• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ Faktet dhe provat që “fundosin” Mërtirin dhe lidhjet me Erion Veliaj

16:04 : 26/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi pubikoi sot para mediave në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun demokrat Sali Berisha, faktet që fundosin edhe më thellë Mirel Mërtirin, në aferën e inceneratorit.

“Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra e-maile te tjera, që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t’i ardhur në ndihmë që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere” u shpreh Këlliçi.

“Mirel Mërtiri ka dhënë një intervistë të gjatë në një studio televizive, në Syri TV, ku në daljen e tij të parë ka faktuar disa nga provat e pakontestueshme që ne në fakt i kemi dërguar Prokurorisë Speciale prej muaJsh me dëshminë e tij.

Unë do ju lexoj një shkresë zyrtare e cila do depozitohet ditën e nesërme zyrtarisht e firmosur nga unë në emër të grupit të ekspertëve që kanë 7 muaj që punojnë me këtë dosje, në lidhje me zbërthimin e kësaj dëshmie përvëluese që shtetasi Mirel Mërtiri ka dhënë.

Po ju lexoj shkresën dhe më pas do ju shfaq në ekran dy e-maile te reja të shtetasiT Mirel Mërtiri nën adresën që ai e pranoi gojarisht, [email protected].

Lexo edhe:

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Duke qenë se ne kemi kërkuar të bëjmë transparencë për të gjitha provat që kemi dërguar në SPAK, po ju fillojmë t’ju tregojmë edhe këto prova të reja që tregojnë si drita e diellit, në të cilën, aktorët kryesorë mundohen të fshehin identitetin e tyre, po nuk ja dalin dot… dhe një komunikim mes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në Whatssap ku sigurisht përmendet emri i kryetarit të bashkisë.

Dokumentat që do dërgojmë nesër në Prokurori nisen nga fakti që Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana e SPAK deri më sot nuk është marrë asnjë deklarim. Për t’i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur, ditën e nesërme në do dërgojmë në SPAK: Një kopje të emisionit ku ky shtetas ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtme dhe janë 12 momente të intervistës që do i dërgojmë të plota në USB, për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.

Të gjitha këto materiale do ja vëmë në ndihmë Prokurorisë së Posaçme për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, për t’i hapur rrugë hetimit.

Nisur nga fakti që i pandehuri Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana juaj nuk është marrë asnjë deklarim, për t’i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur do dërgojmë: Të gjitha këto materiale po ua vëmë në dispozicion për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në Syri TV dhe për t’i hapur rrugë verifikimit të fakteve të tjera të hetimit.

Do doja që të nxirrja dy prova të reja, e para është ky email nga Michael Druijts, drejtori A, i kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, ku më 14 mars 2022, i drejtohet limonmangos dhe subjekti është për shtetasin Hermsan Vermeulen që ka qenë administrator i inceneratorit të Tiranës, dhe i drejtohet limonmangos duke nisur me ‘i dashur Mirel’, në të gjithë këtë komunikim zotëria Druijts i shkruan Mërtirit se nuk kanë patur mundësi të dëgjohen mirë në tElefon, dhe i kërkon aprovimin e katër kërkesave që Vermulen kishte për tu emëruar administrator.

Ndërsa në një email të datës 24 dhjetor 2022 Michael Druijts i dërgon listën e punonjësve së IEBV SPV limonmangos ku i drejtohet me ‘sir’, zotëri. Gjithashtu një tjetër moment i cili është i pranuar nga Mirel Mërtiri në emision, komunikimin në grupin e Whatssap të titulluar ‘drama’ ku në lajmin për donacionin që i është bërë bashkisë Tiranë për një million euro për një çerdhe, që ky inagurim është bërë nga Erion Veliaj, Mirel Mërtiri i shkruan Klodian Zotos, i çon këtë lajm dhe e komenton me të, teksa përmendet dhe ‘lali’.

Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra emaile tjera që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për t’i ardhur në ndihmë, që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere“, u shpreh Këlliçi.

Kopje të emisionit ku ky shtetas në mënyrë objektive ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtëme:

Minuta e 00:18:00 deri 00:20:46 ( Pjesa e parë) ku shprehet për mardhënien me shtetasin Klodian Zoto.
Minuta 00:41:00 deri 00:42:08 ( Pjesa e parë) ku shprehet se nuk është njoftuar për tu paraqitur në komisionit hetimor pasi kishte interesa të caktuara të mos paraqitesha.
Minuta 01:01:00 deri 01:03:00 ( Pjesa e parë) ku shojegon funksionet që ka mbajtur pranë kompanive ITS sh.p.k dhe Geogenix BV.
Minuta 01:04:20 ( Pjesa e parë) ku pyetet për kontratëm e punes me kompaninë Geogenix BV.
Minuta 01:09:45 deri 01:12:30 ( Pjesa e parë) ku konfirmon autenticitetin e email [email protected] dhe quan praktikë normale favorizimin e Bashkisë Tiranë apo dhe kompani private të lidhura me të për depozitimin e dherave dhe inerteve ( email te përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë).
Minuta 01:15:10 deri 01:18:10 ( Pjesa e parë) ku konfirmon autenticitetin e fotos së grupit të Whatsapp DRAMA ( përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë) dhe komunikimit për një sponsorizim në vlerën 1 (një) milion euro në favor të Bashkisë Tiranë.
Minuta 01:36:34 deri 01:37:11( Pjesa e parë) ku shprehet se mban përgjegjësi penale për këto që ka shprehur në këtë emision.
Minuta 01:44:50 deri 01:48:50 ( Pjesa e parë) ku saktëson funksionet që ka në mbajtur në kompani, punët e përditshme dhe marrëdhëniet me bordin në Hollandë.
Minuta 00:36:44 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet dhe përgjigjet për Denist Ymeri, kompanine Artcon dhe Cassanova Hernandez.
Minuta 00:47:20 deri 00:52:00 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marredhenien me Ben Blushin, Eva Blushin,kompaninë EM CAPITAL te rregjistruar në Bullgari me pronar Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi si dhe pagesat e përfituara nga incineratori i Tiranës për të blerë aksionet e kompanisë që administron Lori Kafe ( do e saktesoj ne qkb)
Minuta 00:57:15 deri 00:58:25 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marrëdhënien me Kryetarin e Bashkisë Tiranë për të cilën shprehet se do të flasi në SPAK.
Minuta 01:03:57 deri 01:05:20 ( Pjesa e Dytë) ku pranon se adresa [email protected] përdoret nga ky shtetas.

Etiketa: aferaErion Veliajfaktetinceneratorimertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

17:07 : 15/07/2025
Para

Goxhaj: Rama mik me Sorosin nga 97-ta, po synon të bëhet President si Vuçiçi

TË GJITHA

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com