• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkeljet/Skandali me pranimet në Magjistraturë, a do të hetojë Dumani,Arben Rakipin?

12:40 : 24/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një shkelje, në dukej e vogël, e Rregullore së Pranimit për në Shkollën e Magjistraturës, ka ngritur dyshime të forta për manipulimin nga ana e drejtorit të këtij institucionit, Arben Rakipi, të listës paraprake të fituesve për gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes.

Të dhënat e publikuara deri më tani, sidomos reagimi i një grupi të gjerë konkurentësh për në Shkollën e Magjistraturës, japin përshtypjen se veprimet Brenda Shkollës së Magjistraturës kanë një sfond korruptiv, me personazh kryesor Arben Rakipin.

Deri më tani, nga SPAK-u nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për këtë çështje, pavarësisht se kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka deklaruar më shumë se njëherë që struktura që ai drejton është shumë e ndjeshme ndaj raportimeve për raste të dyshuara abuzivizmi dhe shkeljesh ligjore në radhët e zyrtarëve të rëndësishëm shtetërorë.

Në foto: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, në një ceremoni për diplomimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj

Konkursi i Pranimit në Shkollën e Magjistraturës zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë zhvillohet testi i njohurive të përgjithshme, me pyetje që ndërtohen nga degë të ndryshme të fushës së të drejtës.

Lexo edhe:

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Një administrator ankohet në kushtetuese

Aplikantët, pasi u përgjigjen pyetjeve të testit, duhet të vendosin shkronjat e përgjigjeve të përzgjedhura prej tyre në një fletë të parë. Kjo fletë lexohet nga një pajisje elektronike, “Scantron”, e cila nxjerr përgjigjet në një kohë shumë të shpejtë.

Aplikantët e kualifikuar në këtë fazë, përfshihen në fazën e dytë, ku duhet të plotësojnë teza për raste (kazuse) konkrete.

Faza e parë e provimit të pranimit për studentët e Magjistraturës që do të pranohen për vitin akademik 2014-2015, u shoqërua me një mënyrë skandaloze të menaxhimit nga titullari i Shkollës, Rakipi.

Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës, në Aneksin 2, “Procedura e organizimit të provimit për seleksionimin e kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës”, parashikon se provimi i fazës së parë “…do të zhvillohet në të njëjtën sallë dhe do të vlerësohet elektronikisht po aty, në prani të pjesëmarrësve”.

Në foto: Rregullorja e pranimit në Shkollën e Magjistraturës parashikon procedurë vlerësimi transparente

Rregullorja ka parashikuar vlerësimin elektronik në prani të pjesëmarrësve (kandidatëve) për të realizuar një nga qëllimet kryesore, transparencën maksimale në përzgjedhjen e kandidatëve fitues.

Ky parashikim i Rregullores u zbatua fillimisht edhe për testin e zhvilluar në 22 Prill të këtij viti. Në përfundim të vlerësimit, u shpallën fitues 79 kandidatë, të cilët do të vijojnë garën për 20 vende vakante për profilin “gjyqtar”; 25 vende vakante për profilin “prokuror” dhe 15 vende vakante për profilin “ndihmës ligjorë”, pra, për një total prej 65 studentësh të rinj.

Por, menjëherë pas mbylljes së procedurës së vlerësimit, aplikantët mësojnë se lista e fituesve ishte ndryshuar, duke iu ishin shtuar edhe 42 emra të tjerë, duke bërë që numri i kandidatëve që kalojnë në fazën e dytë të arrijë në 121 emra.

Ky ndryshim (zgjerim) liste është bërë nga vetë Shkolla e Magjistraturës, në mungesë totale transparence dhe në kundërshtim me Rregulloren e institucionit.

Aplikantët që ishin shpallur fitues në vlerësimin transparent, reaguan fuqishëm, duke i dërguar Shkollës së Magjistraturës një peticion, në të cilin kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës, pasi dyshojnë se ka pasur ndërhyrje dhe favorizim të emrave të veçantë.

Në foto: Peticioni i kandidatëve, ku kërkohet anulimi i testimit të fazës së parë për pranimin në Shkollën e Magjistraturës

Ky peticion u injorua tërësisht nga Bordi i Shkollës së Magjistraturës dhe drejtori i saj, Arben Rakipi.

Ky i fundit, në një prononcim për Top Channel, e justifikoi ndryshimin e listës me një “gabim teknik”.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një….Pajisja Scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe Scantroni, gabimisht, ka llogaritur listat, duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, deklaroi Rakipi.

Qëndrimi i Arben Rakipit duket si një “lojë fjalësh”, me qëllim për të mbyllur njëherë e përgjithnjë skandalin që e organizoi me vetëdijen e tij të plotë.

Rakipi deklaroi se “u konstatua gabim në leximin e pajisjes Scantron dhe u korrigjua”.

“Boldnews.al” konsultoi Rregulloren e plotë të Shkollës së Magjistraturës dhe nuk u gjet asnjë parashikim për “korrigjim për gabim të pajisjes”. Kjo do të thotë që Rakipi dhe kolegët e tij në Shkollën e Magjistraturës, kanë ndërmarrë një veprim që nuk parashikohet.

Drejtori Rakipi nuk ka dha asnjë sqarim se përse ky “korrigjim gabimi që erdhi prej pajisjes elektronike” nuk u realizua në transparencë dhe në prani të aplikantëve, për të shmangur çdo dyshim dhe keqkuptim.

Gjithashtu, Arben Rakipi deklaroi se “ka pasur ankesa, të cilat do të shqyrtohen një për një”. Edhe ky qëndrim është, më së paku, një abuzim me kandidatët që u shpallën fitues në testin e parë dhe transparent.

Rregullorja e Shkollës parashikon që kandidatët mund të ankimojnë rezultatin e tyre. Por, në asnjë pikë të Rregullores nuk parashikohet e drejta që një kandidat të kundërshtojë përfshirjen në listën e fituesve paraprakë të një emri tjetër.

Kjo do të thotë që, edhe procedura e ankimit individual nuk do të mund të sqarojë dyshimet për shkelje ligjore në procesin jo-transparent të zgjerimit të listës së fituesve.

Për më tepër, Arben Rakipi ka ndërmarrë të gjithë iniciativat për të shuar këtë skandal, për të cilën janë ngritur dyshime me prapavijë korruptive.

Ndërkohë që kandidatët dërguar peticion për anulimin e testimit të fazës së parë, Shkolla e Magjistraturës vendosi zhvillimin e fazës së dytë në 24 Prill 2024, ku, natyrisht, do të përfshihen edhe ata 42 emra që u shtuan në “errësirë të plotë” në listën e fituesve paraprakë.

E gjithë ecuria e këtij skandali krijon dyshimet për shkelje ligjore në procedurën e pranimit të Shkollës së Magjistraturës. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të vlerësojë nisjen e një hetimi penal ndaj Arben Rakipit.

Etiketa: Arben Rakipifituesithetimemagjistraturapranimetshkeljetskandalispakstudentettestimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

21:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Një administrator ankohet në kushtetuese

20:30 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
Arben Lleshi , Klevis Lleshi, Agim Hoxha, Artan Lleshi
AKTUALITET

Hakmarrja për vrasjen e Agim Hoxhës solli ekzekutimin dhe rrëmbimin e 5 anëtarë të familjes Lleshi

10:04 : 26/09/2025
AKTUALITET

Mbaroi dënimin, Vangjush Dako lë qelinë e burgut të Durrësit

09:23 : 26/09/2025
AKTUALITET

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025
Para

Dokumentari i RAI3: Fytyra e burrështetasve hajdutë shpërfaq pafytyrësinë e elitave shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com