• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitja e aksioneve të Eco Tirana/ Këlliçi: Veliaj në rolin e negociatorit të inceneratorit

15:18 : 08/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajt.

Përsa i përket kallëzimit të djeshëm në SPAK, Këlliçi shpjegon se janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë, ECO Tirana.

“Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.

Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.

Lexo edhe:

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë.”– deklaroi Këlliçi duke shpjeguar skemën që ngre dyshimet.

Këlliçi deklaron se për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë. Ai shton më tej se në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

Këlliçi thekson se Veliaj së bashku me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme kam depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për shtetasin Erion Veliaj. Janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.

Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Sipas dokumentit në ekran, shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.

Por ky dokument përmban një të dhënë edhe më komprometuese. Deri më Qershor të vitit 2015, negociatat mes palëve, citohen në dokument si informale. Pas zgjedhjeve lokale, më Qershor 2015, kur Erion Veliaj u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, këto negociata, sipas këtij dokumenti, me vendim të Asamblesë së Ortakëve FORMALIZOHEN, për tu mbyllur me sukses të plotë më Qershor të vitit 2016, atëherë kur themelohet kompania ECO Tirana, me aksioner 51% Bashkia Tiranë dhe 49% AMIA Verona.

Pas këtij veprimi, në Gusht të vitit 2016 ndodh tragjedia. Në Landfillin e Sharrës gjendet i pajetë trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Deri në këtë ditë, po me firmën e Erion Veliajt, biznesi i riciklimit i ishtë dhënë drejtorëve 5D të Bashkisë.

Pas tragjedisë së Ardit Gjoklajt, menjëherë Erion Veliaj vendos të shpërblejë sekserin Vladimir Fezga, duke ndërmarrë 2 veprime. E para i jep të drejtën këtij shtetasi për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës dhe le të ndalemi pak tëk ky moment:

Sipas dokumentacionit që kam depozituar në SPAK, Vladimir Fezga kur paraqitet për të marrë lejen mjedisore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, depoziton sipas përcaktimeve ligjore kontratën dhe miratimin që i ka dhënë Bashkia Tiranë për përdorimin e tokës dhe të impiantit në landfill.

Asokohe i pyetur nga gazetarët, Erion Veliaj shprehej se nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë e Vladimir Fezgës, pasi do duhej të merrte fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’.

Ndërkohë edhe pse u vu në dijeni nga gazetarët, ai zgjodhi të mashtrojë publikisht dhe i ka konfirmuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vërtetësinë e letrave të dorëzuara nga Fezga e për pasojë, pa u pyetur fare Këshilli Bashkiak Tiranë, Agjencia vendos të miratojë lejen mjedisore.

Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.

Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.

Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë.

E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.

Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë.

Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.

Etiketa: Belind Këlliçieco tiranaErion Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
Para

Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të çeliktë”

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş