Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë një takimi me demokratët në Belsh ka sulmuar drejtësinë.
Flamur Noka u shpreh se Qeveria e ka mendjen vetëm për të vjedhur, por Edi Rama qëndron akoma, sepse e mban në këmbë SPAK-u.
Ai shtoi më tej se Rama është përgjegjësi dhe urdhëruesi për kocesionet dhe inceneratorët, por nuk është kështu për Skapin e partisë.
Sipas Nokës, opozita është shpallur armike nga skapi dhe drejtësia me regji, ndërsa Sali Berisha është i burgosur politik sepse i nxjerr te palarat regjimit me kriminelë dhe korruptiv
FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD-së, FLAMUR NOKA NË BELSH:
Belshi, e gjithë pllaja e Dumresë janë një zonë e bekuar nga perëndia, me kaq shumë bukuri e me mbi 80 liqene. A duhet të ketë varfëri, mungesë shprese, ikje masive nga ky vend kaq i begatë për nga natyra? Si rregull nuk duhet të kishte.
Por e vërteta është se pjesa më e madhe e banorëve këtu nuk jetojnë mirë, punojnë shumë dhe rezultati nuk mjafton.
Pjesa më e madhe e banorëve të Dumresë, nuk janë në ato kartolinat që nxjerr Edi Rama, apo ministrat e tij që çdo mrekulli që Zoti i ka fal kësaj pllaje apo Shqipërisë i mburret sikur të ishte krijues ai. Kartolina të përzgjedhura me shumë kujdes që duan të krijojnë iluzionin se çdo gjë shkon mirë, duan të fshehin gjendjen reale.
Sikur qeveria të kishte vetëm pak vëmendje ndaj jush këtu bujqve dhe blegtorëve, banorët e kësaj zone duhet të jetonin mirë, me kushtet që kanë.
Por askush s’do t’ia di. E kane mendjen vetëm për të vjedhur paratë tuaja. Gjithë kjo pllajë këta banorë punëtorë me zero subvencionim.
Siç ka krijuar rrjetin e tij të hajduteve në sektorë të tjerë, të tillë ka krijuar edhe në bujqësi. Paratë i marrin një grusht njerëzit, afër qeverisë. Të gjitha paratë.
Vjedhja në bujqësi është më e tmerrshmja, të dashur miq. Sepse abuzohet jo vetëm taksat e shqiptarëve, por shpërdorohen e ndahen mes pushtetarëve edhe taksat e qytetarëve gjermanë, francezë, me fondet që BE ka dhënë për të ndihmuar prodhimin shqiptar, fermerin shqiptar.
Dhe ndërtohet resorti turistik ‘Zoe Hora’ në Dhërmi me fondet Gjermane.
Ju e dini se ky fond është ndaluar, sepse BE e kuptoi se këta kishin dorë. Akademistja e Barinjve beri kërdinë ..
Këta kanë dorë kudo, te inceneratorët, tek Xibraka, tek 5D , tek çdo fond publik.
Në çdo vend normal, një kryeministër që i ka në burg të gjithë bashkëpunëtorët e tij, pikërisht për abuzim me detyrën, me qeverisjen ,,duhet të ishte larguar.
Edi Rama qëndron akoma sepse e mban në këmbë SPAKU. A mund të imagjinohet që ai të jetë urdhëruesi e përgjegjësi për koncesionet, por për Skapin e Partisë jo.
Është përgjegjësi për inceneratorët në sytë e çdo shqiptari por për SKap jo. Pra çdo fushë që ai mbulon e është përgjegjës është në SPAK, vetëm ai jo.
E njëjta gjë me mëkëmbësin e tij në Bashkinë e Tiranës. Gjysma e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij në burg, vetëm ai jo.
Po pse krijoi drejtësia e re një monument kaq të madh pandëshkueshmëria, pse u dha imunitet Ramës dhe Veliajt. Mos është i shqetësuar vallë SPAK për fatin që do të kishte Partia Socialiste. Nëse janë të merakosur se çdo të ndodhte me këtë forcë politike, po ua them unë këtu, se do t’i bënin nder. Pasi kjo kastë e korruptuar, kjo bandë e gërshetuar mes rilindjes dhe mjaftit, po e shkatërrojnë atë parti, po u marrin frymën socialistëve të ndershëm.
Kështu që i them Dumanit te SKAP të zbatojë ligjin e të mos ketë hallin se dëmton Partinë Socialiste Te i heq pandëshkueshmërinë dyshes Rama-Veliaj, Ligji I trajton ata si të barabartë para tij si gjithë të tjerët.
Ndërsa opozitën e ka shpallur armike skapi dhe drejtësia me regji..
Sali Berisha i burgosur politik pse i nxjerr te palarat regjimit me kriminelë dhe korruptiv
Sali Berisha. Simboli i anti korrupsionit ne Shqipëri. Simboli i antikrimit ne Shqipëri. Edhe aleatet tjerë.
Te dashur miq
Ndaj themi se Dëmin e vërtetë drejtësia e re po ja bën vendit, pasi qytetarëve po u thuhet se Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj kanë të drejtë të vjedhin, të pasurohen, të bëjnë ç’të duan ata me fondet, me taksat, me pasuritë e këtij vendi.
Drejtësia e re, po u thotë qytetarëve se ka një ligj e një drejtësi për ata, e një ligj e drejtësi tjetër për Ramën e Veliajn. Po u thotë qytetarëve se kjo dyshe, paskan të drejta më shumë, se ata nuk i kap ligji. Kjo është dramatike të dashur miq. Kjo i bën njerëzit të humbin shpresën e të kërkojnë të ikin, të braktisin vendin.
Dhe ketë gjë ju e identifikoni me mire se kushdo. Se këtu keni Tafanin…
Të dashur miq!
Edhe këtu në Belsh ne mund të bëjmë diferencën mes punëve konkrete, akteve të mëdha dhe propagandës. Fotot që nxjerr Rama nga Belshi vijnë pas shumë gjërave të tjera, përpara se të shkojmë tek ato shfaqje e fasada.
Rruga që ndërtoi Partia Demokratike, tuneli i Elbasanit e kanë bërë të mundur këtë. Ju e dini se sa larg ishte Belshi me Tiranën. Dhe duhej shumë mund, e shumë vetë e mendonin dy herë ardhjen këtu. Ndaj para atyre fotove, ka një histori.
Ai që bën si krijues i kodrave të buta e i 84 liqeneve, po të donte ka edhe ai punë, edhe ai mund të bënte diçka. Mund të kishte rritur pagat, pensionet, mund të kishte subvencionuar prodhimin, mund të kishte rritur ndihmën ekonomike, mund të kishte shtuar listën e ilaçeve të rimbursueshme. Asgjë nga këto për 11 vite.
Pse, sepse paratë vidhen e ndahen mes tyre.
Sa herë ka një abuzim me fondet, sa herë çohen miliona euro në pak duar, duhet ta dini të dashur miq, se ju këtu në Belsh e kudo në Shqipëri po u mohohet një drejtë që ju e keni. Po u mohohet cilësia e jetës. Po u mohohet dalja nga varfëria. Po u mohohet mundësia për të rritur mirëqenien tuaj, për të shkolluar e për t’u garantuar një të ardhme fëmijëve.
Rilindja ka vetëm një synim. Mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, Shihni çfarë bënë këtu në Belsh. E grabitën mandatin e Bashkisë me të gjitha mjetet e mënyrat. Populli nuk ua dha besimin. Po ata e morën me dhunë, me shkelje të ligjit e çdo norme të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E prapë me një grusht votash diferencë. Pse?
Sepse Bashkia këtu i duhet Ramës për synimet e veta, për të prodhuar vota për pushtetin e tij.
Nuk i duhet sepse ka një projekt për ju, ose sepse kërkon t’iu shërbejë. As nuk ekzistojnë njerëzit, qytetarët, hallexhinjtë.
5D e Erjon Veliajt e kemi edhe ne Belsh. Miku i kryetarit. E njëjta skeme kudo
Miq të nderuar!
Partia Demokratike është bashkuar dhe është në krye të një aksioni të pashembullt në përballje dhemb për dhemb me këtë regjim. Ne i kemi kapur ata në çdo aferë dhe i kemi nxjerrë lakuriq me gjithë veset e hajdutërinë e tyre, para syve të shqiptarëve.
Kjo është një betejë e fituar nga Opozita e Bashkuar, edhe pse ata kanë çdo pushtet në kontroll e shumicën e mediave.
Ne jemi të angazhuar çdo ditë në pasurimin e fuqisë opozitare me potenciale, me të rinj e të reja, me vlera e me ide. Nuk është një rrugë e lehtë. Kërkon punë, vrull çdo ditë. Dhe secili nga ju, ka në dorë të zhvillojë, të shtojë një tullë në ndërtimin, në fuqizimin, në konsolidimin tonë, e të alternativës që do të paraqesim para qytetarëve.
Ne duhet të sjellim ndryshimin që vendi e kërkon, që Belshi e shqiptarët kudo duan. Këtë mund dhe duhet ta bëjmë me njerëzit, duke punuar ngushtë me ta, duke qëndruar me ta.
Unë jam i bindur se do t’ia dalim. Pranvera shqiptare ka nisur, ka çelur sythet e saj kudo. Ne duhet të kujdesemi, t’i prijmë asaj, drejt ditës së madhe. Që nuk është larg.