• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Frikë nga opozita”? Policia, SHIU dhe Garda, tendera për pajisjet përgjuese dhe armë!

16:59 : 23/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Aksioni opozitar po kulmon këto ditë, teksa deputetët janë përplasur me punonjës të Gardës së Republikës në tentativë për t’u futur në ambiente e Kuvendit. Flakadanë, tymuese edhe prishje të karrigeve dhe tavolinave ka qenë lëvizja e opozitës, pas miratimit të Kuvendit të kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetit dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Për pasojë, opozita ka planifikuar që krahas këtyre veprimeve, të ftojë të gjithë qytetarët të bëjnë një demonstratë në ditët në vijim. Ky mobilizim ka sjellë edhe lëvizjen e institucioneve shtetërore për të hetuar dhe parandaluar këto veprime. Policia, SHIU dhe Garda e Republikës kanë bërë tendera me shpejtësi “pa garë” për mirëmbajtjen e pajisjeve përgjuese dhe blerjen e fishekëve. Duket se Ballën dhe Peleshin e ka zënë frika e aksionit opozitar, ndërsa do të ndërmarrin veprime për të përgjuar eksponentë të opozitës. Madje, me shpejtësi është bërë një tender për mirëmbajtjen e pajisjes përgjuese “Imsi Catcher”, që u përdor nga policia disa kohë më parë për të përgjuar opozitën. A do të përdoret i njëjti skenar?!

Faksimile: Policia e Shtetit ka hapur dy tendera për mirëmbajtjen e pajisjeve përgjuese dhe vëzhguese

Dokumentet e mësipërme janë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Procedura e parë është me negocim me shpallje paraprake te njoftimit, ndërsa bëhet fjalë për “shërbim support teknik të pajisjes MSCAN” me afat nga lidhja e kontrates deri me 29.12.2023. Pra, për vetëm disa ditë! Procedurën e fitoi kompania “OpenTech Consulting&Services” me një vlerë 1.750.000 lekë pa TVSH.

Lexo edhe:

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ndërkohë, e njëjta drejtori ka bërë edhe një tjetër procedurë, me objekt “me negocim me shpallje paraprake të njoftimit”. Bëhet fjalë “shërbim support teknik të Q.D.M.O speciale” deri më 29 dhjetor 2023. Firma fituese është “T B S 96” me një çmim total të ofertës prej 1.568.000 lekë pa TVSH.

E njëjta firmë “T B S 96” është kontraktuar për të mirëmbajtur deri më datë 29 dhjetor 2023 edhe pajisjen “Imsi Carther”, me një çmim të ofertës 4.850.000 lekë. Të dyja janë pajisje vëzhguese dhe përgjuese, ndërsa kërkohen të mirëmbahen deri në fund të vitit nga ndonjë frikë e mazhorancës për lëvizjen opozitare.

Faksimile: Në të njëjtën kohë me policinë, Peleshi ka bërë tender të “produkteve të inteligjencës”

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me Policinë e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes ka bërë me shpejtësi procedurën e kufizuar “prokurim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. Objekti i kontratës është “blerje pajisje dhe softe për përmirësimin cilësor të produkteve të inteligjencës (O1001)”, me fond limit 26.342.000 lekë pa TVSH. “Kohëzgjatja e kontratës është Duke filluar nga lidhja e kontratës me përfundim brenda 45 (dyzetë e pesë) ditëve”. Pra, edhe kjo kontratë për disa ditë vetëm e vetëm për opozitën?! Sërish, paratë i janë dhënë firmës “T B S 96”, e njëjta që fitoi edhe procedurat e Policisë së Shtetit.

Faksimile: Tenderi i shpallur nga Garda e Republikës për blerjen e fishekëve

Më lart faktuam se Policia dhe Ushtria do të mirëmbanin këto kohë pajisjet e inteligjencës, ato të vëzhgimit dhe përgjimit. Ndërkohë, një tjetër procedurë është bërë me shpejtësi dhe bën fjalë “blerje fishekë 9×19 mm Parabel”, me afat 12 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër. Fondi limit i kësaj procedure është 39.200.000 lekë, teksa ofertë kishte vetëm nga kompania “RO. GAT SECURITY” që ofroi 38.220.000 lekë.

Etiketa: Armegardaopozitapajisje pergjuesepolicishiutender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Qarkullonte me armë në Tiranë, zbulohet e shkuara e 39-vjeçarit, mbeti i plagosur në ngjarjen e Linzës

11:31 : 22/10/2025
Para

Alma Kaçi pretendon se i nxorri videon me Gjicin, Abedin Oruçi e mohon: Po njollosin emrin tim!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com