• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Këlliçi: Drejtuesit e shtetit fajësojnë Veliajn për Inceneratorin e Tiranës

14:47 : 16/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ka kërkuar SPAK që të fokusohet tek tre pika kryesore në hetimin për aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Përmes një deklarate për Media, Këlliçi shprehet se tre janë momentet ku duhet hetuar kontrata e koncesionit. E para është ai i miratimit të kontratës, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e miraton  pa vendim të këshillit bashkiak.

E tdyta, sipas Këlliçit është zbatimi i kontratës konçensionare dhe së fundmi monitorimi i koncensionarit nga Bashkia Tiranë.

Ndërsa e fundit është monitorimi i konçesionarit.

Deklarata:

Lexo edhe:

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Të nderuar qytetarë,

Përtej të gjithë konfuzionit të krijuar nga mediat që paguhen me paratë e inceneratorëve apo korrupsionit të Bashkisë Tiranë, e vërteta është një dhe vetëm një.

Kontrata konçensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente

Momenti i parë është ai i miratimit të kontratës. SPAK deri më sot ka gjetur përgjegjës Komisionin e Vlerësimit të Konçensionit duke arrestuar dy drejtorë të Bashkisë Tiranë, por SPAK ka harruar 3 shkresa shumë të rëndësishme.

Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij konçensioni.

Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi konçensionin e plehrave.

Aneksi nr.9 i kontratës konçensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar konçensionarin.

Momenti i dytë që duhet hetuar në këtë aferë është zbatimi i kontratës konçensionare. Këtu na vjen në ndihmë shkresa e Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, e datës 12 mars 2018, e cila i drejtohet Bashkisë Tiranë duke i thënë: “Për sa më sipër, duke qënë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgoni dhe konfirmimet e situacioneve, duke ndarë vlerën që duhet të paguajë Autoriteti Kontraktor për llogari të Bashkisë”.

Pra është fare e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte konçensionarin në terren është Bashkia Tiranë.

Nga administrimi i dokumentacionit dhe komunikimeve elektronike, Grupi i Ekspertëve pranë PD ka konstatuar se Bashkia Tiranë është i vetmi institucion që ka mbajtur komunikim ditor dhe mbi të gjitha i ka miratuar inceneratorit Tiranë tarifat për depozitimin e dherave, zë i cili nuk ishte pjesë përbërëse e kontratës.

Përmes këtij veprimi Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj ka siguruar të paktën 60 milionë euro shtesë të ardhura për konçensionarin

Momenti i tretë që duhet hetuar është monitorimi i konçensionarit. Sipas përcaktimeve të kontratës konçensionare, përkatësisht në Nenin 6.1 dhe Ligjit “Për Konçensionet”, struktura e vetme e cila ka detyrimin të kontrollojë zbatimin e kësaj kontrate është Njësia e Zbatimit të Projektit (NJZP).

Në Nenin 6.1.1 përcaktohet se: “Brenda 1 muaji nga data efektive, palët krijojnë Njësinë e Zbatimit të Projektit, e cila përbëhet nga 2 anëtarë nga Autoriteti Kontraktor (në këtë rast Ministria e Infrastrukturës), 2 anëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe 1 anëtar nga Ministria përgjegjëse për Energjinë”.

Sipas dokumenteve zyrtare të bëra publike nga kjo foltore, rezulton se: Me shkresën e muajit korrik të vitit 2023, Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i kërkon për të disatën herë, Erion Veliajt të sjellë përfaqësuesit e tij në NJZP dhe të mos bllokojë më punën e kësaj strukture, pasi në të kundërt ai do të jetë përgjegjës për cënimin e interesit të palës shtet.

Shkresa e dytë, e muajit nëntor 2023, e firmosur nga Administratori shtetëror i inceneratorit Tiranë z. Arjan Baçi, i cili pasi rendit problematikën urgjente të mungesës së monitorimit të kontratës konçensionare, përmbyllet si më poshtë: “Po kështu, u kërkojmë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe VEÇANËRISHT Bashkisë Tiranë, 2 anëtarët e së cilës mungojnë prej 2 vitesh, të marin pjesë në çdo mbledhje të NJZP, me qëllim mos dështimin e mbledhjeve”.

Të nderuar qytetarë,

Përpos lajmeve të fabrikuara nga zyra e propagandës së Bashkisë Tiranë përmes mediave të paguara nga inceneratorët, jo vetëm nr.2 i qeverisë Belinda Balluku, por mbi të gjitha Administratori Shtetëror, bëjnë përgjegjës Bashkinë e Tiranës dhe specifikisht Erion Veliajn, për bllokimin e funksionimit të NJZP, e për pasojë zhdukjen e 132 milionë eurove në drejtim të paditur, pasi edhe sot që flasim, incenerator NUK KA, e ndërkohë pronari faktik Erion Veliaj merr përsipër pagesën në masën 100% të detyrimit kontraktual vjetor.

Është e qartë si drita e diellit, se në të 3 momentet që analizuam emri i vetëm i përbashkët, është pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj.

SPAK e ka të kotë që zgjat agoninë e tij. Ditët në vijim, do t’i vijmë sërish në ndihmë SPAK duke bërë publik për herë të parë studimin e fizibilitetit të vitit 2014 të IFC dhe aty do të kuptohet se si Erion Veliaj ka 3 fishuar vlerën e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet duke futur duart shumë thellë në xhepin e çdo qytetari të Tiranës.

Ju faleminderit.

Etiketa: inceneratorikelliciVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Zgjedhjet në Tiranë farsë, nuk ka më asnjë garanci juridike në këtë proces

18:51 : 02/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409
AKTUALITET

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025
Para

Seancë maratonë për ish zyrtarët e ASHK dhe ish deputetin, lihen në fuqi masat e sigurisë

TË GJITHA

Padi për shpifje/ Gjykata dhe Prokuroria i “thyejnë hundët” mashtruesit të ilaçeve, Nadir Çausholli

13:11 : 13/10/2025

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

13:09 : 13/10/2025

Deklaratat e Von der Leyen, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në BE

13:04 : 13/10/2025

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

12:53 : 13/10/2025

Gjyqtari kushtetues/ Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

12:48 : 13/10/2025

“Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

12:41 : 13/10/2025

Avokati i Popullit/ Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk bëhet pjesë e procesit, do ta zgjedhim ne

12:39 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com