• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do duhet ta çojë Rama Tiranën në zgjedhje?

17:50 : 03/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Ramës do t’i duhej të merrte një vendim politik sa i takon shndërrimit të Bashkisë së Tiranës në një çerdhe korrupsioni dhe batërdie më paratë publike. Jo se kryeministri ndan ndonjë filozofi të ndryshme nga ajo e Erjon Velisë sa i takon sistemit me të cilin menaxhon pushtetin, por sepse kur degjenrimi arrin pikën kritike, diçka duhet sakrifikuar për të mbrojtur organizatën.

Kur erdhi në pushtet, Edi Rama kërkonte të legjitimohej me tëzën se nuk ka individë të korrptuar por është sistemi që i korrupton ata dhe premtoi një qeverisje ku korrupsioni do të ishte krejtësisht i huaj. Sot, kur sistemi i Rilindjes ka dështuar totalisht dhe është shpërfaqur hapur si një kënetë që qelb erë nga të katërt anët, kryeministri po përpiqet ta largojë përgjegjësinë nga vetja, duke folur për individë që i vë poshtë tundimi i pushtetit dhe forca e parasë, për njerëz të kalbur që përfitojnë në kurriz të tij, pra i gjithë faji qënka personal.

Mirëpo skandali që ka vënë poshtë Bashkinë e Tiranës, po dëshmon se krimi dhe korrupsioni nuk qënkan çështje e dobësisë njerëzore. Ky skandal tregoi se në bashki, ashtu si në qeveri, është i njëjti sistem me të cilin operon organizata e Rilindjes. Erjon Velija nuk e kopjon shefin e madh vetëm në sjellje, fjalime (që për hir të së vërtetës janë shumë më të mjera se ato të Ramës), në veshje apo propagandë. Ai ka instaluar në Bashki të njëjtin mekanizëm pushteti që kontrollon shpërndarjen e parasë publike, përftimin direkt nga taksat e qytetarëve, pastrimin e milionave nëpërmjet investimeve tek njerëzit e besuar dhe qarkullimin e tyre për të blerë vota e korruptuar mediat, me qëllimin final mbajtjen e një pushteti të pamerituar.

Në thelb, Velija nuk ka shpikur diçka të vetën, thjesht modelin e shefit, kuptohet në mënyrë shumë më vulgare, e adaptuar në bashki, njësoj si ky model është instaluar nëpër ministri, drejtori e agjensi që menaxhojnë milionat e taksave të qytetarëve. Dhe nëse deri më tani Edi Rama është munduar të lajë duart nga përgjegjësia duke broçkullisur se milionat e vjedhura janë ca mollë e dardha që i hanë individë të veçantë, Erjon Velija e ka përgënjeshtruar më mirë se kushdo këtë përrallë të kryeministrit.

Ato miliona euro nuk rrjedhin nga pandershmëria e disa zyrtarëve, por janë pjesë e strategjisë së organnizatës së Rilindjes, për t’u pasuruar në mënyrë të turpshme e arrogante dhe për të blerë zgjedhjet, si e vetmja mënyrë që cikli i babëzisë të mos ndërpritet. Përgjimet e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, janë skema e pastër se si funksion ky mekanizëm dhe, pavarësisht pafuqisë së SPAK për të goditur zemrën e korrupsionit, për çdo shqiptar është e qartë se si “vidhet Shqipëria për të vjedhur vota dhe se si vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë”.

Lexo edhe:

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

Denoncimet për zgjedhejt e 11 Majit, Berisha nxjerr VIDEO-n: Komisioneri voton për qytetarët

Sado i pandjeshëm të duket kryeministri ndaj skandaleve që po e telendisin si mos më keq, afera e Bashkisë është një goditje që i shkon atij drejtpërdrejtë, sistemit me të cilin menaxhon pushtetin. Mirë disa ministra i dolën besëprerë dhe ia punuan pas shpine, dakort disa drejtorë paskan vjedhur drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe askush nuk e paskësh ditur, po në Bashki si ka mundësi që funskionoka i njëjti sistem zhvatjeje? Po ky që ka 9 vjet në krye të Tiranës a është një tjetër besëprerë që na e ka zhgënjyer kryeministrin apo edhe ai, njësoj si lideri, nuk ka ditur gjë dhe ia kanë hedhur pas shpine?

Nëse me këtë filozofi Edi Rama ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë veten para opinionit publik, duket qesharake dhe e pacipë po ta aplikojë dhe për kanakarin e tij në Bashki. Pra dhe Erjon Velia, lideri në tentativë, njësoj si vetë shefi i madh, qënka viktimë e dobësisë njerëzore të disa individëve poshtë tij. Kjo fabul e zhbën edhe atë grimcë serioziteti me të cilën Edi Rama dramatizon zërin kur i duhet të flasë për badërtinë që ndodh në qeverisjen e tij. Në një rast kaq të tmerrshëm, si afera e Bashkisë së Tiranës, një udhëheqës i përgjegjshëm do të duhej të bënte një zgjidhje të fortë politike: ta çonte kryeqytetin në zgjedhje të parakohshme me një kandidat që do të mund të bënte dallimin nga imazhi i kalbur i atyre që ofron Rilindja.

Edi Rama sigurisht që nuk do ta bënte një zgjedhje të tillë si pasojë e përgjegjshmërisë që nuk e karakterizon, por, në stadin ku ndodhet, do duhej të sakrifikojë diçka të madhe me shpresën e rikuperimit të imazhit të liderit që nuk fal askënd që shkel ligjin dhe besimin e atyre që i kanë votuar. Pas këtij skandali, ai duhet ta çojë Tiranën në zgjedhje, në të kundërt, “lideri” vizionar mbetet një qënie që tërhiqet zvarrë pas karrikes së pushtetit, duke qarë me lot me qurra për ata që e presin në besë. Ashtu siç është e ashtu siç është shfaqur para shqiptarëve sa herë që “trimat” e Rilindjes kapen me preshë në duar.

/Lapsi.al/

Etiketa: Edi RamaErion VeliajkorrupsionTiranezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

14:17 : 07/07/2025
POLITIKE

Denoncimet për zgjedhejt e 11 Majit, Berisha nxjerr VIDEO-n: Komisioneri voton për qytetarët

13:23 : 07/07/2025
AKTUALITET

Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet

12:13 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama hap aplikimet për drejtor në Bashkinë e Vlorës: Të gjithë do të jenë të rinj!

11:57 : 07/07/2025
AKTUALITET

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
Në foto: Kryeministri Edi Rama
AKTUALITET

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025
Para

Dhuna ndaj lojtarëve të Fenerbahces, Federata Turke e Futbollit jep ndëshkimin për Trabzonsporin

TË GJITHA

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025

Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

14:44 : 07/07/2025

Me padi në SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

14:43 : 07/07/2025

Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

14:21 : 07/07/2025

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

14:17 : 07/07/2025

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

14:16 : 07/07/2025

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

14:06 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com