• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Truri mediatik i ‘vjedhjes së shekullit’ është Bolino (Dokumenta)

13:05 : 29/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të reja të bazuar në fakte dhe dokumenta sa i takon aferës së inceneratorëve.

Gjatë konferencës me gazetarët nga selia blu, Berisha theksoi se Veliaj dhe Rama janë amnistuar nga SPAK të cilët nuk po hetojnë atë të cilën ish-kryeministri e quajti “vjedhja e shekullit”.

“Në serialin e denoncimit të vjedhjes së shekullit, natyrisht më i ziu, faqja më e zezë e këtij seriali është amnistia e shekullit që skapistët e partisë, konkretisht ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe prokurori Prençi i bënë Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Artur Metanit dhe eksponentëve të tjerë. Në këtë aferë, e cila dogji me flakët e saj, Skapin e partisë dhe mbretin e nxori lakuriq para shqiptarëve, vazhdon përpjekja për të mbuluar krimin me të gjitha mënyrat.

Dje denoncuam para jush se si Rama dhe Agaçi nga njëra anë vendosin në fondin e pakushtëzuar për bashkinë grantin prej 12 milionë euro, fond ky që sipas kontratës duhet të mbulojë shpenzimet e një viti, ndërkohë Erion Veliaj parashikon nga buxheti i bashkisë jo grantin e pakushtëzuar, por direkt nga taksapaguesit e Tiranës 12 milionë euro të tjera.

Çdo legjitim është se do nisen në dhera të tjera, në bankat offshore, aty ku depozitojnë vjedhjet e tyre Rama dhe Veliaj. Zoti Këlliçi do ju njohë ju me dokumente të reja, të cilat faktojnë dhe dëshmojnë përgjegjësinë direkte të Erion Veliajt, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qeverinë, mbi bazën e shkresave që kanë firmosur, mbi bazën e deklaratave që kanë bërë.

Lexo edhe:

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

Një zhvillim i fundit është se rolin e trurit mediatik që gjer pak më parë e kishte Ben Blushi, konstatohet se pas penalizimit të Arben Ahmetajt, duke e shkëputur si dosje të veçantë, një rol të tillë merr Bolinoja.

Po të vini re ju, ai, një nga përfituesit e mëdhenj në këtë vjedhje të shekullit, vazhdon e dezinformon shqiptarët dhe përpëlitet me mediat e tij, të ndërtuara në tokën e grabitur me Edi Ramën pronarëve legjitimë, të lënë për gjimnaz. Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet. Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet.

Kjo është një kontratë e asaj vjedhje dhe grabitje të tmerrshme që ka bërë Edi Rama me Karlo Bolinon me katër vendime qeveritare si në asnjë aferë tjetër në arkivat e shtetit shqiptar. Katër vendime qeveritare të personalizuara për të marrë nga familje fisnike tiranase rreth 5 mijë metër tokë, nga të cilat vetëm nga familja Begeja janë më shumë se 1500 metër sipas matjeve të sakta që janë bërë.

Po grabitja është njëri aspekt më i turpshëm i Edi Ramës. Aspekt tjetër akoma më kriminal është se si ata kanë falsifikuar të dhëna dhe kontratën. Unë, zëdhënësit të Erion Veliajt, Bolino, që ka marrë tani rolin e Blushit, i them e ke kartolinë këtë kontratë, lexoje pak faqen e dytë të saj. Publiku do e mësojë pas Vitit të Ri, se tani nuk e ka shumë mendjen te kontratat, mashtrimet dhe falsifikimet e Bolinos. Ngarkesa është tjetër tani, është ngarkesë pozitive… …Tani, skapistët siç e kam thënë dhe e them janë një mburojë, janë bërë një parzmore e vjedhjes së shekullit dhe të gjithë akteve të qeveritarëve dhe lakejve të tyre. Kështu që shanset se Bolino do përgjigjet për falsifikimin janë zero. Por ne kemi besim te gjykatësi publik. Ne i paraqesim para publikut, ndonëse një depozitim edhe mund të ndodhë. Por siç e shihni, Skapi tani është një organizatë kriminale, e mbushur me grupe kriminale që ndjekin interesa kriminale.”, tha Berisha.

  • Këlliçi: Erion Veliaj shpenzoi 130 milionë euro për inceneratorin fantazëm të Tiranës

Në vijim të konferencës, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi solli dokumente që vërtetojnë abuzimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me milionat e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Këlliçit, janë plot 130 milionë euro që janë shpenzuar nga Veliaj për inceneratorin fantazmë në kryeqytet.

“Në vijim të denoncimit të bërë dje për të cilin sigurisht që nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet, por nga falsifikatori i radhës. Sot në interes të publikut do vazhdojmë të bëjmë transparencë. Në datën 12.03.2018 Ministri Damian Gjiknuri i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Tiranë ku I kërkon: Përsa më sipër, duke qenë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për sasinë minimale të mbetjeve të depozituara për çdo muaj, duke ndarë vlerën që duhet të paguaj Autoriteti Kontraktor për këtë sasi, për llogari të Bashkisë.

Në foton e dytë që po ju paraqesim pjesë përbërëse e miratimit të koncensionit PLANI I ANGAZHIMIT FINANCIAR PËR SASINË MINIMALE TË MBETJEVE, shihet fare qartë se Qeveria ka detyrim të kryej pagesa për këtë koncesion. Në foton e tretë të marrë nga auditimi i KLSH në Ministrinë e Financave ne vitin 2019 për këtë kontratë koncensionare, citojmë:

“Këto pagesa sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së MFE për parashikimin në tavanet buxhetore janë të detajuara në shumën 130.883.750 euro mbështetje nga qeveria shqiptare, dhe 91.784.500 euro pa TVSH nga buxheti i bashkive që përbëjnë Qarkun Tiranë…. Në lidhje me këtë konstatim nga ana e MFE është paraqitur observacion ku sqarohet se:

Ministria e Mjedisit nuk do të ketë asnjë lloj financimi për këtë projekt; Bashkia Tiranë do të përballojë këto shpenzime me anë të grandit të pakushtëzuar që qeveria qendrore alokon për qeverisjen lokale. Pra burimi i financimit për inceneratorin e Tiranës ndahet në dy komponentë: Qeveria nëpërmjet grandit të pakushtëzuar, ku siç shihet dhe nga tabela mbulon pjesën më të madhe të financimit, dhe;

Bashkia Tiranë nëpërmjet të ardhurave të veta; Në tabelë është shprehur angazhimi i qartë se në vitin e 7 të kontratës, qeveria mbulon 5.6 milionë euro pa TVSH, ndërsa Bashkia Tiranë mbulon 1.9 milion euro pa TVSH.   Pra është shumë e qartë që si qeveria ashtu edhe Bashkia Tiranë kanë detyrimin ligjor që në momentin që firmosën këtë kontratë korruptive që të planifikojnë buxhet për pagesat për inceneratorin fantazmë. Ajo që ne bëmë publike dje ishte pjesë e relacionit të buxhetit 2024-2026 për Bashkinë Tiranë, ku specifikohet se buxheti i shtetit, sipas Erion Veliajt nuk ka planifikuar fonde për këtë kontratë koncesionare, dhe i gjithë detyrimi financiar do të mbulohet nga Bashkia Tiranë.

Në këto momente, ne ngritëm disa pyetje të cilat këshilltarët bashkiakë të opozitës ia kanë drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Bashkisë. Për këto pyetje dhe të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës, këshilltarët tanë bashkiakë kërkuan edhe një seancë të posaçme të Këshillit, të cilave Erion Veliaj refuzon t’u përgjigjet, ashtu siç refuzoi dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak.

Refuzimin për të bërë transparencë e tregoi dhe me votimin me urgjencë, pa pranuar asnjë pyetje, asnjë diskutim, dhe brenda dy minutave të projekt-buxhetit të Bashkisë. Rikujtojmë edhe një herë se Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 shtator 2017 deklaronte se kjo është një kontratë e firmosur nga qeveria, për të cilën bashkia Tiranë nuk do të paguajë asnjë lek shtesë. Por në dhjetor 2023, po Erion Veliaj thotë se të gjitha paratë për inceneratorin fantazëm të Tiranës do të paguhen nga Bashkia.

Ku e bazon Erion Veliaj këtë vendim që shkel termat e kontratës dhe angazhimin financiar të shprehur nga vetë bashkia Tiranë? A njohin ligje dhe norma këta njerëz?”, tha Kelliçi teksa publikoi dokumentin me poshte:

Etiketa: arrestimBerishaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
Para

Bonusi i bebeve, kusht qëndrimi 180 ditë në Shqipëri, do merren të dhënat e TIMS

TË GJITHA

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com