Paqsor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Lajmi i trishtë vjen vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl”, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G.
“Na rrafi njëri, na bëri peshk fare,” tha Hajdini në një video nga Spitali i Traumës ku po merrte mjekim pas sulmit.
Paqësor Hajdini ndërroi jetë duke lënë pas dhimbje për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.















