• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndoka: Rama-Veliaj dy hajdutë që shantazhojnë njëri-tjetrin, kryebashkiaku të japë dorëheqjen

14:15 : 26/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Opozita është detyruar të kthehet në mekanizëm shtesë të prokurorisë për shkak të skandaleve, ndërsa SPAK po vepron me standard të dyfishtë”. Kështu u shpreh kreu i PDK-së Nard Ndoka në A2 CNN, sipas të cilit, Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.

“Skandali nuk i lë radhë skandalit por ngjarja që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës është çudibërëse sa i takon dhe reagimit të drejtësisë. Sot do kishte një situatë tjetër nëse drejtësia do të kishte vepruar pa akuzat e opozitës. Nuk funksionon sistemi. Janë disa raste që drejtësia vihet në veprim vetëm pas denoncimeve të opozitës. Opozita nuk është prokurori, por institucion që kontrollon taksat e shqiptarëve, mbron interesin publik, sensibilizon qytetarët. Ne e kemi detyruar opozitën të kthehet në mekanizëm shtesë të prokurorisë. Ne ndodhemi përballë realitetit që të vetmin institucion kemi opozitën, që është në shesh në denoncime”. 

Ndoka thekson se Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen për të vendosur një standard në politikë. Sipas tij edhe nëse nuk ka dijeni për drejtorët e korruptuar është përgjegjësia e tij përzgjedhja e tyre.

“Sot ne duhet të kishim një dorëheqje të kryetarit të bashkisë, pas asaj që ndodhi. Nuk po them të jepte dorëheqjen e të shkonte në qeli, por se ishte goditur bashkia e tij nga disa drejtues. Ai ka përgjegjësi se bashkia ka auditin e vet të brendshëm që kontrollon veprimtarinë e drejtorive përkatëse. Firmën nuk ta merr njeri me zor. Nuk është se kryetari i bashkisë duhet të japë dorëheqjen për çdo gjë që ndodh në bashki, Por kur përgjegjësia e tij është direkte, është ligjore, morale e politike duhet të vendosim një standard. Kemi pasur në vite që një drejtues për gjëra të vogla ka dhënë dorëheqjen kemi pasur ministra, kryetarë parlamenti që janë përballur me një akuzë. Nuk di çfarë mund t’i ndodhë një drejtuesi një akuzë më e rëndë se kaq që të hapë dorëheqjen. Është një armatë, është grup i strukturuar kriminal që taksat e shqiptarëve i kanë përdorur për biznesin e tyre privat. Nëse kryetari i bashkisë nuk ka informacion për këto që kanë ndodhur në bashki është një leshko dhe për këtë fakt duhet të dorëhiqet si përgjegjësi politike. Nuk mund të thuhet që përgjegjësia është individuale”.

Ai akuzoi kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës si dy hajdutë që shantazhojnë njëri-tjetrin, ndërsa për Ramën thotë se do të lëshojë edhe të vëllain për karrigen e tij.

Lexo edhe:

Deputetët më shumë i druhen vezës sesa gurit e hurit

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

“Rama i ka pasur në krah të gjithë hajdutët; Tahirin, Ahmetajn, Beqajn, por për karrigen e tij ai i lëshon. Nesër do të lëshojë dhe Olsin. Ai nuk pyet, jo më për Veliajn, ai e ka frikë Erjon Veliajn se është përpjekur t’i tregojë muskujt. Këta janë bërë dy hajdutë që shantazhojnë njëri-tjetrin dhe në sy të opinionit duket se Rama e ka ngrënë presionin, por punon me mekanizmat e tij të fshehta. Nuk është në projektet e tij Veliaj, se këto janë investime të Sorosit. Rrënjët janë më të thella. Soros ka interesa ta përdorë Shqipërinë si kosh financiar dhe kishte projektuar Bashën tek opozita, Ramën dhe pasues i Ramës Veliaj. Kjo skemë ra poshtë. Ra Basha, po bie dhe Veliaj dhe Ramës i duhet të rrijë disa netë pa gjumë se kush do të jetë pasuesi. Rama përzgjedh njerëzit më të këqinj të mundshëm, një prej tyre është dhe Veliaj”.

Duke e akuzuar Prokurorinë e Posaçme për standard të dyfishtë dhe të kapur nga mazhoranca, Ndoka thekson se është kthyer në një parcelë gjuetie influencash mes Ramës e Veliajt

“Shohim që edhe SPAK vepron me standard të dyfishtë. Spak po demonstron çdo ditë që është i kapur nga mazhoranca punon me regji nga kryeministri. është i kapur nga segmente të tjera. Ka pasur influencë edhe Veliaj. Është kthyer në një parcelë gjuetie influencash mes Ramës e Veliajt dhe kjo shihet qartë. Ka arritje në punën e vet, por edhe ka futur një frymë fike për fatin e keq”. 

Edhe pse flet për një frymë frikë nga SPAK, Ndoka vetë nuk ndjen asnjë lloj presioni edhe pse ka 30 vite në politikë dhe për këtë meritën ia njeh Sali Berishës. Ndërsa për kreun ePL-së thotë që ndihet në presion.

“Jo fare, s’kam asnjë akuzë kurrë për korrupsion. Unë kam pasur një kryeministër xhandar. adiskutim që Meta ndihet në presion. Kjo mazhorancë ka bërë dy-tre komisione hetimore për ta shkarkuar me akuzat nga më banalet dhe e kupton që ka një presion politik. Kemi 5-6 vite që shumica e tv dhe analistët dalin e thonë që u arrestua sot. u arrestua nesër, jo do arrestohet Monika, jo Iliri, presion është ky. Dhe njeri është Ilir Meta”.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajnard ndokashantazhojne

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputetët më shumë i druhen vezës sesa gurit e hurit

08:42 : 23/07/2026
AKTUALITET

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026
AKTUALITET

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026
AKTUALITET

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026
Para

Rama refuzoi kërkesën për interpelancë, Bardhi: Boll u fshehe, frikacak!

TË GJITHA

Përshkallëzohet situata te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik

09:11 : 23/07/2026

‘Blindimi’ i Kuvendit, Bardhi: Akt i papranueshëm! Policia po kufizon lirinë e protestuesve

09:07 : 23/07/2026

“Parlament i krimit”/ Protestuesit ‘pritë’ deputetëve te Kuvendi: Nuk na përfaqësoni!

09:00 : 23/07/2026

Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë: Shmangni zonat përreth protestës!

08:55 : 23/07/2026

“Hapni rrugën”/ Policia bllokon trotuarin te Kuvendi, qytetarët përplasen me efektivët

08:48 : 23/07/2026

PD depoziton kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit komisionit për “Territorialen”

08:45 : 23/07/2026

Deputetët më shumë i druhen vezës sesa gurit e hurit

08:42 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet