• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudirat në burgun e Peqinit/ Gazetari: Palestër private me abonim 100 Euro, disa kanë shërbëtor

22:15 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje nga situata brenda burgut të Peqinit, ku pak muaj më parë ndodhi një vrasje mes të burgosurve.

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Koka tregoi se sipas një raporti, ka 23 të burgosur në regjimin e posaçëm 41 bis.

“Kur e dëgjon drejtorin të duket një situatë ideale në burgjet. Por kur lexon këtë raport këtu… Drejtori tha 2 veta në 41 bis. Ky raport thotë në ambientet e regjimit 41 bis ndodhen të akomoduar 23 të burgosur, ky ambient është populluar pa asnjë urdhër me shkrim. Situata në burgun e Peqinit ka qenë në një kaos të vertetë.

Për t’u futur në 41 bis duhet të vijë kërkesa hga prokurori, të nënshkruhet nga ministri i Drejtësisë. 41 bisi është regjim i posaçëm ku të kufizon takimet me familjarët, 1 herë në muaj takim me familjarët, 1 bisedë me muaj me familjarët, ka një regjim të ndryshëm nga sa funksionon në sigurinë e lartë”.

Sipas gazetarit Koka, në burgun e Peqinit ka të burgosur që kanë kushte personale në qelitë e tyre. Madje, sipas gazetarit, disa të dënuar përdorin si shërbëtorë personalë edhe të burgosur të tjerë.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së PS-së

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

“Doktoresha tha 10 veta në dhomë në burgun e Shënkollit, ndërkohë burgu i Peqinit është kthyer burg privat me dhoma të personalizuara. Në burgun e Peqinit janë 160 shtretër bosh. Po t’ju them 2 emra, në burgun e Peqinit i kishin kthyer sektorë të personalizuar, zgjidhnin se me kë do rrinin, zgjidhnin se çfarë do hanin, kshin dhe shërbëtorë të burgosur të tjerë që ju shërbenin këtyre personave, një fenomen tjetër është ngujimi i të burgosurve. Kishte të burgosur të cilët kishin muaj që për pasiguri në burgje nuk dilnin nga dhomat sepse kërcënoheshin nga të burgosur të tjerë dhe që nuk ju garantohej siguria në burgje. Ka 30% më pak policë në burgje”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Gazetari ka thënë se bazuar në një raport, në burg kishte një palestër private të shtetasit me iniciale GJ.K., ku të burgosurit paguanin 100 Euro për t’u futur.   Për këtë, Koka ka thënë se sfidon Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Bugjeve që ta kundërshtojnë nëse nuk është e vërtetë.

Erinda Ballanca: Ka persona, të cilët kanë futur sende brenda nëpër qeli, por unë nuk shoh fare problematikë që të kenë kushte më të mira. Edhe nëse kanë ekspres kafe, asgjë e keqe nuk është.

Spartak Koka: Po nëse investojnë 10 mijë Euro dhomën e tyre dhe nuk lënë njeri tjetër që të futet aty? Të investosh në dhomë, a lejohet ligjërisht?

Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohet.

Spartak Koka: Të mos fusësh njeri tjetër në dhomë, kurse në spitalin e Shën Kollit ke 10 veta në një dhomë?

Erinda Ballanca: Ata nuk mund të shkojnë në asnjë vend tjetër përveç spitalit të Shën Kollit.

Spartak Koka: A e dini ju situatën që në observim 37 të burgosur lejohen ligjërisht?

Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohen.

Spartak Koka: Po pra, po cila është e hiporbelizuar? A e dini ju që kishte palestër private që i burgosuri paguante 100 Euro për t’u futur në palestër? A e dini?

Erinda Ballanca: Është e pavërtetë.

Spartak Koka: Nëse unë po gënjej, e sfidoj tani prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojë. Palestër private që paguanin 100 Euro të burgosurit e tjerë nëse doni të hyni tek kjo palestër me pajisjet më të fundit e shtetasit me iniciale GJ.K. e ka me raport aty. 49 pajisje kanë ngelur akoma pa i transferuar në burg tjetër.

Etiketa: burgupalesterpeqinsherbetorespartak koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së PS-së

10:00 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

20:28 : 11/07/2026
AKTUALITET

Zbardhen bisedat/ “Nisi fushata, shto përfituesit e ndihmës ekonomike”. Detajet e hetimit në Peqin

14:34 : 05/07/2026
AKTUALITET

Përtej largimit dhe burgut!

17:23 : 14/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

14:37 : 09/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Peqin/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

09:59 : 29/05/2026
Para

Spalletti: Grup i hekurt? Jemi mësuar, na përmirëson më shumë

TË GJITHA

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

16:56 : 15/07/2026

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes nga gazetarit: Veprim i papranueshëm!

16:38 : 15/07/2026

BE dhe Ukraina firmosin marrëveshje për prodhimin e dronëve

16:27 : 15/07/2026

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

16:15 : 15/07/2026

Scaloni ul tensionet para Angli-Argjentinë: Është vetëm një ndeshje futbolli

16:04 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş