• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Skamja po thellohet çdo ditë”/ Thirrja e Berishës: Ngrihuni të përmbysim regjimin!

20:35 : 30/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të ngrihen në një betejë për votën e lirë.

Në fjalën gjatë tubimit qytetarë poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh se ky është regjimi më i egër në historinë e demokracisë së Shqipërisë.

Ai shton se skamja në Shqipëri po thellohet çdo ditë, prandaj qytetarët duhet të ngrihen ti japin fund këtij regjimi.

“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që e shohin se si po varfërohen, se si skamja po thellohet çdo ditë.

Se si qindra e mijëra pensionistë qajnë me lot të ftohta mjerimin e tyre, skamjen e tyre.

Lexo edhe:

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Të ngrihemi, t’i japim fund këtij regjimi”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës:

Ndaj dhe sot, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë atyre që besojnë se vota e lira është zemra e lirisë dhe dinjitet njerëzor pa liri nuk ka, të ngrihemi në betejë për votën e lirë.

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që e shohin se si po varfërohen, se si skamja po thellohet çdo ditë.

Se si qindra e mijëra pensionistë qajnë me lot të ftohta mjerimin e tyre, skamjen e tyre.

Të ngrihemi, t’i japim fund këtij regjimi.

I bëj thirrje çdo shqiptari, që e ndjen veten shqiptar, të ngrihemi se kurrë në histori, Shqipëria nuk ka qenë para kësaj alternative të jesh apo të mos jesh, si sot që ka humbur në 8 vite, një të tretën e popullit të vet.

Të ngrihemi, të mos pranojmë që Shqipëria të tretet, të shuhet para syve tanë.

Historia kurrë nuk do të na e falë ne këtë!

Të mos harrojmë se sot ne jemi përgjegjës jo vetëm për veten tonë, por jemi përgjegjës për të gjitha brezat që kur banorët e këtij vendi e ndjejnë veten shqiptar gjer sot.

Jemi përgjegjës edhe për brezat që vijnë.

Po heshtëm sot, ata të ardhme në këtë vend nuk kanë.

Ndaj të ngrihemi se pushtues më të egër nuk kemi pasur ndonjëherë në troje.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, ju që shihni që rrogat tuaja zvogëlohen gjithnjë për shkak të rritjes së çmimeve.

Ju që para 10 vitesh, ishit në krye të pagave në Ballkan dhe sot keni zbritur të fundit, se varfëria do na topisë më shumë, gjer sa të na detyrojë të flasim me veten tonë.

U bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, mos harroni kurrë se profesioni, pavarësisht nga pasioni i ligjshëm, nga dashuria e madhe që ushqeni për të, por ai është zanati dhe jo thelbi i intelektualit.

Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik.

Intelektual i vërtetë është ai që ngrihet si vigan në mbrojtje të interesit publik sa herë që ai shkelmohet.

U bëj thirrje vajzave, grave, nënave, motrave, ngriheni ju të gjitha në këtë betejë pa kthim, në mosbindje civile për të shpëtuar qenien tonë kombëtare.

E vërteta është se në histori ju keni qenë shpëtimtarët e kombit dhe se këtë gjëmë të madhe që largon në 8 vite, 1.1 milionë shqiptarë, e vuani ju, më me dhimbje, më me brenga, më me mall se të gjithë të tjerët.

Ndaj dhe sot o kurrë, të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij armiku të egër, të pashpirt dhe antishqiptar.

I bëj thirrje çdo të riu, të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Përgjegjësia e tij nuk është vetëm vetja. Përgjegjësia e tij është e ardhmja e Shqipërisë sepse ai vetë është e ardhmja.

Nëse ai nuk ka të ardhme këtu, Shqipëria vdes.

Ndaj dhe sot të ngrihemi, të ngrihemi!

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesione të lira, shërbëtorë të mirë të shoqërisë, ngrihuni me guxim sepse PD ka faktuar se cila është. Ngrihuni të përmbysim këtë regjim, në mënyrë që t’i rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim në mënyrë që të dy dhe trefishojmë rrogat e shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim që të presim me gërshërët e ligjit, duart hajdute të pushtetit, që shtrihen mbi pasuritë e shqiptarëve.

Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin.

U bëj thirrje pensionistëve, që keni kaq shumë kontribute dhe sot trajtoheni me asgjë, ngrihuni për vete dhe për nipërit tuaj, ngrihuni për veten dhe vendin tuaj.

U bëj thirrje medieve të heqin dorë nga kjo propagandë e shpifur se nuk ka akte më të rënda se t’i shërbesh këtij regjimi duke mashtruar qytetarët.

 

Etiketa: Edi RamaregjimSali Berishatubim qytetar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025
Para

Rasti "Qyno"/ Der Standard: Gazetari zbuloi rrjetet e blerjes së votave

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com