• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë!

21:15 : 01/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë të Tiranës, duke hetuar edhe plot të tjerë, nuk vërtetoi vetëm egzistencën e një bande të strukturuar grabitësish, por theu njëkohësisht edhe mitin e pompuar nga Veliaj, për zotësinë dhe profesionalizmin e stafit të tij.
Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kanë vjedhur si amatorë duke i bërë gjërat sheshit dhe duke lënë gjurmë pothuaj në çdo hap.

Gabimi i tyre i trashë dhe i shefit që i ka udhëzuar, nuk është vetëm fakti se ata ngritën kompaninë 5D, të cilës i jepnin paratë që tenderonin vetë. Problemi i tyre nuk ishte dëshira për të vjedhur, por se atë e bënë halldupçe, me naivitetin e një fëmije që i fut dhëmbët çokollatës që i del para syve.

Po të shikosh historikun e skemës që kanë ndërtuar llahtarisesh nga banaliteti i veprimeve të bëra.

Ata krijojnjë një shoqëri me aksionerë fallco, në vitin 2016, pothuajse menjëherë pas fitores së bashkisë, dhe pa kaluar as një muaj nga themelimi, i japin asaj paratë e para publike. Në 8 vite e kanë bërë këtë së paku me 22 tendera, në miliona euro. Kjo ndërmarrje megjithëse ka fitime të mëdha dhe dividentë të pa shpërndarë shitet në disa duar me çmime qesharke, pa çarë askush kokën se kjo mund të vinte erë.

Lexo edhe:

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

Edhe më indeferentë tregohen drejtorët, që janë pronarë realë, në caktimin e pronarëve fiktivë. Ky “nder” i bëhet fillimisht një elektriçisti, e më pas një bukëpjekësi. Ata nuk merakosen se të gjithë punonjësit e kompanisë i njohin padronët e vërtetë, madje siç pohon edhe njëra prej tyre, e dinë që me ta është edhe Erion Veliaj.

Bisedat e traskriptuara nga telefonët dhe kompjuterat që ka sekuestruar prokuroria, dëshmojnë se vendimet merren nga drejtori i mbrojtjes së teritorit, Marenglen Qato dhe shefi i ujësjellësit, Redi Molla. Ata të rekrutojnë si staf, ata zgjidhin konfliktet e brendëshme, ata sigurojnë punët, atyre u bie telefoni i administratorit. Madje, madje, janë aq idiotë sa ruajnë blloqe ku figurojnë paratë që tërheqin dhe dividentet e majme që ndajnë vit pas viti. Nga këta libra të zinj kuptohet lehtësisht se sa kanë fituar “R” dhe “M” nga fondet që i kanë kaluar vetvetes.

Këto para i kanë bërë duke i urdhëruar dhe drejtorët e tjerë të bashkisë, madje duke bërë personalisht edhe punën e komisionerëve të tenderimit, të cilëve u kishin marë paswordet. Në institucionin e Lalit të gjithë e dinin kush komandonte.

Qoftë edhe deri këtu budallallëku është me okë, por verbëria e tyre i çon përpara në lënien e gjurmëve, sikur të jetonin në një botë sureale paprekshmërie.
Ngaqë leku rrjedh lumë dhe nuk dinë ku ta çojnë vendosin ta investojnë atje ku lahen paratë e qelbura të Tiranës, në ndërtim.

Por hidhen edhe pak më tej. Në bregun e Ardiatikut. Pikërisht atje ku ajo punonjësja e përgjuar i thotë mikut të saj: “ky është hoteli i firmës ku punoj dhe ku është pronar edhe Lali”. Sikur ky ekspozim uluritës të mos mjaftojë, kërkojnë nga Edi Rama dhe e marrin, pa një pa dy, firmën e tij për statusin special të investimit që përjashtohet për 10 vite nga taksat.

A ngopen? A kanë frikë se mos pikasen? Aspak. Sepse përpos parave i’u duhen edhe vota. Sipas shprehjes që u ka mësuar lideri, “duhet të vjedhin zgjedhjet për të vjedhur vendin dhe duhet të grabisin Shqipërinë që të kenë mundësi të blejnë vota”.

Të njëjtët drejtorë pronarë përbëjnë edhe shtabin elektoral të rizgjedhies së Erion Veliajt. Madje sikurse lexohet në bisedat e gjetura në celularët e kapur i detyrojnë punonjësit e kompanisë private “5D” që të përfshihen ne fushatë. Askush nuk e vret mendjen se sa më shumë hapa hedhin, aq më të dukshme janë gjurmët që lënë.

Kështu, për ta përmbledhur, një grup drejtorësh të bashkisë krijojnë një kompani për të përfituar paratë që kanë për detyrë tu’a tenderojnë bizneseve të normale, kur fitimet e saj bëhen të mëdha i investojnë në aktivitete të tjera duke përfituar sërish favore nga shteti dhe më në fund, të gjitha këto së bashku i shfrytëzojnë në favor të zgjedhjeve, për të rimbajtur Erion Veliajn në zyrën e bashkisë. Gjithçka e bëjnë aq hapur, aq trashë, aq budallakisht sa kur e lexon dosjen hetimore duhet të fërkosh sytë për të kuptuar se nuk je në ëndër.

Në fakt kjo lehtësi e padurueshme e të vepruarit është lajmi i vërtetë i fashikujve volumizozë të saj. Sepse deri më tani, shumica e dinin se bashkia e Tiranës ishte projektuar si një makineri e madhe grabitjeje. Mënyra si blente mediat, gazetarët, këngëtarët, humoristët nuk linte asnjë dyshim për këtë. Por të gjithë këta sëbashku, duke shitur shpirtin, kishin krijuar edhe mitin e një Tirane të drejtuar prej “njerëzve të punës”.

Njerëz që kishin klas, që ndërtonin bukur e me standart, që ishin më të lëçitur se rivalët e tyre. Shpesh kishte nga ata që thonin: “Vjedhin vjedhin, ama dinë të lënë vepra të mira”.

Pikërisht kjo bestydni naive u përdhos nga ajo çka po marrim vesh këto ditë. Ata nuk paskan qenë vetëm hajdutë, por edhe amatorë. Dhe kur janë treguar aq të vegjël mendërisht, aq të varfër në imagjinatë dhe aq jo krijues në fshehjen e gjurmëve, nuk kanë se si të kenë qenë të ndryshëm për ne. Kur kanë qenë aq përtacë për të përmbushur misionin kryesor që i patën vënë vetes, ka zero shance të kenë lënë ndonjë gjurmë talenti mbi Tiranën./Lapsi.al

Etiketa: bashkia tiraneBurgErion Veliajhetimekorrupsionspakvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

22:30 : 16/06/2025
AKTUALITET

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

21:38 : 16/06/2025
AKTUALITET

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
AKTUALITET

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025
AKTUALITET

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025
Para

Dosja ‘5D’, Këlliçi: GJKKO të marrë në hetim Veliajn!

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com