• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO i refuzon Berishës lejen për të shkuar në Kuvend. Avokati: Beteja vazhdon!

17:11 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare, e cila ishte apeluar pasi më herët ishte rrëzuar nga SPAK.

Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, teksa sipas avokatëve të tij, nuk mund t’i hiqet e drejta për të marrë pjesë në Kuvend, por kërkesa e tyre është rrëzuar nga gjykata.

Pas dhënies së vendimit, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se do të vazhdojnë betejën ligjore duke ankimuar këtë vendim. Sipas tij,  “pa u ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i gjykatës”.

“Ata vazhduan në të tyren ne do vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe argumentimet që bëmë nuk arriti gjykata të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha avokati Genc Gjokutaj pas përfundimit të seancës.

Më herët, eksponentë të PD-së e kanë konsideruar këtë vendim si të qëllimshëm, me urdhër të mazhorancës, për t’i hequr mandatin kreut të PD-se Sali Berisha pas 6 muajsh.

Lexo edhe:

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

“Po i mbyllni gojën e opozitës”/ Alizoti: Mungesa e debatit parlamentar, goditje për demokracinë

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku i ndaloi dhe kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Sipas vendimit, Berisha është i detyruar të qëndrojë në adresën e shtëpisë së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Kjo masë është lënë në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm, teksa dy prokurorët e SPAK të kësaj çështje janë, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu edhe avokatët e tij dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar vendimin e GJKKO-së, si të diktuar nga kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën dhe për t’i mbyllur gojën kreut të saj.

Ndërkohë deputetët dhe simpatizantët demokratë i kanë shkuar Sali Berishës pothuajse çdo ditë në mbështetje poshtë pallatit ku banon, teksa pritet që të mblidhen edhe ditën e sotme në orën 17:00.

Më herët GJKKO i kishte caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha refuzoi që të paraqitej në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi ishte antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK kërkoi shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Etiketa: BerishaGJKKOkuvendleje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

11:59 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Po i mbyllni gojën e opozitës”/ Alizoti: Mungesa e debatit parlamentar, goditje për demokracinë

10:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Nga raportet për 2024-ën te mbetjet, çfarë do të diskutohet në seancën e sotme plenare

08:22 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
AKTUALITET

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

13:32 : 15/10/2025
AKTUALITET

U dënua me 6 muaj burg/ Gjykata e Lartë rrëzon vendimin ndaj Bashkim Dedjas, çështja rikthehet në Apel

12:24 : 15/10/2025
Para

ZYRTARE/ Nuk la gjurmë te Tirana, Kaina prezantohet te klubi i ri

TË GJITHA

Ulsi Manja do hyjë në histori për Kosovën

12:45 : 16/10/2025

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

12:34 : 16/10/2025

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

12:22 : 16/10/2025

Korreshi ironizon Ramën: Ku je? Mos ke filluar punë të dytë si infermier pas Baromit? Përgjigju për Specialen

12:18 : 16/10/2025

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës dhe një tjetër/ EMRAT

12:07 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com