• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Olsi Rama te kokaina e Xibrakës”/ Bardhi-kryeministrit: Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain!

23:09 : 21/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar më herët se do të publikojë dokumenta të dosjes se si sipas tij, u vodhën dhe u manipuluan të dhënat në sistemin TIMS për të favorizuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, në dosjen e plotë të laboratorit të kokainës në Xibrakë, Olsi Rama u konsiderua nga Prokuroria si person i paidentifikuar dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës, të dhënat në sistemin TIMS u vodhën.

Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me këto akuza mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku nuk dha një përgjigje konkrete, por bëri “viktimën”, duke lënë të nënkuptohet se po shpifin për familjen e tij, teksa kaloi edhe në ofendime drejt Bardhit.

“Këtu kur gjendesh përballë një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra është ajo që të vjen shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë njeriu që është një fytyrë e mirënjohur për opinionin publik dhe opinioni publik është shumë i qartë për integritetin e asaj fytyre t’i kthesh përgjigjen shqiptarçe, që është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Por nuk është përgjigje që mund ta jap unë. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe rikujtojnë që barra më e madhe  e kësaj pune është të shikosh familjen tënde të dhunuar në mënyrë të vazhdueshme të shikosh vajzën tënde e cila është në punën e vetë, nuk përzihet kurrë me asnjë punë të shtetit, nuk ka përfituar asnjëherë nga asnjë lloj favori që mund të vijë për shkak të punës time, kur shikon vëllain tënd, djalin tënd, gruan të dhunohen, kjo është barra më e rëndë sepse është familja që paguan kosto. Është shëmbëlltyra kryesore e një shpërfytyrimi politik, moral, në të gjitha aspektet që mishëron ai grup. Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij të cilit tani ka vajtur i është ulur në prehër. Ai do nxjerri atë që s’thuhet.”, tha Rama.

Pas kësaj deklarata, ka ardhur një reagim edhe nga Gazment Bardhi, i cili në një postim në rrjetet sociale i kërkon kreut të qeverisë që të ruajë nervat dhe të mos e mohojë të vëllain. Sipas tij, Rama ka menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën e tij, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë vëllai i tij.

“Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu!
E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla! Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!” – shkruan Bardhi.

Lexo edhe:

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Në vitin 2014, një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda, zbuloi në zonën e Xibrakës, në Elbasan, një laborator modern të përpunimit të kokainës. Fakti që ky laborator nuk ishte “konstatuar” nga Policia krijonte dyshime të forta për përfshirjen në atë aktivitet të paligjshëm të grupeve kriminale që kishin lidhje me qarqe të fuqishme politike.

Në laboratorin e Xibrakës, kokaina sillej e përzier në me lëndë organike që përdorej për regjen e lëkurëve të kafshëve. Ndarjen e bënin specialistët nga Kolumbia, Cezar Avila dhe Walther Moreno. Një nga organizatorët e grupit u konsiderua, Genci Xhixha, i shpallur në kërkim. Në pranga ranë atëherë vëllezërit, Arjan dhe Kelment Dalipi, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha.

Opozita e djathtë ka përmendur publikisht faktin që pas laboratorit të Xibrakës fshihej Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Zbulimi i laboratorit të Xibrakës shënoi përplasje të fuqishme mes Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme, të drejtuar në atë kohë nga Saimir Tahiri. Reagimi i fortë dhe aspak bindës i Tahirit në atë kohë forconte dyshimet që laboratori i Xibrakës fshihte lidhjet e forta politike të grupit kriminal që e kishte ndërtuar. Në krye të operacionit “Xibraka” ishte ish-prokurori Eugen Beci.

Etiketa: bardhikokainalaboratoriOlsi RamaRamaXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

11:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Portugali perfekte, “luzitanët” likuidojnë me 5 gola kundërshtarin e Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com