• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Benefitet e vulës, Celibashi i Zi i jep 1 mld Lekë partisë pa elektorat të Bashës

13:52 : 20/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pa elektorat, por me vulën e shtrënguar fort pas vetes, Lulzim Basha arrin të marrë më shumë se 1 miliard lekë nga fondet vjetore të shpërndara për partitë politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ miratoi këtë të martë projektvendimin “për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2024”.

Shpërndarja e fondit prej 345 600 000 Lekë, i përfituar nga të ardhurat e taksapaguesve, sipas përcaktimeve në Kodin Zgjedhor, mbështetet në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Sipas projektvendimit të votuar nga KQZ, “pjesa e luanit” i takon Partisë Socialiste në pushtet që merr më shumë se 1.5 miliard lekë – 151.494.783 Lekë (të reja), me 74 mandatet e fituara në parlamentaret e vitit 2021.

E dyta është Partia Demokratike me mbi 1 miliard Lekë – 106.661.181 Lekë.

Lexo edhe:

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

Ra ky raport e u pamë!

Por fondi nuk shkon për Partinë Demokratike që proteston këtë të Martë në sheshin para kryeministrisë, por për atë të vulës, e drejtuar nga Lulzim Basha.

Në përcaktimin se kush duhet të njihet si Partia Demokratike një rol thelbësor ka luajtur kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili ka vlerësuar se PD është ajo e drejtuar nga Lulzim Basha.

Po sipas projektvendimit, Partisë së Lirisë së Ilir Metës i kanë shkuar 15.577.215 Lekë, pasuar nga PSD e Tom Doshit që do të arkëtojë 12.266.269 Lekë. Më pak fonde do të ndahen për partitë e tjera të vogla.

Ndërkohë, për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha nuk është akorduar asnjë qindarkë.

Fondet që përfitojnë partitë politike sipas projektvendimit të miratuar këtë të martë nga KQZ
Fondet që përfitojnë partitë politike sipas projektvendimit të miratuar këtë të martë nga KQZ

Basha pa elektorat merr miliarda nga KQZ

Në të njëjtën formë si këtë vit, partia e vulës mori edhe mbi 1 mln lekë në 2023, ndërsa Lulzim Basha proklamon se është ai kryetari i Partisë Demokratike. Megjithatë, dy testet e fundit elektorale kanë treguar se Basha është kryetari i një partie pa elektorat në krahasim me PD e drejtuar nga Sali Berisha.

Testi i parë ishin zgjedhjet lokale të 6 Marsit 2022, ku u votua në 6 bashki. Pesë u fituan nga PS, ndërsa Shkodra nga koalicioni opozitar i drejtuar nga Partia Demokratike e Berishës. Partia e vulës së Bashës jo vetëm që nuk rezultoi fituese në asnjë nga bashkitë, por në të gjitha mori numër më të ulët votash se Partia Demokratike e Berishës.

Zgjedhjet e fundit lokale në 14 Maj 2023 dëshmuan rezultatin e një viti më parë. Koalicioni opozitar i drejtuar nga PD e Berishës nxori 7 kryetarë Bashkisë, ndërsa partia e Bashës asnjë.

Përveç elektoratit, Basha ka humbur edhe pjesën dërrmuese të deputetëve që e mbështetët fillimisht pasi ai përjashtoi nga partia Sali Berishën në 2021, fill pasi u bë publike “non grata” amerikane.

Që prej çarjes së madhe, ish-kryeministri ka vërtetuar si përmes zgjedhjeve, ashtu edhe mbështetjes nga deputetët demokratë të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, se është ai njeriu që drejton Partinë Demokratike. Lulzim Basha nga ana tjetër vijon të kapet fort pas utopisë se është ende kryetar i PD-së dhe përmes ndihmës së institucioneve shtetërorë si KQZ e Celibashit apo gjykatave, po mban peng vulës e partisë më të madhe opozitare të vendit.

Berisha nga ana tjetër shprehet i bindur se në këtë lojë pushtetesh, Basha po mbështetet fuqishëm nga Edi Rama. Ky i fundit, sipas ish-kryeministrit, preferohet nga Rama si opozitë fasadë në mënyrë që kreu i qeverisë të mos shqetësohet në aferat e veta korruptive.

/Boldnews.al/

Etiketa: Edi RamaIlirjan CelibashiKQZLulzim Bashapartia e vulesPDpsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
Para

Janari i përgjakshëm i rrugëve, dyfishohen aksidentet; “Fajtorët” kryesorë janë të rinjtë

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com