• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-skandali, SPAK kërkon 3 vite burg për Safet Gjicin

12:48 : 12/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin, gruan me të cilën ai u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së tij.

Prokuroria ka kërkuar 4 vjet e 6 muaj burg, dhe nga gjykimi i shkurtuar dënimi përfundon me 3 vite. Ndërkohë, për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet në vetëm 1 vit heqje lirie.  Seanca e radhës është caktuar për në 25 janar.

Në seancën paraardhëse, të pandehurit konfirmuan qëndrimin e tyre për gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK pretendoi se filmimi i video-skandalit në Bashkinë Kukës të jetë bërë me vullnet të plotë nga Alma Kaçi. Sipas SPAK, nga provat e administruara, ka rezultuar se pas favorit seksual të marrë nga Gjici, mes tij dhe Kaçit është bërë një bisedë ku kryebashkiaku e drejton Kaçin për te nënkryetari Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë. Në banesën e Kaçit, është gjetur një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi ka pretenduar se filmimin e ka bërë në kuadër të një emisionit investigativ, pasi, sipas saj, ishte gazetare e padeklaruar e këtij programi. Sipas SPAK, në telefonin e Kaçit, iu gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ, ku Kaçi fliste për këtë filmim, por nuk është provuar një marrëveshje mes tyre. Në një tjetër deklarim, Kaçi ka pretenduar se për filmimin ka pasur dijeni edhe ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, që, sipas saj, ia kishte marrë me forcë USB-në. Por, ky pretendim i saj nuk ka gjetur mbështetje në prova të tjera.

Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ish-kryebashkiaku ndodhet pas hekurave nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Pavarësisht ankimeve me të cilat i është drejtuar gjykatës për masën, nuk është lënë i lirë.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

E pandehura tjetër e çështjes Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ajo është hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat janë ekzekutuar pas shfaqjes në media të pamjeve ku dukej Alma Kaçi dhe Safet Gjici teksa konsumonin një raport intim në zyrën e Gjicit, në Bashkinë Kukës. Pas raportit, Gjici i premton Kaçit një projekt nga bashkia për sterilizimin e qenve.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”, ka njoftuar më herët SPAK.

Vetë Gjici nuk e pranuar akuzën penale. “Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, është shprehur Gjici gjatë një prej seancave gjyqësore.

Mbetet e paqartë ndërkohë si rrodhi video në media.

Pas publikimit të pamjeve, Safet Gjici dha dorëheqjen. Pavarësisht skandalit, me përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Kukës, socialistët fituan sërish bashkinë.

Etiketa: alma kaciBurgpretenceSafet Gjicispakvideoskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Përndiqte ish-të dashurën në Vlorë, arrestohet 31-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com