• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nisma Thurje: Autobusët e Nadirit po i hedhin qytetarët në Lanë, të hiqet monopoli

16:14 : 10/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Nisma Thurje ka reaguar pas aksidentit që ndodhi paraditen e kësaj të diele në TIranë, me protagonist një urban të linjës së “Unazës”.

Duke vënë në pah që ky nuk është aksidenti i parë që autobusët e Green Line të Nadir Çaushollit, përfshihen në aksidente, Nisma Thurje, kërkon që shërbimi i transportit urban të shtetëzohet duke i hequr monopolin kompanisë private CFO Farma.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Endri Shabani shkruan se duhet hequr ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe ti ofrohet Tiranës një transport publik, pa vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Shabanit

Boll më! Koha për t’ia rikthyer urbanët publikut!
Linja e unazës i është dhënë monopol një operatori privat, me argumentin se e menaxhon më mirë se bashkia.
Sot, për të disatën herë autobuzët e kësaj linje shkaktuan një aksident tjetër në mes të Tiranës.
Është e njëjta linjë që i hodhi qytetarët në Lanë.
Është po e njëjta linjë që mori përpara makinat e parkuara në semafor tek parku rinia.
Është po e njëjta skenë me urbanët privat që marrin përpara tabelat e reklamave, stacionet e autobuzëve apo makinat e qytetarëve.
KJO DUHET TË MARRË FUND!

Lexo edhe:

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

Përndiqej nga 2 persona, 16-vjeçarja në Tiranë vetëplagoset me thikë gjatë dëshmisë

Pavarësisht shkakut real, apo justifikimit që jepet në media, këto aksidente tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës!
Prej tre vitesh si Nisma Thurje kemi kërkuar inspektimin e këtyre autobuzëve urban, apo raportet e kontrollit teknik nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, por ka patur zero transparencë.

Prandaj nesër do t’i kërkoj zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetari të bashkisë anullimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.
Ta nisim nga kjo linjë, si hap i parë, për tu shkëputur nga ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe për t’i ofruar Tiranës një transport publik.

Kujtojmë se autobusët “Green Line” të Nadir Çaushollit kanë qënë protagonistë të shumë aksidentetve të ndodhura në kryeqytet duke vënë në rrezik disa herë jetën e qytetarëve.

Më 29 prill të vitit 2022, një autobus i linjës së unazës, ku e licencuar është kompania me pronar Nadir Çaushollin përfundoi mes për mes lumit të Lanës. Fatmirësisht, edhe pse ishte përplot me pasagjerë, nga aksidenti i pazakonte nuk pati të lënduar në gjendje serioze.

Dhjetë muaj më vonë, një tjetër autobus i kësaj linje u përfshi në një aksident masiv disa metra në distancë nga aksidenti i mëparshëm.

11 automjete u përfshinë në aksident, gjashtë persona mbetën të lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mes këtyre dy aksidenteve më të bujshme janë regjistruar edhe disa të tjerë ku protagonistë sërish kanë qenë autobusët e Green Line të Nadir Çaushollit.

LEXO EDHE:

Tmerr në Tiranë! Autobusi i Nadir Çaushollit merr para disa makina, shumë të plagosur

Autobusi i Nadir Çaushollit pëson defekt, fiket te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit

Ndodh sërish, autobusi i “Green Line” aksidentohet në Tiranë

Ndodh sërish! Autobusi i Nadir Caushollit tjetër aksident në Tiranë (VIDEO)

Precedentët/ Rreziku i paralajmëruar nga autobusët e Çaushollit, mikut të lali Erit

Etiketa: AksidentautobusGo Greennadir causholliTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Përndiqej nga 2 persona, 16-vjeçarja në Tiranë vetëplagoset me thikë gjatë dëshmisë

14:10 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025
AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës/ Makina përplaset me kamionin, plagoset çifti

17:28 : 20/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza

15:47 : 20/10/2025
Para

Sfidë vendimtare për “Final Four”, publikohen formacionet zyrtare të Tirana-Egnatia

TË GJITHA

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com