• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndotja/ Grimcat vdekjeprurëse në Tiranë, 20 herë më të larta se norma

23:02 : 29/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Profesori Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ka prezantuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, disa matje të ndotjes së ajrit në Tiranë nga grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, tha Baraj në Të Paekspozuarit.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Lexo edhe:

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana. Ditën e sotme në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3. 

Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëve, janë në nivele shumë shqetësuese, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëleqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”.

Arlind Qori: Shkaktarët e ndotjes nuk jetojnë në Tiranë

Pedagogu dhe drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke diskutuar shifrat për ndotjen e lartë të ajrit në qytetin e Tiranës të prezantuara nga ish-deputeti Besnik Baraj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministrit dhe kryebashkiakut nuk i intereson ndotja, por përfitimi nga lejet e ndërtimit. Qori tha se shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura, nisur nga z. Rama që jeton në një fshat jashtë Tiranës dhe është i siguruar për vete.

“Nëse në Tiranë norma e fitimit në ndërtim është disafish, sigurisht që ndërtuesit janë të interesuar që ta bëjnë këtë gjë. Nëse ti si kryetar bashkie apo kryeministrin merr 20 përqindëshin e lejeve të ndërtimit, financime për fushatë elektorale, akses në media, ty si kryebashkiak dhe kryeministër të interesojnë lejet e ndërtimit, jo ndotja. Nëse ti je grosisti i karburanteve dhe qyteti i formuar kështu ka një konsum, shumë media financohen nga paratë e atij sistemi, ka parti politike që mbahen nga një sistem i tillë. Shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura. Z. Rama jeton në një fshat jashtë Tiranës, është i siguruar për vete dhe mund të vijë në studion tënde dhe të thotë se nuk ka ndotje Tirana“, u shpreh.

Besnik Baraj: Nuk ka politikan që nuk rri 10 orë në Tiranë, prandaj duhet të mendojnë.

Arlind Qori: Politikanët tanë kanë mjaft para dhe mund të kurohen në klinikat më të mira të botës, ndërsa ne përplasemi në spitalet publike të Shqipërisë dhe mund të bjerë edhe suvaja.

Etiketa: Erion VeliajndotjeTirane

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
Para

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Janar 2024

TË GJITHA

Kaso përplaset me kreun e SPAK: Standard i dyfishtë për krimin zgjedhor, Braho: Është një perceptim!

11:11 : 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Hetimet kërkojnë kapacitete të reja

11:02 : 15/07/2026

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026

Paralajmërimi i meteorologes: Nga nesër, temperatura mbi 40 gradë

10:46 : 15/07/2026

Kishin përshtatur banesën për kultivim kanabisi, arrestohen dy persona, nën hetim katër punonjës të OSHEE-së

10:35 : 15/07/2026

“Jam akuzuar padrejtësisht”, i dënuari pas lirimit nga amnistia: Ma ka bërë një oficer i Policisë Gjyqësore

10:27 : 15/07/2026

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş