• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duhet t’i kërkonin llogari, anëtarët e KLP-së në garë për t’i bërë elozhe Dumanit të SPAK

15:14 : 05/04/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) është një moment i veçantë, si për aktivitetin e institucionit, ashtu edhe për të adresuar problematikat, sidomos mbi pritshmëritë e publikut.

Gjatë vitit 2023, SPAK-u ka pasur hetime të rëndësishme dhe arrestime të zyrtarëve të niveleve mesatare të larta.

Në të njëjtën kohë, mbi SPAK-un ka pasur edhe kritika apo akuza se po vepron me standarte të shumëfishta, ku më kryesorja është ajo që nuk guxojnë t’i përmendin emrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, megjithëse roli i këtyre dy zyrtarëve është i dyshimtë në aferën e inceneratorëve apo edhe tek skandali korruptiv “5D”.

Por, mbedhja e fundit, e zhvilluar në mes të kësaj jave, u shndërrua më shumë në një paradë “suksesesh”, në të cilën një pjesë e rëndësishme e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u vunë në garë me njëri-tjetrin se cili do t’i thurte elozhet më të bukura dhe më të fryra kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

“Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje me pyetjet e disa prej anëtarëve, në të cilën dallohet qartësisht se shqetësimi i tyre më i madh ishte se si t’i binin në sy Dumanit, kur, bazuar në tagrin e tyre ligjor, kishin për detyrë që të kërkon përgjigje, kryesisht për dyshimet e opinionit publik mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Pas raportimit të Dumanit, fjalën e mori kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Para se të hapte serinë e diskutimeve, Balla u shpreh:

Alfred Balla: Faleminderit z. Dumani, për tabllon e qartë…Unë, në emër të Këshillit, Ju falenderoj dhe shpreh vlerësimin e lartë për punën Tuaj gjatë vitit 2023….

Në viji, fjalën e mori anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Stakaj, i cili bëri një koment të gjatë, plot elozhe e superlative.

Vatë Stakaj: Unë desha të filloj në radhë të parë me një falenderim të veçantë për punën e bërë nga institucioni juaj (SPAK), për të cilën ndjej një kënaqësi mjaft të madhe. Jeni ndoshta një nga institucionet që keni arritur nivelin e përfaqësimit të Shqipërisë tek partnerët tanë ndërkombëtar, ndoshta institucioni më i mirë që ka vendi ynë. Vetëm po të shikosh raportin që keni sjellë, pa i hyrë përmbajtjes, po vetëm formës së tij, tregon që institucioni juaj ka punuar shumë mirë dhe për këtë ju falenderoj”.

Seria e falenderimeve vijoi me nënkryetarin e KLP-së, Tartar Bazaj:

Tartar Bazaj: Unë, duke ju falenderuar për konsideratat që kam për personin tuaj, paralelisht, ju e dini që kur keni kandiduar për drejtues të SPAK-ut, unë e kam parë finesën tuaj dhe e kam hartuar në 120 faqe sot, që e kam në e-mail…

Anëtarja Arta Mandro ishte disi më e kuruar në vlerësimet e saj, por gjithësesi iu bashkua elozheve me superlative të anëtarëve të tjerë parafolës të KLP-së.

Arta Mandro: Raporti flet vetë dhe performanca juaj flet vetë. Është institucion i ri, që kërkon edhe kohën e vetë. Raporti më duket i plotë dhe i bashkohem të gjithë vlerësimeve që bënë kolegët më parë.

Anëtarja tjetër e KLP-së, Nurihan Seiti, gjithashtu nuk i kurseu elozhet për SPAK-un dhe drejtuesin e saj.

Nurihan Seiti: Faleminderit vërtetë për raportin. Ky raport që sollët këtu, nuk është më ai diletanti që po formon shtyllën kurrizore. Tani, unë mendoj që ju jeni formëzuar. Ju do të kaloni në një shkallë tjetër, në shkallën e pritshmërive të Republikës së Shqipërisë, ndoshta të të gjithë shqiptarëve që janë në botë. Vërtetë të falenderoj për këtë pjesë.

I fundit në radhën e anëtarëve që shprehën vlerësime të shumta për SPAK-un dhe personalisht për kreun e saj, Dumani, ishte anëtari Zeqir Hoda.

Zeqir Hoda: Është arritja më e madhe që struktura e SPAK-ut dhe drejtuesi, kanë arritur nivelin që qytetarët kanë dëshirë dhe pritshmëri që të dëgjojnë zotin Dumani. Unë shpreh vlerësimet e mia më të mira dhe më të larta për prokurorët që ushtrojnë funksionet në atë strukturë dhe për zotin Dumani që drejton atë strukturë.

Etiketa: anëtarët e KLP-sëDumaniEdi Ramagarakorrupsionllogariprokuroria e posacmespakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
Para

Argita Malltezi zbulon prapaskenat: Bashën e kërkonte një parti tjetër, para se t'i bashkohej PD-së

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com