• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i refuzoi interpelancën për Olsin/ Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend për trafikun e drogës

19:29 : 10/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Kjo kërkesë e Bardhit vjen pasi kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i refuzuan interpelancën që kërkoi deputeti demokrat me kreun e qeverisë për implikimin e vëllait të kryeministrit, Olsi Ramën në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Në kërkesën e sotme të Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

Ashtu si në rastin e hetimeve për kanabisin, agjencive ligjzbatuese shqiptare do t’u vinin në ndihmë autoritetet e drejtësisë evropiane. Konkretisht, në Dhjetor 2014, Prokuroria e Hanoverit do të informonte Prokurorinë shqiptare së një grup kriminal kishte filluar prodhimin e kokainës, me qëllim trafikimin e saj në territorin gjerman.

Hetimet e mëtejshme do të zbulonin një fabrikë prodhimi dhe përpunimi të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, si dhe do tëzbardhte identitetin e një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga Genci Xhixha, Ilir Hyseni dhe Gentian Gjonaj, dhe kishte nëpërbërje gjashtë shtetas të tjerë, në role të ndryshme, përfshirë dy shtetas kolumbianë që merreshin me prodhimin e lëndës narkotike. Nëntë shtetasit e identifikuar u dënuan për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në formën e grupit tëstrukturuar kriminal, por sic del nga vendimet gjyqësore për shkak të gabimeve të kryera gjatë hetimeve nga Policia e Shtetit, si dhe dekonspirimit të operacionit, nuk u arrit të provohej trafikimi i kokainës, për të cilën kishte nisur hetimi fillimisht.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotë identitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrenë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve të paidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024″, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Bardhi shprehet se është detyra e deputetëve që të shqyrtojnë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë”, përfundon shkresa e Bardhit.

Etiketa: bardhiEdi Ramamocion parlamentarOlsi Ramatrafiku i droges

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

Chelsea nxjerr 11 lojtarë në shitje, mes tyre edhe Armando Broja

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş