Situata para godinës së Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, teksa protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur nga forcat e policisë përreth institucionit.
Pas marshimit drejt Kuvendit dhe thirrjeve kundër qeverisë e klasës politike, një grup protestuesish kanë shtyrë dhe larguar barrierat metalike, duke tentuar t’i afrohen hyrjes së godinës.
Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe kastës së vjetër politike, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vazhdim.














