• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Busulla difektoze e opozitës përballë SPAK-ut

15:10 : 15/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Arresti në shtëpi” për Sali Berishën vendosi në një kurs përplasjeje Partinë Demokratike të Rithemelimit me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Përfaqësuesit kryesorë të opozitës kanë paraqitur argumenta të ndryshëm se masa ndaj Berishës është më shumë politike se sa ligjore, një qëndrim që e ka analizuar edhe “Boldnews.al”.

Por, ajo që krijon një lloj shkarjeje, një lloj devijimi nga ky qëndrim politik është deklarimi i dhënë në fundjavën e kaluar nga Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht fytyra publike e denoncimit me fakte e dokumenta për aferën e inceneratorëve.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë se kush ka nxjerrë të dhënat e sistemit TIMS për prokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, të cilat, në vlerësimin e tij, po përdoren si shantazh ndaj tij nga grupi kriminal i “bosit të inceneratorëve”, Mirel Mërtiri.

Lexo edhe:

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

Klodian Braho ka hetuar aferën e inceneratorit të Elbasanit, e cila ishte çështja e parë ku Mirel Mërtiri u mor i pandehur dhe u dënua.

Në një formë kundërpërgjigjeje, Mërtiri ka siguruar në mënyrë të paligjshme dokumenta, të ngjashme me ato të TIMS-it, ku thuhet se Klodian Braho ka udhëtuar jashtë Shqipërisë me një eksponent të krimit të organizuar, Bledar Gavelli dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj prokurorit.

Në foto: Dokumenti i sistemit TIMS, sipas të cilit thuhet se prokurori Braho ka udhëtuar me Ervis (Bledar) Gavelli

Nuk është hera e parë që Mirel Mërtiri përdor një formë të tillë reagimi. “Boldnews.al” është prej vitesh në proces gjyqësor me Mërtirin, pasi u përballë me një padi “për shpifje”, nga ato që konsiderohen si “padi për mbyllje goje ndaj medias”.

Pra, Mirel Mërtiri është në rolin e tij. Por, ajo që nuk bën sens, është mënyra se si i qaset opozita, nëpërmjet Belind Këlliçit, kësaj situatës Braho-Mërtiri.

Nga njëra anë është shumë e drejtë që të kryhen hetime për nxjerrjen e të dhënave konfidenciale të TIMS-it për një prokuror të posaçëm, megjithëse ende nuk ka një version zyrtar nëse ato që lidhen me Klodian Brahon janë autentike.

Por, nga ana tjetër, opozita, nëpërmjet Këlliçit, duket se nuk është aspak e shqetësuar që ato të dhëna, nëse janë të vërteta, pavarësisht mënyrën se si kanë dalë dhe kush i ka nxjerrë, dëshmojnë për korruptim deri në thelb të Reformës në Drejtësi.

Opozita nëpërmjet Këlliçit, për hir të disa kalkulimeve të vogla momentale, nuk ka asnjë shqetësim që prokurori Klodian Braho kaloi vetingun pa asnjë ankim, megjithëse ai u konfirmua në detyrë me një shumicë shumë të brishtë.

Për opozitën, e përfaqësuar në këtë rast nga Këlliçi, nuk ka shqetësim se përse strukturat e rivlerësimin e konfirmuan në detyrë prokurorin Braho, duke anashkaluar tërësisht faktet, nëse janë të tilla, të udhëtimeve të tij me eksponentë të krimit të organizuar.

Opozita në tërësi ka të drejtë kur ngre pretendimin se “Reforma e drejtësisë” u përdor si një kallauz për të penetruar në nivelet e larta të gjyqësorit dhe prokurorisë elementë të lidhur me komunizmin.

Arben Kraja, një prej prokurorëve të dosjes kundër Berishës, ka qenë hetues në periudhën e komunizmit. Për këtë fakt, opozita ngre shpesh herë zërin lart, duke e përmendur si një shembull për të treguar korruptimin politik të “Drejtësisë së re”.

Por, ky qëndrim parimor i opozitës, përfaqësuar nga Këlliçi, këputet në mes kur përballë janë faktet e dyshuara si të vërteta për udhëtimet e prokurorit Klodian Braho me element kriminalë.

Në foto: Bledar (Ervis) Gavelli rezulton i arrestuar në Itali, në vitin 2004

Nuk dihet nëse Braho ka udhëtuar vërtetë me Gavellin. Këtë duhet ta tregojnë hetimet. Këtu duhet të këmbëngulë edhe opozita. Të hetohet Klodian Braho dhe, nëse çdo gjë del sajesë, atëherë ka të gjithë të drejtën e Zotit që të ngrejë zërin dhe të flasë për shantazh kundër një prokurori të SPAK-ut.

Por, derisa vetë prokurori apo struktura ku ai punon nuk i kanë mohuar publikisht ato të dhëna të TIMS-it, atëherë nxjerrja e të dhënave konfidenciale duhet të jetë shqetësimi më i vogël i opozitës.

Shqetësimi kryesor është që në “strukturën elitë të hetimit” ushtron funksionet një prokuror që udhëton me element të krimit të organizuar.

Nuk mund të jetë shqetësimi vetëm “Arben Kraja komunisti” që po heton Berishën dhe të mos ketë asnjë shqetësim për “Klodian Brahon, bashkëudhëtarin e kriminelit”, madje edhe të përkëdhelet, vetëm e vetëm për faktin se ai ka në dorë dosjen për “5 drejtorët e Bashkisë së Erion Veliajt”.

SPAK-u ka 17 prokurorë në detyrë dhe pritet që së shpejti t’i shtohen edhe tre. Pra, ka plot njerëz që, nëse kanë vullnet, mund të hetojnë jo vetëm “5 drejtorët”, por edhe çdo invidiv tjetër me pushtet.

Rëndësi ka që, më së pari, prokurorët të jenë vetë të pastër dhe pa të shkuar, të cilët mund t’i vendosë nën shantazh permanent.

 

Etiketa: Busulla difektozedifektozedrejtesia e reinceneratoretKlodjan Brahomirel mertiriSali BerishaspakTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
Para

I dehur në timon përplasi një automjet në qendër të Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

TË GJITHA

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş