• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me 1 kg kokainë, zbulohet një ‘Call Center’ në pronësi të Shkëlqim Ostrenit

17:00 : 26/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi disa ditë më parë në Tiranë, ku një efektiv policie plagosi me armë zjarri një trafikant droge i cili ishte duke transportuar 1 kg kokainë.

Lidhur me ngjarjen u vunë në pranga Eneo Sulejmanaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta, si dhe dy shtetasit Igli Begaj e Shkëlqim Ostreni.

Sakaq ditën e sotme AMP njofton se nga hetimet është zbuluar edhe një Call Center në Tiranë, që mashtronte kryesisht italianët për investime në bursën Forex, në pronësi të shtetasit Shkëlqim Ostreni, dhe një personi tjetër të shpallur në kërkim.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e datës 21.03.2024, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë dhe pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes tyre dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike të administruara, është bërë e mundur gjetja dhe kontrolli i një ambienti të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe SH. O., i ndodhur në rrugën “Idriz Guri” Tiranë, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX”,- thuhet në njoftimin e AMP.

Raportohet se përmes këtij “Call centeri”, operatorët mashtronin shtetasit italianë duke përfituar shuma të konsiderueshme parash duke filluar nga 500 deri në 30 mijë euro personi.

Lexo edhe:

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

“Gjatë kontrollit në këtë ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe, aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga operatorët, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30 mijë euro për person”,- thuhet në njoftimin e AMP.

Në përfundim AMP njofton se materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ndaj Ostrenit dhe bashkëpunëtorit të tij, të shpallur në kërkim.

“Mbi bazën e materialeve hetimore të administruara deri në këtë fazë i është relatuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” i kryer në bashkëpunim, si dhe regjistrimin e të njëjtës vepër për personin nën hetim SH. O., i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh””,- përfundon njoftimi i AMP.

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të të gjithë personave të perfshirë në këtë veprimtari dhe dokumentimin me prova ligjore të veprave penale, ku dyshohet se ata janë të përfshirë.

Etiketa: AMPcall centerkokainemashtrimShkëlqim OstreniTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026
AKTUALITET

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

14:06 : 15/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
Para

Gjermania drejt lavdisë së humbur, “Pancerat” sfidojnë në mbrëmje Holandën

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş