• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pranga për korrupsion pas video-skandalit, GJKKO lë në burg Safet Gjicin – Dëshmitë

14:40 : 26/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e marra në mungesë për Safet Gjicin dhe Alma K., gruaja e cila shfaqet në video-skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve kërkoi masë më të lehtë sigurie. Safet Gjici mohoi akuzat ndaj tij gjatë seancës gjyqësore. “S’ka asnjë procedurë të nisur për tender apo praktikë, skam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, mësohet të jetë shprehur Gjici. Megjithatë, GJKKO vendosi ta lërë nën masën e arrestit me burg.

Nga ana tjetër, për Alma K. u caktua masa e arrestit shtëpiak. Para togave të zeza, ajo dha dhe arsyen pse sipas saj vendosi të kryente filmimin. E pandehura i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë më parë. Ajo ka deklaruara para gjykatësve se herën e parë që e ka takuar Gjicin ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë.

“Jam viktimë, kisha projekt, merrem me qentë, kam 20 qenë në shtëpi. E xhirova pasi herën e parë kur e takova ai me ngacmoj dhe vendosa ta filmoj ne takimin e dytë”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Pas vendimit, avokatja e Alma K. tha në një prononcim për mediat pas se klientja e saj do duhet të ishte pa masë sigurie pasi ka fëmijë të mitur dhe nënën të sëmurë dhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje. “Ka një fëmijë të mitur 12 vjeç dhe një nënë të sëmurë, ndaj kërkova të ishte pa masë fare sigurie. Për shkak se Alma është e vetmja që siguron të ardhura. Alma ka dhënë deklarate për faktet dhe rrethanat e ngjarjes, por nuk dha shpjegime. Nuk kam asnjë koment se si ka dalë videoja. Alma nuk ka tentuar të ikë jashtë vendit në asnjë mënyre”, tha avokatja  Natasha Velia.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

Vetë Alma K. nuk dha asjë prononcim për gazetarët pavarësisht interesit të treguar, madje mbuloi fytyrën me çnatë para hyrjes në gjykatë dhe pas daljes.

 

1 nga 3
- +

Deri më tani, nuk ka asnjë prononcim nga avokati i Gjicit, i cili më herët ka deklaruar se akuzat ndaj klientit të tij nuk qëndrojnë juridikisht.

“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender. Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim. Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen”, është shprehur më herët për mediat, avokati i Safet Gjicit, Përparim Kulluri.

Akuzat

Safet Gjici dhe Alma K. u ndaluan pasditen e së Shtunës, ekzaktësisht 8 ditë pas publikimit të një videoje intime, ku të dy shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Më pas, në media u publikuan të tjera pamje që tregonin se si Gjici i premtoi vajzës në fjalë një projekt për firmën e saj nga Bashkia Kukës.

Safet Gjici në gjykatë

Akuza e ngritur nga SPAK për korrupsion pasiv ndaj Gjicit lidhen me këtë ngjarje. Ai u ndalua pranë banesës së tij në kryeqytet pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën e arrestit me burg. Ndërsa Alma K. është ndaluar në Shkodër për korrupsion aktiv. Ndaj gruas, e cila filmoi dhe skenën, është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Posaçme.

Masa që u konfirmuan sot nga e njëjta gjykatë.

Ditën e filmimit të videos nga vetë ajo, përmes një kamere te vendosur në një gotë pije, Alma K. e përshkruan: “Kur mu dha mundësia, fola me Kryetarin e Bashkisë shtetasin Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete në një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga Bashkia Kukës në lidhje me qentë. Ndërkohë dhe shtetasi Safet Gjici më shkruaji të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa të shkoja në zyrën e tij. U futa në zyrën e Kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumente dhe pijen në kuti kartoni. Telefonin dhe çelësat e makinës i lashë tek sekretaria. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha: “Lëri aty se flasim pastaj”.

“Unë i lashë dokumentat mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo çka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer akt seksual me kryetarin e Bashkisë. Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se mos ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti i cili shfaqet në video, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qeneve dhe kemi shkëmbyer adresën e e-mailit ku unë do ja nisja në format elektronik projektin nënkryetarit”, është shprehur mes të tjerash Alma K. në dëshminë e saj dhënë pas arrestimit.

Etiketa: alma kaciBurgGJKKOSafet Gjiciskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
Para

Gjici në gjykatë: S’kam kryer asnjë vepër penale

TË GJITHA

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom