy periudha të ndryshme kohore, por kur i njëjti prokuror hetonte këtë fenomen.

Berisha tha se, në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar. Ndërkaq i njëjti prokuror, tani nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar.

Lideri i opoztës deklaron se këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga SPAK-u i kontrolluar nga partia. Ai shton se këto të dhëna tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit.

Berisha shprehet se këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit.

Lexo edhe:

Përplasje interesash në SPAK/ Dumani shkarkon Krajën si drejtor, ja kë emëron në vend të tij

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit

Deklarata e plotë:  

Lufta kundër plaçkitjes së fondeve publike dhe pasurive tuaja, është e një rëndësie jetike, vendimtare, për qytetarin, kombin dhe vendin.

Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend.

Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023.

Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011.

Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha.

Jo pa qëllim.

Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK.

Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.

Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023.

Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.

Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje.

Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje.

Pra 4 herë më pak.

Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009.

Normale është të dini se sa u dënuan, sa persona u dënuan për veprën e korrupsionit për vitin 2008-2009, u dënuan gjithsej 630 punonjës, kundrejt 199 punonjësve që u dënuan në vitet 2022-2023.

Pra një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve.

Çfarë tregojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga Spaku i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.

Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit.

Dy momente kam për të sqaruar këtu.

Së pari, gjatë viteve 2005-2013, ministrat me ligj nuk lejoheshin të merreshin në mënyrë absolute me prokurimet publike dhe tenderat.

Së dyti, edhe kjo ka rëndësinë e vet, nëse në vitet 2008-2009, u përpunuan qindra e mijëra dosje dhe u dënuan 630 persona, kjo u bë me një kosto 12 herë më të ulët se sa gjykimi i 85 dosjeve, dhe dënimi i 199 personave në vitet 2022-2023, për faktin se 17 prokurorë marrin sot rroga dy herë e gjysëm sa presidenti.

Për faktin se, janë 60 hetues të BKH-së të cilët nuk ekzistonin më parë dhe mbi 100 punonjës të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat tuaja.

Kjo është arsyeja që afërmendshi merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit.

Kjo është dëshmia flagrante për këtë.

Etiketa: ALTIN DUMANISali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje interesash në SPAK/ Dumani shkarkon Krajën si drejtor, ja kë emëron në vend të tij

19:37 : 19/06/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, shkak mungesa e avoktatit

15:02 : 19/06/2025
AKTUALITET

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg për Dritan Lleshin

14:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

19:46 : 18/06/2025
Para

Gazetari Dervishi: Ja si Edi Rama po kopjon Presidentin e Turkmenistanit

TË GJITHA

U largua nga Vllaznia, Ardit Deliu vihet nën urdhrat e Orges Shehit në Kosovë

21:36 : 19/06/2025

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

21:29 : 19/06/2025

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita

21:27 : 19/06/2025

Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër

21:16 : 19/06/2025

DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani

21:11 : 19/06/2025

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

21:10 : 19/06/2025

Godina për jetimët, në shënjestër për ndërtime/ Si u përvetësua prona publike në “zemër” të Vlorës

20:58 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com