• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi i Komisionit të “Zgjedhores”, BIRN: Shoqëria civile, mosbesuese ndaj politikës

18:05 : 06/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore dështoi të martën që të realizonte një mbledhje ku ishin ftuar organizatat e shoqërisë civile për shkak të konfliktit politik për përfaqësimin e opozitës në përbërjën e këtij komisioni.

Shumica e deputetëve të opozitës kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit të tyre në komision, pas prishjes së balancave politike në grupin e PD-së, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatave prisnin jashtë dyerve të sallës “Pjetër Arbnori” ku do të mbahej mbledhja, deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me oficerët e shumtë të Gardës për të hyrë në sallë. Oficerët kishin bllokuar derën dhe nuk lejonin ata që rezultojnë në listën e deputetëve të përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

“Po e shndërrojnë nga Republikë parlamentare në Republikë të Gardës,” u ankua deputeti Flamur Noka duke folur për mediat.

Ndërkohë, vetë Noka tentoi të bllokonte bashkëkryetarin socialist të komisionit, Damian Gjiknuri për të hyrë në sallë, duke e akuzuar atë se po “emëronte” përfaqësuesit e opozitës në këtë komision. Gjiknuri u tha mediave se i vinte keq që mbledhja nuk u bë dhe fajësoi opozitën për bllokimin e punimeve duke bërë të pamundur që të shprehen organizatat.

Lexo edhe:

PD-PS dakordësi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, si do të ndahen anëtarët dhe kush mbetet jashtë

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

“Të dyja palët, të dyja opozitat që duhet jenë më të interesuara me çuarjen para të reformës nuk janë aty,” tha ai duke shtuar se “mazhoranca është komode me kodin aktual”.

Bashkëkryetari demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk u duk në sallën e tensionuar, e quajti teatër protestën e kolegëve të tij opozitarë dhe i akuzoi ata se ashtu si mazhoranca, nuk e duan këtë reformë.

Komisioni i ngritur që para dy vitesh nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet dhe ka shkelur afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të garantuar nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të drejtën e votës së emigrantëve.Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se mungon vullneti politik për të kryer reformën dhe se proces përjashton aktorët e tjerë të shoqërisë.

“Kuvendi nuk ka një qasje reale për të pasur reformë zgjedhore, pasi palët po e keqpërdorin konfliktin për të pamundësuar reformën,” i tha BIRN-it Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Sipas tij, vetë komisioni ka probleme të legjitimitetit, duke iu referuar situatës së krijuar që bllokoi mbledhjen.

Krasniqi po ashtu e quan një “proces informal” konsultimin me shoqërinë civile, i cili sipas tij, bëhet pa një kalendar dhe pa një axhendë mbi diskutimet e mundshme.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, tensionet dhe krizat politike janë një traditë sa herë lind nevoja për reformë zgjedhore dhe për shkak të tyre përjashtohet roli i shoqërisë civile.

“Palët politike i kanë zgjidhur krizat orët e fundit me marrëveshje, duke pamundësuar një proces ku aktorë të tjerë si rasti i shoqërisë civile të kontribuojnë,” tha Xhemollari.

Sipas tij, “nga momenti që ky komision nuk ofron garanci për të zhvilluar një mbledhje është e tepërt të pretendohet se ky komision mund të sigurojë për të marrë parasysh rekomandimet tona”.

Edhe Xhemollari thekson se transferimi i konfliktit politik në reformën zgjedhore tregon se ka mungesë vullneti për përmirësime ligjore.

“Legjitimiteti politik i komisionit arrihet me konsensus më të gjerë,” tha ai duke shtuar se Kuvendi është në limitet kohore të parashikuara me ligj për të kryer këtë reformë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që mbahen pas 1 viti.

Ndërsa Krasniqi sugjeron që pavarësisht funksionimit ose jo të komisionit, Kuvendi duhet minimalisht të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve që është i detyrueshëm për të.

Krasniqi shtoi gjithashtu se “duket se ekziston një skenar” për të mos e kryer këtë reformë, e cila sipas tij, duhet të jetë tërësore duke prekur financimet e partive dhe përdorimin e parave në fushatë, mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve dhe sistemin zgjedhor, zgjerimin e votës për kategori që ligji nuk ua mundëson, etj..

“Fatkeqësisht, ajo çfarë partitë duan bie në kontrast me atë çfarë qytetarët presin nga parlamenti,” përfundon Krasniqi./ BIRN

Etiketa: alibeajBerishapolitikaRamareforma zgjedhoreZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD-PS dakordësi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, si do të ndahen anëtarët dhe kush mbetet jashtë

12:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
AKTUALITET

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

12:33 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet, sëmundje autoimune për sistemin shqiptar”, Bylykbashi: Jemi kthyer në pacientë të Venecias

11:37 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
Para

“Ahmetaj u kërcënua me jetë, SPAK të hetojë kryeministrin”/ Alizoti: Rama u bën rreshtore atyre në PS

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com