• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër “ndihmë” 700 mijë euro, përse po angazhohet kaq shumë Balluku për koncesionin e Triportit në Vlorë?!

14:37 : 08/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë një tjetër “ndihmë” për koncesionarët e Triportit në Vlorë. Kjo është hera e dytë që ministrja Balluku firmos tender pas koncesionit.

Një angazhim i drejtpërdrejtë i zv.kryeministres në këtë procedurë, teksa në atë zonë qëndrojnë “të fjetur” edhe dy anijet gjenerator. Duket se, në zonën e Triportit, Balluku ka interesa të mëdha. Nga njëra anë “Tigrat” gjeneratorë, nga ana tjetër TEC-i i Triportit dhe tashmë edhe koncesioni i portit të peshkimit.

Dhe, nëse do ti mbledhim të gjitha fondet bashkë, shuma shkon deri në 1 miliardë euro. Por, gjatë kësaj kohe, bëhen vazhdimisht tendera për blerje nafte, për përshtatjen e “Tigrave”, për mirëmbajtjen e TEC-it dhe për “ndihmat” e koncesionarëve!

Shpallja e tenderit të studimeve për koncesionin e Triportit në Vlorë

Disa ditë më parë, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik një tender të ri. Objekti i kësaj procedure është “shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Portit të Integruar’ në Triport Vlorë”. Mësohet se fondi limit i kësaj procedure është 67.655.315 lekë. Duke i shtuar edhe TVSH-në shuma shkon në mbi 700 mijë euro. Mësohet se bëhet fjalë për mbikëqyrje të punës së ndërtimit.

Lexo edhe:

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Por, nëse do të bëjmë një kërkim të thjeshtë, rezulton se procedura është e njëjtë me atë të hapur 1 vit më parë. Në atë kohë, BoldNews.al ka publikuar dokumentet e procedurës së atëhershme; “shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ‘Portit të Integruar’ në Triport Vlorë”. Para të hedhura në një punë që i është dhënë privatit, madje procedurë prej dhjetëra miliona eurosh. Fondi limit i procedurës së vitit 2023 ishte 70.554.393 lekë, ndërsa shuma në vitin 2024 është ulur me 3 milionë lekë!

Balluku, tender 700 mijë euro për të ndihmuar koncesionarët e Triportit në Vlorë

Raportimi BoldNews.al për tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2023

Në vitin 2023, redaksia e BoldNews.al publikoi dokumentet e një tenderi të hapur nga ministrja Belinda Balluku, në tentativë për të ndihmuar koncesionarët e Portit të Ri në Vlorë. “Tenderi vjen në një mori vendimesh të pinjolles së familjes Balluku, i cili fillon me procedurën e zhvendosjes së portit aktual në qendër të Vlorë për ta degdisur në portin e peshkimit. Ky vendim i hapi rrugë ndërtimit të Marinës së Vlorës, ku po ndërtohen pallate dhe hotele shumë katëshe në territorin e këtij porti. Madje, ekskavatorë kanë filluar punën në atë pronë, dikur shtetërore për të ndërtuar ato kulla. Ndërkohë, nga ana tjetër, një mori vendimesh kanë sjellë që porti aktual të zhvendoset në zonën e Triportit, teksa ndërtimi i atij porti është dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastrukturës. Vendimmarrje që kanë shtuar kostot në buxhetin e shtetit. Madje, edhe procedura e fundit”, thuhej në artikullin e redaksisë sonë.

Koncesioni i Triportit është dhënë në vitin 2021. BoldNews.al ka raportuar edhe më herët për këtë procedurë, e cila ka pasur hije të mëdha dyshimi, pasi firmat fituese ofruan 1.4 milionë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 10 vjet. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesit me vlerat përkatëse të ofruara BOE ‘AGBES CONSTRUKSION’, ‘BESTA’, ‘Premium Construction & Maintenance’, ‘ITE. GRUP’ dhe ‘ARKONSTUDIO’.

Këto firma kanë pasur një ofertë me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 40.000.000 euro. Ofertë ka paraqitur shoqëria ‘ED KONSTRUKSION’, me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 38.650.000 euro. Por, kjo shoqëri është s’kualifikuar dhe fitues është shpallur oferta me rreth 1.4 milionë euro më shumë. Si në të gjitha këto koncesione apo tenderë të mëdhenj, fituesit shpallen ata që ofrojnë më shumë!”

 

Etiketa: belinda ballukuministria e infrastrukturesMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëtenderTriportit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
ENGLISH

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025
Para

Kush është banori i “Big Brother VIP” që kryeson këtë javë me ndjekësit që ka fituar në “Instagram”

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com