• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen bisedat/ “Nisi fushata, shto përfituesit e ndihmës ekonomike”. Detajet e hetimit në Peqin

14:34 : 05/07/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një hetim rutinor i Prokurorisë së Elbasanit për abuzimin me pagesat e ndihmës ekonomike në Peqin, hedh dritë qartësisht se si “blihen” votat e familjeve në vështirësi, në favor të Partisë Socialiste në pushtet.

Ajo që ka ndodhur në njësinë Administrative Gjocaj, në zgjedhjet e vitit 2025, nuk është një rast i izoluar. Megjithatë, është një ndër ato tipiket, të cilat opinioni publik i pranon për inerci, nuk i denoncon dhe pasoja është mandati i katërt dhe, ndoshta edhe më shumë, i “Rilindjes” së kryeministrit Edi Rama.

“Jam mandatuar nga më shumë se 800 mijë qytetarë shqiptarë” është kundërvënia-refren e Ramës ndaj mijëra protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij çdo ditë, nga Bulevardi qendror i Tiranës. Prej më shumë, ata kundërshtojnë metodat e atij autokratike për mbajtjen dhe përdorimin e pushtetit.

Nga këta “më shumë se 800 mijë shqiptarë” që Rama thotë se i kanë besuar lidershipin, me shumë mundësi janë edhe anëtarët e rreth 300 familjeve në periferi të Peqinit, të cilët morën “papritur” ndihmë ekonomike gjatë fushatës elektorale të vitit 2025.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

Në foto: Mbledhje e Këshillit Bashkiak, Peqin

Një pjesë e tyre janë familje të varfëra, të cilave nuk u ishte miratuar kërkesa për disa vite me radhë. Si me magji, ata u kualifikuan të merrnin “thërrime” nga buxheti i Shtetit, saktësisht në kohën kur duhet të përgatiteshin për të shkuar në kutitë e votimit.

Për familjet, vlera e ndihmës ekonomike, që varionte nga 6 mijë deri në 12 mijë lekë të reja, nuk ishte më shumë se një lëmoshë. Por, të gjitha bashkë, arrin në shumën 12.5 milionë lekë të reja ose rreth 130 mijë euro. Shumë, e cila, për Prokurorinë e Elbasanit, është një abuzim i pastër dhe, për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi penale të paktën 7 zyrtarë lokalë.

“Jemi në fushatë, rrit numrin e përfituesve”

Alken Çerma është Administrator i Njësisë Administrative Gjocaj, në Peqin, prej vitit 2023. Ai e prezanton veten si një person jo shumë të aftë me teknologjinë dhe deklaron se ka ngarkuar përgjegjësin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë Peqin, Gerald Sinani, që ta ndihmojë për të plotësuar formularët on-line të aplikimeve për ndihmë ekonomike.

Në Prill të vitit 2025, një banor i njësisë Gjocaj kallëzon në Prokurorinë e Elbasanit se ka mësuar që është regjistruar si përfitues i ndihmës ekonomike, megjithëse jeton prej vitesh në Greqi dhe nuk ka bërë asnjëherë aplikim për diçka të tillë.

Nga veprimet paraprake hetimore, grupi hetimor konstatoi devijanca të theksuara në listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, sipas dosjes së lexuar nga “Boldnews.al”.

U konstatua se, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike.

Prokuroria e Elbasanit thotë se “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.

Administrator Alken Çerma, personi përgjegjës për këto veprime, pranoi paraprakisht se ka pasur disa parregullsi dhe kjo vinte edhe nga fakti që ai, si individ, nuk ishte shumë familjar me përdorimin e sistemit informatik të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore. Paraprakisht, ai la të kuptohej se mund të kishte ndërhyrje të paautorizuara edhe nga drejtuesi i sektorit IT në Bashkinë Peqin.

Për këto anomali, Çerma pranoi se kishte pasur tërheqje vëmendje nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, pas një kontrolli të kryer diku nga fundi i vitit 2024.

“Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Etleva Mezini, më kërkoi që të ulja numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike, pasi ishte rritur shumë”, tha Alken Çerma para grupit hetimor.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore

Por, ajo që tregoi më tej, zbulon të gjithë historinë që qëndronte pas asaj “anomalie”, me rritjen e numrit të përfituesve.

“Megjithatë, në mars 2025, drejtoresha Mezini më ka kërkuar verbalisht që të rris numrin e pëfituesve, pasi kishte filluar fushata elektorale”, thotë administrator Çerma në prokurori.

Ja ku vijmë tek momenti kryesor i hetimit. Duket se gjithçka është kryer për fushatë elektorale.

“Votën ta dhamë”

“Boldnews.al” meson se, në kuadër të hetimit, Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar telefonin e administratorit të njësisë Gjoçaj, Alken Çerma, si edhe disa zyrtarëve të tjerë lokalë në Peqin. Të dhënat e përftuara nga komunikimet forcojnë dyshimet se rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike është kryer vetëm në funksion të fushatës elektorale.

Në qershor të vitit 2025, kur zgjedhjet kishin përfunduar, një banor i zonës i ankohet administratorit se nuk e kishte marrë pagesën në rregull.

“Nuk më ka kaluar ndihma ekonomike për qershorin, as asistenca. Unë ju respektova, votën jua dhashë”, i shkruan B.Gj, administratorit Çerma.

Më herët, një banore tjetër e zonës, B. K. i ankohet administratorit se institucionet po kryhen diferencime mes qytetarëve që përfitojnë ndihmën ekonomike.

Sipas saj, po përfitojnë asistencë nga Shteti persona që jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe nuk janë në vështirësi financiare, ndërkohë që të tjerë që e meritojnë janë të përjashtuar nga kjo e drejtë.

Në përfundim të një komunikimi në janar 2025, shtetasja B.K, i thotë Administratorit të Njësisë Gjoçaj: “Saimiri ishte mbrëmë nga unë. Zoti e bekoftë me fitore. Të zura edhe ty në gojë dhe të lavdërova”.

Në foto: Pjesë nga hetimi i Prokurorisë së Elbasanit

Në dosjen e Prokurorisë nuk jepen më shumë detaje për shtetasin “Saimir”, por nga të dhënat indirekte besohet se bëhet fjalë për Saimir Hasalla, kandidat për deputet në atë kohë dhe aktualisht ligjvënës i Partisë Socialiste, i dalë në zonën e Peqinit.

Në dosje përmendet gjithashtu ndërhyrja e drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit, Etleva Mezini, për përfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike të një vajze nga Peqini, studente në Tiranë.

Kërkesat e familjes së saj për të qenë pjesë e listës përfituese ishin refuzuar më parë, me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

Por, në mars 2025, drejtoresha angazhon vartësin e saj, Ardit Çanaku, për të komunikuar me administratorin e njësisë Gjoçaj, Alken Çerma, që ta shtonte vajzën e re në listën e përfituesve.

Administratori nuk ishte në punë ato ditë dhe prokuroria dyshon se Çanaku ka urdhëruar përgjegjësin e Teknologjisë së Informacionit, Gerald Sinani, që të përdorte kredencialet e Administratorit në sistemin elektronik për të kryer regjistrimin.

Në vijim, hetimet e Prokurorisë së Elbasanit zbuluan se pjesë e skemës së dyshuar janë edhe disa punonjës të tjerë të Sigurimeve Shoqërore në qytet.

Përsa është konstatuar deri në këtë fazë të hetimit, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” për Alken Çerma, Ardit Çanaku, Nazmi Beqiri, Gerald Sinani, Ligjërie Kotorri dhe Matilda Kalleshi.

Etiketa: Alken ÇermagjocajpeqinProkuroria e Elbasanitzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

20:28 : 11/07/2026
RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
BOTA

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

17:17 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026
Para

Iu gjet në makinë minë me telekomandë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës (Emri)

TË GJITHA

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

17:53 : 25/07/2026

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026

Sërish dronë rusë në territorin e NATO-s?

17:25 : 25/07/2026

BBC: Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI

17:16 : 25/07/2026

Arrestohet ‘El Diablo’, bosi i drogës në Kosta Rika që kërkohej nga SHBA

16:40 : 25/07/2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

16:24 : 25/07/2026

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:13 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş