• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken, turne në Lindjen e Mesme për të frenuar përhapjen e luftës Izrael-Hamas

08:03 : 04/01/2024
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të enjten fillon një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan.

Zyrtari, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se i dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein do të udhëtojë gjithashtu në Izrael për të punuar për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Sekretari Blinken niset të enjten në mbrëmje “për takime në një numër vendesh të rajonit, duke përfshirë Izraelin”, tha zyrtari. Sipas mediave turke, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha gazetarëve se Sekretari Blinken do të zhvillojë takime me zyrtarët e Turqisë të shtunën.

Turneu i zyrtarëve të lartë amerikanë në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur rreziku për një përshkallëzim rajonal të konfliktit u rrit pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri në Bejrut të martën.

Lexo edhe:

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Ushtria izraelite tha se ishte në gatishmëri të lartë për sulme të mundshme të grupit militant libanez Hezbollah. Vendimi për rritjen e gatishmërisë së ushtrisë izraelite pason njoftimet për një sulm me dron në Bejrut, në të cilin u vra Saleh al-Arouri, i cili ishte i lidhur ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një fjalim televiziv, Hasan Nasrallah tha se do të ketë një “përgjigje dhe ndëshkim”, por ai nuk deklaroi qartë se forcat e tij do të përshkallëzonin sulmet kundër Izraelit.

Shtetet e Bashkuara që nga 7 tetori i kanë dërguar një “mesazh shumë të drejtpërdrejtë Hezbollahut” dhe grupeve të tjera në rajon se “tani nuk është koha për të menduar për përshkallëzim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Izraeli nisi ofensivën në Rripin e Gazës menjëherë pas sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.

“Ju i keni parë hapat tanë frenues, duke dërguar atë mesazh. Ju keni parë hapat diplomatikë, që janë marrë për ta realizuar atë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference shtypi të mërkurën.

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) gjithashtu ka shprehur shqetësim të thellë për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtura.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, dënoi sulmin izraelit që rezultoi në vdekjen e zyrtarit të Hamasit Saleh al-Arouri, duke e quajtur atë një “krim” që synon qëllimisht të tërheqë Libanin në një fazë të re konfrontimesh.

Hamasi dhe Hezbollahu mbështeten nga Irani, aleatët militantë të të cilit në Siri, Irak dhe Jemen gjithashtu kanë kryer sulme me raketa me rreze më të gjatë veprimi kundër Izraelit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ditët e fundit, ndërsa ai po punon për të përmirësuar rrugët e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi./VOA

Etiketa: Antony Blinkenhamasizraellufte

Lajme të lidhura

RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

12:05 : 07/07/2026
BOTA

Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

15:54 : 05/07/2026
Para

Shqipëria e plakur/ Popullsia po tkurret me shpejtësi, në 8 qarqe dominojnë të moshuarit

TË GJITHA

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş